LIVE UPDATES
Bota

Blinken letër DASH, pas dorëheqjes së një zyrtari lidhur me menaxhimin e konfliktit Izrael-Hamas dhe krizën në Gaza

Zoti Blinken e pranoi se disa anëtarë të personelit të Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara ishin ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.

22 Tetor 2023, 09:45 Nga r.ll
Blinken letër DASH, pas dorëheqjes së një zyrtari lidhur me
Anthony Blinken

SHBA-Pakënaqësitë mbi politikën e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit u bënë publike këtë javë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen në shenjë proteste.

Josh Paul ka punuar në çështjet globale të transferimit të armëve dhe ka qenë drejtor i Zyrës për Çështjet e Kongresit dhe Marrëdhëniet me Publikun në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit. Ai njoftoi dorëheqjen të mërkurën përmes një postimi në platformën LinkedIn, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj vazhdimit të ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin ndërkohë që vazhdon fushata e bombardimeve në Rripin e Gazës dhe bllokada ndaj këtij territori palestinez.

Zoti Paul tha se përgjigjia e Izraelit ndaj sulmit brutal të Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor ka rënduar krizën humanitare për 2.2 milionë palestinezë. Ai tha për kanalin PBS lidhur me transferimin e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Izraelin se “sistemi është i dëmtuar”.

“U kam shkruar një numri udhëheqësish brenda Departamentit të Shtetit, duke i pyetur ‘a mund të ndalemi dhe të analizojmë nëse ky veprim na ndihmon të arrijmë aty ku duam përpara se të marrim një vendim të tillë (për dërgim të armëve)’...nuk mora përgjigje për këtë”, tha ai.

Zoti Paul ka punuar në Departamentin e Shtetit për 11 vjet. Në letrën e tij të dorëheqjes, ai dënon sulmin e Hamasit ndaj civilëve izraelitë.

“Më lejoni të jem i qartë, sulmi i Hamasit në Izrael ishte një sulm monstruoz”, tha ai.

“Por unë kam bindjen e thellë se përgjigja e Izraelit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këtë dhe për status kuonë, do të thellojnë më tej vuajtjet për popullin izraelit dhe atë palestinez dhe nuk është në dobi të interesit afatgjatë të Amerikës”, tha zoti Paul.

Departamenti i Shtetit nuk bëri komente të drejtpërdrejta mbi dorëheqjen e zotit Paul, duke thënë se kjo ishte një çështje personale. Por në një letër, të siguruar nga Zëri i Amerikës, drejtuar të gjithë personelit të Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken shprehë falënderimin e tij për punën e tyre ndërsa ai po kthehej nga një udhëtim në shtatë vende të Lindjes së Mesme. Zoti Blinken në letër thotë se dinte që konflikti kishte ndikim personal tek disa diplomatë dhe anëtarë të tjerë të personelit.

“Disa kolegë në rajon, veçanërisht personeli vendas, kanë qenë drejtpërdrejtë të ndikuar nga dhuna, përfshirë humbjen e të dashurve dhe miqve të tyre.”

Zoti Blinken e pranoi se disa anëtarë të personelit të Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara ishin ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.

“Të tjerët kanë ndjerë pasojat e valës së fanatizmit të nxitur nga konflikti, përfshirë ata që janë në Shtetet e Bashkuara, ku veprimet e urrejtjes ndaj arabo-amerikanëve, myslimanëve dhe hebrenjve po i bëjnë njerëzit të ndihen të pambrojtur në komunitetet e tyre, thjeshtë për shkak të identitetit dhe besimit të tyre”, thuhet në letrën e zotit Blinken.

Sekretari Blinken theksoi se Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nga fillimi i krizës se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, mënyra se si bëhet kjo është gjithashtu e rëndësishme. “Kjo do të thotë se Izraeli duhet të veprojë në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare dhe humanitare dhe të tregohet i kujdesshëm me mbrojtjen e civilëve”, tha ai.

Letra e Sekretarit Blinken pasoi njoftimet në media për reagime të zemëruara dhe me lotë nga anëtarë të personelit të Departamentit të Shtetit ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës në javën e fundit.

Shprehja publike e pakënaqësive të zyrtarit Josh Paul ndodhi përpara fjalimit të Presidentit Biden të enjten mbrëma, në të cilin i bëri thirrje Kongresit që të miratonte më shumë se 100 miliardë ndihma për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin.

Presidenti Biden tha se pozicionimi kundër terroristëve të Hamasit dhe Presidentit rus Vladimir Putin është çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara./VOA

josh paul anthony blinken

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete