LIVE UPDATES
Bota

Biden-Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë, ja për çfarë pritet të diskutojnë

Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen.

3 Mars 2023, 18:05 Nga a.l
Biden-Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë, ja për
Joe Biden dhe Olaf Scholz

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë. Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera. Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe vendet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të tërhequra se Shtetet e Bashkuara në mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit. Megjithatë, ka shenja që kjo mund të ndryshojë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara. Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, zoti Scholz i bëri thirrje Kinës që “të përdorë ndikimin e saj që Moska të tërheqë trupat dhe të mos furnizojë me armë Rusinë.”

As Uashingtoni dhe as Berlini nuk thonë se kanë parë prova se Pekini po i ofron armë Moskës, por zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë situatën nga afër. Kancelari Scholz vjen në udhëtimin njëditor i pashoqëruar nga media, diçka e pazakontë.

Dy udhëheqësit do të takohen për një orë në Shtëpinë e Bardhë dhe një pjesë e rëndësishme e takimit do të jetë “kokë më kokë”, tha një zyrtar i lartë amerikan, gjë që do t’u japë atyre një shans për të “këmbyer mendime” lidhur me takimet përkatëse të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, si edhe gjendjen e luftës.

Të dy udhëheqësit donin që ky të ishte një takim pune, të ishte një diskutim në detaje lidhur me Ukrainën,” tha zyrtari.

Një temë kryesore do të jetë ajo e ndihmës së mëtejshme perëndimore për forcat ukrainase, të cilat po përgatiten për t’u përballur me një ofensivë të re ruse në javët e ardhshme, thanë zyrtarët. Uashingtoni do të njoftojë për një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit gjatë ditës së premte, pikërisht në ditën e vizitës së zotit Scholz, thanë zyrtarët.

Para disa ditësh, në një intervistë për televizionin ABC, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Biden, Jake Sullivan, tha se presidenti amerikan kishte rënë dakord të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë në kundërshtim me rekomandimin e ushtrisë, por vetëm sepse zoti Scholz e kishte kërkuar këtë si parakusht për dërgimin e tankeve gjermane Leopard.

Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili drejton Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se SHBA-të shpesh kanë dashur që Gjermania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, të luajë tol më të madh në skenën globale.

Ekziston shpresa që të mos jemi vetëm ne që ushtrojmë trysni gjithmonë, por Gjermania të marrë një rol udhëheqës,” thotë ai.

Zoti Bergmann thotë se Gjermania e ka forcuar shumë mbrojtjen, por shton se ka më shumë për të bërë.

Mënyra gjermane e të parit të botës nuk përputhet gjithmonë me mënyrën e SHBA-së të të parit të botës,” tha ai.

Ndryshe nga vizitat zyrtare shtetërore, si për shembull kur presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Uashington vitin e kaluar, vizita e kancelarit Scholz nuk do të shoqërohet me ceremoni zyrtare.Po ashtu vizitës do t’i mungojë konferenca e zakonshme për shtyp ku të dy udhëheqësit u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve që përfaqësojnë të dy vendet./VOA

joe biden olaf scholz

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje