LIVE UPDATES
Bota

Beyer: Nëse Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipëria duhet të shkëputet nga ajo

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU deklaroi në Tiranë, se ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

8 Qershor 2022, 09:03 Nga DOSJA
Beyer: Nëse Bullgaria nuk heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut,
Peter Beyer

TIRANË- Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer (CDU) tha në Tiranë, se Gjermania e mbështet idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunuar më ngushtë dhe afruar këto vende me BE.

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman deklaroi në Tiranë, se  ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, (MV) lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

"Ka pak pak gjasa që brenda Presidencës franceze të Këshillit Europian, që mbaron në fund të këtij muaji, Bullgaria të heqë dorë nga veto kundërshtuese ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Nëse Bullgaria nuk tërhiqet ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng i tjetrit”, tha Beyer në konferencën e shtypit të mbajtur të martën, (07.06) në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet bullgare njohin gjuhën dhe identitetin maqedonas vetëm pas vitit 1945. Sipas tyre para kësaj periudhe ato kanë pasur "rrënjë bullgare”. "Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s'duhet të vuajë në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohet kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë ta tërheqë këtë bllokim”, tha Peter Beyer në konferencën për shtyp.

Integrimi në BE detyrë herkuliane, le ta bëjmë së bashku

Lidhur me pyetjen e DW për qëndrimin e Gjermanisë ndaj idesë së krijimit të një "Bashkësie politike europiane” me vende që do të jene anëtarëve të asociuar në BE, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur disa prej tyre, përfshirë edhe Shqipërinë kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Peter Beyer tha: "Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në BE dhe idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunuar më ngushtë dhe afruar këto vende me BE. Integrimi në BE është një detyrë herkuliane, rruga është e gjatë, le ta bëjmë së bashku. Ka një përqasje të re  ndaj rolit të BP si një rajon i rëndësishëm. Lufta në Ukrainë, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e Rusisë për ta rritur atë, kanë sjellë një situatë, ku Ballkani Perëndimor duhet të merret seriozisht nga BE”, theksoi ai.

Nga pozicioni i kryeraportuesit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Peter Beyer tha se"Shqipëra duhet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor”. 

Gjermania mbështet "Ballkanin e Hapur” nëse nisma bëhet me transparencë të plotë

Vizita zyrtare e deputetit gjerman, Peter Beyer në Tiranë përkoi në kohë me zhvillimin e samitit të „Ballkanit të Hapur|”në Ohër.  "Nëse nisma „Ballkani i Hapur" bëhet me transparencë të plotë, me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim për të gjitha vendet, pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal. Kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë, nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit dhe jo si nismë e veçantë”, tha Beyer.

Lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm rus Lavrov, se „Rusia mbështet nismën e „Ballkanit të Hapur", kur BE dhe NATO duan një "Ballkan të Mbyllur”, Peter Beyer tha se  "Rusia nuk duhet të përzihet në ꞔështje që nuk i takojnë. Ne nuk do të rrimë duarkryq para veprimeve të Rusisë dhe agresionit të saj ndaj Ukrainës".

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet