LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të vetingut

Tranzicioni institucional i procesit të vetingut nga Komisioneri Publik drejt SPAK-ut mbetet i paqartë nga pikëpamja ligjore dhe financiare, duke rrezikuar vijimësinë e këtij procesi.

8 Nëntor 2024, 19:54 Nga M.B
BIRN: Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç
Kolegji i Posaçëm i Apelimit

TIRANA- As Kuvendi dhe as qeveria, në projektbuxhetin e vitit 2025, nuk e ka parashikuar praktikën ligjore dhe atë financiare për periudhën tranzitore të kalimit të funksioneve të vetingut nga Komisionerët Publikë tek Kreu i Prokuroriaë së Posaçme, SPAK.

Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari.

Kërkesat  e njëpasnjëshme të Komisionerit Publik gjatë këtij viti drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve janë lënë në harresë, ndërkohë që në këto shkresa kërkohen ndryshime emergjente në ligjin e “vetingut’ për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Problematika u diskutua të premten në këtë komision gjatë shqyrtimit të buxhetit për Prokurorinë e Posaçme, ku u konstatua dhe paqartësia për pagat e ekipit teknik të Komisionerit Publik që do të vijojë punën pas përfundimit të afatit kushtetues të funksionimit të tij.

Mininistria e Financave ka parashikuar një periudhë 3-mujore tranzicioni dhe ka lënë evazive çështjen e numrit të punonjësve administrativë që do të transferohen dhe fondet buxhetore për pagat e tyre.

“Brenda muajit janar, SPAK-u dhe KLGJ-ja paraqesin në ministrinë përgjegjëse për financat numrin dhe periudhën përkatëse kohore të punonjësve të domosdoshëm, numër i cili depozitohet në degën e thesarit,” thuhet në projekt-buxhet.

“Mbi bazën e këtyre kërkesave do të përcaktohet dhe fondi për këtë numër punonjësish,” tha përfaqësuesja e ministrisë së Financave, Vilma Çausholli.

Ajo shtoi se ndërkohë SPAK-ut i është buxhetuar një shtesë prej 10 këshilltarësh ekonomikë dhe ligjore për përballuar këto funksioneve të reja.

Përfaqësuesi i SPAK, prokurori Alfred Shehu, i sugjeroi Kuvendit që të shtohet një fjali ku saktësohej se “punonjësit administrativë të transferuar për procesin e mbylljes të trajtohen financiarisht me të njëjtën strukturë page të trashëguar”.

“Kjo shtesë është e nevojshme për shkak se parashikimi me ligj i trajtimit të tyre financiar, mundëson këtë trajtim në këtë periudhë të shkurtër tranzitore, pasi nëse nuk shtohet që në ligj, trajtimi financiar nga ana jonë do të jetë i vështirë për arsye se për të njëjtin pozicion pune, për shembull Kancelar, do të kemi dy persona, ato ekzistues të SPAK dhe ato të transferuar (marrë) nga Institucioni i Komisionerit,” sqaroi Shehu.

Për deputetët e opozitës, transferimi i stafit teknik dhe ligjor i Komisionerit Publik ishte i paqartë dhe i pabazuar në ligj dhe rrezikonte vijimësinë e punës.

“Ka një absurditet me propozimin e ministrisë,”  tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke pyetur se ku do të paguhen dhe a do të vijojnë detyrën këta punonjës, nëse propozimet për strukturën e re bëhen në janar dhe nuk dihet kur miratohen.

Ai po ashtu vuri në diskutim peridudhën 3 mujore të tranzicionit, duke iu referuar kërkesës së Komisionerit Publik që kjo periudhë të jetë 6 mujore.  “Çfarë ndodh nëse ky proces nuk bëhet në këtë periudhë të caktuar?” tha ai.

Edhe kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka konstatoi se “ka mospërputhje” në nenin përkatës të projekt-buxhetit, duke sugjeruar që komisioni  të riformulojë atë për t’a përshtatur parashikimet ligjore dhe nevojat që kanë institucionet që marrin këto funksione.

“Në mënyë që të buxhetohen institucionet sipas numrit që kërkojnë dhe sipas asaj që është në përputhje me parashikimet e ligjit,” tha ajo duke iu drejtuar përfaqësuesve të ministrisë.

Deputetët diskutuan edhe për qartësimin e programit buxhetor që do të përfshijë pagat e këtij stafi teknik të Komisionerit Publik, pasi ky institucion nuk është përfshirë në programet buxhetore për vitin që vjen.

Komisioneri Publik prej disa muajsh i kërkon Kuvendit një zgjidhje ligjore për këtë problem. Nëpërmjet tre shkresave në shkurt, qershor dhe tetor, ky institucion kërkon një ndërhyrje në ligjin e vetingut për të garantuar vijimësinë e punës për Njësinë ligjore dhe Njësinë administrative pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ligji i miratuar në vitin 2016 ka parashikuar vetëm vazhdimësinë e mandatit të sekretarit të përgjithshëm dhe një personeli për këtë kalim funksionesh, që parashikon procese të arkivimit dhe dorëzimin e gjithë dokumentacioneve dhe aseteve nga njëri institucion tek tjetri për një periudhë 6 mujore.

Konkretisht, Komisioneri Publik kërkon miratimin e “një strukture organike” pranë këtij institucioni që do të bëjë të mundur këtë tranzicion funksionesh.

Projektbuxheti për vitin që vjen i SPAK-ut parashikohet në total të jetë 2.17 miliardë lekë, por prokurori Shehu tha se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat dhe zëra të tjerë duke kërkuar një shtesë në vlerën e 491.4 milionë lekëve.

Deputetët e opozitës e quajtën shqetësuese që qeveria vendos të trajtojë kërkesat financiare të organeve të drejtësisë, që sipas tyre janë atribut vetëm i Kuvendit./ BIRN

buxheti i shtetit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës