LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Blero i kërkoi të krijonin familje, Afrona Dika refuzoi, si erdhi ndarja e çiftit të showbizit shqiptar

Por duket se ditët e fundit, modelja ngriti shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj. Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.

15 Tetor 2022, 15:00 Nga d.a.
Blero i kërkoi të krijonin familje, Afrona Dika refuzoi, si erdhi
Blero dhe Afrona

KOSOVË- Vetëm pak kohë më parë, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona konfirmuan ndarjen e tyre. Vetë çifti nuk foli kurrë për fundin e martesës, por nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk i kanë kursyer ironitë në rrjetet sociale. 

Por duket se ditët e fundit, modelja ngriti shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj. Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.

“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vetë ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioze e ku ka shkruar “Më thanë ta postojë këtë foto, por mund ta shlyej më vonë”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se çifti mund të jetë rikthyer bashkë për sa kohë Afrona ka në dorë një unazë martese.

Por për të përgënjeshtruar gjithçka është kujdesur Blero. Duke zbuluar se situata mes ish-bashkëshortëve është e rënduar, këngëtari u shpreh se gjithçka mes tyre ka përfunduar në maj.

“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, ka shkruar Blero.

“Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj – ta lëmë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky është vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë”, ka shkruar ai. 

“Lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik”, shprehej artisti.

Por si erdhi kjo dyshe deri te ky vendim

Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.

Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.

Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete.

Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në “InstaStory”, ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.

Gjë që u interpretua si një tjetër ‘thumbim’ për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ishpartneren. Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo Di Caprio: Të mos dalë me femra mbi 25 vjeç.

Këngëtari ‘goditi’ me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro Di Caprios për femrat nën 25-vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.

Pak ditë pas këtij statusi, Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për t’u rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh.

Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij./Panorama Plus/

blero muharremi afrona dika


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës