LIVE UPDATES
Bota

Bisedime intensive/ Takim në Shtëpinë e Bardhë për rritjen e tavanit të borxhit

Presidenti Biden zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, udhëheqësin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës republikane, senatorin Mitch McConnell.

10 Maj 2023, 07:54 Nga I.A
Bisedime intensive/ Takim në Shtëpinë e Bardhë për
ligjvenesit

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të martën pas takimit me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqës të Kongresit, se ai “nuk vuri re ndonjë lëvizje të re” drejt dhënies fund të një ngërçi disamujor mbi rritjen e kufirit të huamarrjes dhe shmangien e dështimit të mundshëm të pagesës së huave.

Presidenti Biden zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, udhëheqësin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës republikane, senatorin Mitch McConnell.

Sfida e tyre fillestare ishte pajtimi se për çfarë do të bisedonin ndërsa takimi zgjati pak më shumë se 60 minuta.

Ndërsa afron 1 qershori dhe qeveria rrezikon të dështojë në përmbushjen e detyrimeve financiare, çka do të shkaktonte një kaos ekonomik, republikanët shkuan në Shtëpinë e Bardhë me shpresën për të negociuar shkurtime të mëdha të shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së tavanit të huamarrjes.

I bëra presidentit këtë pyetje të thjeshtë, a beson ai se ka ndonjë hapësirë ku mund të gjejmë kursime”, u tha zoti McCarthy gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Gjithçka që po kërkoj është që të shpenzojmë të njëjtën shumë parashë që kemi shpenzuar pesë muaj më parë”.

Nga ana tjetër, Presidenti Biden përforcoi kundërshtimin e tij për të lejuar që besimi dhe aftësia e vendit për të marrë kredi, të mbahen “peng” i negociatave. Zoti Biden pohoi gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime për buxhetin vetëm pasi falimentimi të mos jetë më kërcënim.

Duke folur me shtypin para fillimit të takimit, Presidenti Biden u tha gazetarëve: “Ne do të fillojmë, do të zgjidhim të gjitha problemet e botës”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se, “Shtetet e Bashkuara nuk do të dështojnë (të paguajnë borxhet). Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë kurrë”. Kryetari i Dhomës së Përfaqësueve, republikani Kevin McCarthy tha: “Kam bërë gjithçka në fuqinë time për t'u siguruar që nuk do të dështojmë”.

Zoti McCarthy tha se Presidenti Biden kishte udhëzuar ekipin e tij për të vazhduar diskutimet dhe se udhëheqësit do të mblidheshin përsëri të premten.

Përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë, si zoti McCarthy ashtu edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, këmbëngulën se ishte e thjeshtë të shmangej dështimi, nëse njëra palë do të hiqte dorë nga kërkesat. Hendeku mes qëndrimeve të kundërta po nxit pasiguri që po trondisin tregjet financiare. Takimi u caktua të fillonte pas mbylljes së tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara të martën.

Zoti McCarthy tha të martën se duhet të arrihet një marrëveshje deri javën tjetër që Uashingtoni të mund të përmbushë afatin e 1 qershorit. Ai tha se nuk shikon asnjë arsye pse të dyja palët të mos arrijnë një marrëveshje të shpejtë lidhur me propozimet e republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së kufirit të huamarrjes.

“Unë nuk mendoj se është aq e vështirë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.

Por zoti Biden dhe demokratët janë kundër. Presidenti këmbëngul se rritja e kufirit të borxhit është e panegociueshme, duke thënë se shkurtimi i shpenzimeve duhet trajtuar veçmas si pjesë e procesit të buxhetit vjetor.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan së fundmi një projekt-ligj gjithëpërfshirës për të ulur shpenzimet, një ofertë hapëse në negociata. Por ky legjislacion nuk ka asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me veto. Dështimi për të paguar faturat, thonë zyrtarët, do të destabilizonte tregjet globale dhe ta çonte vendin drejt një rënie ekonomike me pasoja katastofike.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy hakeem jeffries chuck schumer mitch mcconnell

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet