Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkaq, presidenti polak tha se vizita e Bidenit në Poloni është një sinjal i rëndësishëm për përkushtimin e SHBA-së që të mbajë sigurinë në Evropë.
POLONI- Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën vazhdon të jetë e fortë, tha presidenti Joe Biden, gjatë bisedës në Varshavë me homologun e tij polak, Andrzej Duda.
“Siç i thash presidentit [të Ukrainës, Volodymyr] Zelensky, kur fola me të në Kiev dje, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon të jetë e palëkundur”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.
Ndërkaq, presidenti polak tha se vizita e Bidenit në Poloni është një sinjal i rëndësishëm për përkushtimin e SHBA-së që të mbajë sigurinë në Evropë.
“Vizita juaj është një sinjal i rëndësishëm i sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së SHBA-së për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund ta mbajë rregullin botëror”, tha Duda gjatë takimit dypalësh me Bidenin.
Vizita e Bidenit në Varshavë vjen pasi ai një ditë më parë vizitoi Kievin, ku qëndroi mbi pesë orë. Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë - e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin. Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.
"Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë", tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.
“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.
"Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju", tha ai.
Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të "pajisjeve kritike" për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus. SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.
Marrë nga REL
Berfin TURQI- Momente emocionuese janë filmuar nga Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse n&e...
Vladimir Putin RUSI- Fjalimi i presidentit Vladimir Putin ditën e sotme në Asamblenë Federale ka kaluar në 'skaner' nga analist&e...
Anthony Blinken GREQI- Pas ndalesës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë dy dito...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar të martën se brenda dy ditëve Serbia...
Ish-agjentët Izraelit IZRAEL- Ish-agjentët izraelitë kanë manipuluar gati tre duzina zgjedhjesh. Klientët e tyre, politi...
Vrasja në Florida SHBA- Një grua shtatzënë nga Florida e akuzuar për vrasjen e një nëne të tre fëmijë...
Antony Blinken dhe Nikos Dendias GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias është takuar me Sekretarin Amerikan të Sht...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se pret që takimi i 27 shkurtit në Bruksel me presiden...
Albin Kurti SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...
Emmanuel Macron Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht pro...