LIVE UPDATES
Bota

“Big Bang”, 20 vite nga zgjerimi i BE-së, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim?

“Big Bang”, këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Europian në zhargonin e BE-së përpara 20 vjet më 1 maj 2004, kur në bllok u pranuan dhjetë vende të reja anëtare.

1 Maj 2024, 09:00 Nga M.B
“Big Bang”, 20 vite nga zgjerimi i BE-së, çfarë
Flamuj


BRUKSEL- “Big Bang”, Ribashkimi i madh europian u realizua më 1 maj 2004 me raundin e madh të zgjerimit lindor. Por tani me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Ukrainës, BE do ta ketë të vështirë.

“Big Bang”, këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Europian në zhargonin e BE-së përpara 20 vjet më 1 maj 2004, kur në bllok u pranuan dhjetë vende të reja anëtare. Numri i vendeve anëtare qysh atëherë arriti nga 15 në 25. Kontinenti asokohe u ribashkua 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit dhe fundit të sundimit sovjetik në Europën Lindore. Me festa popullore dhe fishekzjarre, fjalime solemne dhe heqje barrierash kufitare përpara 20 vjetësh u kremtua bashkimi me vende që nga Estonia në veri e deri tek Sllovenia në jug. Ishulli mesdhetar, Malta dhe Qiproja gjithashtu u pranuan në bllok.

“Ky ishte një sinjal i fuqishëm ndaj Rusisë, por jo vetëm kaq. Ky hap tregoi aftësinë e BE-së për të marrë vendime të fuqishme, për të zgjeruar rradhët e veta dhe për të përmbushur kushtet. Gjithçka kaloi pozitivisht, sepse në në BE dhe në vendet kandidate ekzistonin kushtet përkatëse politike, që ishin të favorshme, krahasuar me vendet kandidate sot”, mendon Tefta Kelmendi nga thin tank-u “European Council on Foreign Relations” në Bruksel.

Bashkim pa alternativë

Si për BE-në edhe për dhjetë shtetet që u anëtarësuan zgjerimi ishte pozitiv, thotë për DW, ekspertja Kelmendi. Rritja ekonomike në vendet e reja të anëtarësuara influencoi pozitivisht në treegun e brendshëm europian. Demokracia, shteti ligjor dhe liria e shtypit u forcuan, sipas analizave të Fondacionit Bertelsmann, institutit studimor të zhvillimeve politiko-shoqërore.

Përjashtim përbëjnë Hungaria dhe Polonia. Në të dy këto vende qeveritë u distancuan nga vlerat europiane. Në Poloni tendenca ka nisur të përmirësohet pas ndryshimit të qeverisë pas zgjedhjeve vitin e kaluar. Sipas indeksit të transformacionit të Fondacionit Bertelsman shtetet Baltike, Çekia, Sllovenia dhe Sllovakia arrijnë notën më të mirë të “konsolidimit të demokracisë”. Polonia dhe Hungaria evidentohen si “demokraci difektoze”.

Me zgjerimin e BE-së më 2004 dhe me pranimin e vonuar të Bullgarisë e Rumanisë më 2007 si dhe Kroacisë më 2013 nuk kishte alternativë, beson eksperti i BE-së Hans Kribbe nga Instituti i Brukselit për Gjeopolitikën (BIG). “Ishte e pashmangshme që të realizohej ky zgjerim si përgjigje ndaj kthesave historike dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor”, thotë Kribbe.

Priten dy valë të reja zgjerimi

“Kommisioni i BE-së natyrisht luan rolin e vet si ithtar entuziast i zgjerimit”, mendon Hans Kribbe nga BIG në Bruksel. Por në vetvete Komisioni është i vetëdijshëm, që nga vala e madhe e zgjerimit duhen nxjerrë edhe mësimet për të ardhmen. BE-së i është dashur të mësojë në radhë të parë, se duhet të aftësohet për absorbimin e anëtarësimeve të tjera dhe duhet të bëhen në efikase procedurat dhe ecuria e procesit të zgjerimit. Deri tani për një reformë të tillë të BE-së nuk ka pasur asnjë plan dhe asnjë perspektivë kohore.

Ndërkohë që priten të tjera valë zgjerimi. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nga Bosnje-Hercegovina deri tek Shqipëria duhet të anëtarësohen. Po ashtu edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia janë vendet më të reja kandidate, që për shkak të kërcënimit nga Rusia lipset të sigurojnë një biletë ekspres anëtarësimi.

Shteteve të Ballkanit Perëndimor vazhdimisht u premtohet anëtarësimi. Afrim, negociata, përshtatje, të gjitha këto janë në proces me dekata që pas luftrave civile në ish-Jugosllavi. Kancelari Olaf Scholz vazhdimisht preferon të theksojë, se tani është koha, për të vepruar. “Unë nuk besoj, se do të ketë një tjetër Big Bang, kjo nuk do të funksionojë”, thotë Tefta Kelmendi nga European Council on Foreign Relations. Gjashtë vendet janë krejt të ndryshme sa i përket zhvillimit të tyre dhe aftësisë për anëtarësim. Ato do të pranohen njeri pas tjetrit, mendon ekspertja. Fillimisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Serbia dhe Kosova duhet së pari të zgjidhin konfliktin për shtetësinë e Kosovës dhe pakicat.

Por sidoqoftë nuk mund të pritet derisa të jetë zgjidhur konflikti bilateral mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo do të thotë që të mbeten peng të këtij konflikti vendet e tjera. “Mënyra se si BE përpiqet ta shfrytëzojë perspektivën e zgjerimit, për të zgjidhur problemet bilaterale, nuk i ka ndihmuar rajonit. Kjo qasje është e fokusuar më shumë tek stabilizimi dhe jo aq tek zhvillimi ekonomik.”

Anëtarësimi i Ukrainës në BE  një sfidë e madhe

Krahasuar me shtetet e Ballkanit, Ukraina është vërtetë një “Big Bang” për BE-në. Mbi 40 milionë banorë, një vend gjigand agrar, më i varfëri në Europë, i rrënuar prej luftës që i imponoi Rusia. Bisedimet e anëtarësimit pritet të fillojnë me një konferencë ndërqeveritare.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , është e sigurt, se Ukraina bën pjesë në klubin europian. “Ukraina e ka bërë zgjedhjen e saj europiane. E ju e dini çfarë do të thotë kjo. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë për Ukrainën. Po ashtu si përpara shumë vitesh kemi vendosur për të futur kaq shumë shtete në shtëpinë e përbashkët”, tha von der Leyen në Parlamentin Europian.

Pranimi i Ukrainës në BE është po aq i pashmangshëm sa edhe pranimi i dhjetë shteteve përpara 20 vjetësh, mendon eksperti i BE-së Hans Kribbe. Ky vend mbrohet ndaj Rusisë edhe për Europën. “Ukraina po bën të gjithë punën”, por në fund njerëzit duhet të binden në shtetet e BE-së për të pranuar zgjerimin. Për këtë është i nevojshëm miratimi ndoshta dikur i më shumë se 30 shteteve. Në disa vende duhet të mbahen referendume.

Për momentin, vëren Hans Kribbe, problemet e vërteta të këtij zgjerimi nuk përfliten, për të mos i trembur europianët. “Kjo është një strategji riskante. Dikur do duhet të përballemi me realitetin.” Sepse pranimi i Ukrainës mund të kërkonte një ndryshim radikal të buxhetit të BE-së. Vendet që marrin ndërkohë subvencione dhe fonde neto si p.sh. Polonia dhe Hungaria, me shumë gjasë do të duhej të paguanin për të vendosur ekuilibrat ekonomiko-financiar sipas normave të bllokut në vendet e reja anëtare si Ukraina apo shtete të tjera të dobëta ekonomikisht.

Ëndrra duhet të vazhdojë

Një parashikim se kur do të bëhet zgjerimi i radhës, është e vështirë të bëhet tani, por duhet të mbetemi optimistë, mendon Jerzy Buzek, eurodeputet polak që nga 2004 kur Polonia u anëtarësua në BE. Deri në vitin 2001 ai ka qenë kryeministër dhe përgatiti anëtarësimin e vendit në BE. “Kur ne ishim të rinj, dukej sikur nuk ishte reale, por anëtarësimi u bë fakt. Kjo do të thotë, se ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe t’u përmbahemi ëndrrave tona”, tha Buzek në Parlamentin Europian duke iu referuar vendeve të ardhshme kandidate për anëtarësim.

Turqia, që negocion që nga viti 2005 për anëtarësim në BE, me gjasë nuk do të anëtarësohet. Shteti i drejtuar në mënyrë autokratike po distancohet gjithnjë e më shumë nga vlerat europiane. “Ky është një rast i pashpresë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin”, thekson eksperti i BE-së Hans Krippe nga BIG në Bruksel. Megjithatë BE-ja duhet të ruajë marrëdhëniet e ngushta bilaterale si dhe një partneritet të privilegjuar, sepse Turqia ka një rol të rëndësishëm kyç gjeopolitik, kur është fjala për t’u mbrojtur nga Rusia apo nga valët e migracionit./DW

be

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete