LIVE UPDATES
Bota

Çështja Varhelyi: Njeriu i Orbanit në Bruksel

Komisioneri hungarez për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, duhet të përfaqësojë në fakt politikën e Brukselit, por ai ndjek agjendën e kryeministrit hungarez Viktor Orban për Ballkanin Perëndimor

8 Qershor 2022, 09:04 Nga d.d
Çështja Varhelyi: Njeriu i Orbanit në Bruksel
Oliver Varhelyi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet në të gjithë Evropën për qëndrimin e tij të hapur miqësor ndaj Putinit. Por ka edhe një fushë në të cilën Orbani vepron pothuajse pa u vënë re: zgjerimi i BE-së dhe politika e fqinjësisë.

Sektori përgjegjës për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë, një nga më të rëndësishmit në Komisionin e BE-së, ju besua në vitin 2019 Hungarisë. Ai drejtohet nga Oliver Varhelyi. Juristi dhe diplomati 50-vjeçar është i besuar i vjetër i Orbanit dhe prezantohet para botës së jashtme si një komisioner besnik i BE-së. Por në fakt ai vepron si përmbushës i ideve të Orbanit për zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë.

Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor, qershor 2021 në Tiranë - në konferencë shtypi Varhelyi me Edi Ramën
Lojërat strategjike të Orbanit

Deri tani kjo politikë zgjerimi e Orbanit dhe të besuarit të tij Varhelyi nuk përbënte ndonjë çështje me rëndësi për publikun e gjerë evropian, sepse realizimi i skenarit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perëndimor vitet e fundit po bëhej gjithnjë e më i largët. Prandaj lojërat strategjike të Orbanit dhe qëndrimet e komisionerit Oliver Varhelyi në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk përbënin ndonjë një shqetësim i madh. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë kjo mund të ndryshojë.

Kremlini ndjek prej kohësh një politikë destruktive dhe destabilizuese në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Frika nga një përshkallëzim i dhunshëm në rajon e ka shtyrë BE-në dhe mbi të gjitha diplomacinë gjermane ta kthejnë vëmendjen e tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministrat gjermanë Annalena Baerbock dhe Christine Lambrecht ishin tashmë për vizitë në rajon dhe këtë javë aty do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz.

Ideja është që të parandalohet largimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja me më shumë vëmendje, me bashkëpunim të ri, mbështetje për politikat reale reformuese dhe përfaqësuesit e tyre si dhe me nisma kundër nacionalizmit dhe separatizmit. Dhe me qëndrime të tilla diplomacia gjermane po shkon drejt një konfrontimi me politikën e Orbanit për Ballkanin Perëndimor si dhe me veprimet dhe qëndrimet e të besuarit të tij Oliver Varhelyi.

Takimi i Varhelyi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski

Nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin nuk është dëgjuar asnjë kritikë për mungesën e reformave në rajon. Përkundrazi, Varhelyi i vlerëson liderët autoritarë si Vuçiçi apo kolegu i tij malazez, Milo Gjukanoviç, për politikat e tyre kinse të suksesshme të integrimit në BE. Nganjëherë Komisioneri për Zgjerimin vepron si një lobist për liderët autoritarë të Ballkanit Perëndimor.

Një punonjës i BE-së i afërt me Varhelyi, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë për DW se sidomos kritikat ndaj Serbisë janë zbutur në mënyrë sistematike vitet e fundit nga Komisioneri i Zgjerimit dhe kabineti i tij. Fjala është për të ashtuquajturat raporte për progresin që përgatiten rregullisht në Bruksel për kandidatët për anëtarësim. "Deklaratat kritike, për shembull për lirinë e mediave në Serbi, janë hequr nga raportet tona dhe vlerësimet e këqija janë ndryshuar në më të mira”, thotë zyrtari i BE-së.

Në përgjithësi fokusi është zhvendosur nga kriteret politike si sundimi i ligjit drejt çështjeve të tilla si politika e investimeve. Në vend që të shqyrtohet, se cilat reforma janë zbatuar në të vërtetë, kabineti i Varhelyi përmend vazhdimisht vetëm se çfarë kishin arritur zyrtarisht dhe legjislativisht kandidatët për anëtarësim. "Prandaj mund të thuhet me siguri se Komisioneri i Zgjerimit është krahu i zgjatur i Orbanit në Komisionin e BE-së”, thotë zyrtari i BE-së.

Edhe Viola von Cramon, deputete e partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, shpreh kritika të ngjashme ndaj Komisionerit të Zgjerimit: "Varhelyi krijon haptazi afërsi me ata aktorë në Ballkanin Perëndimor që nuk janë demokratë, por që i duhen Orbanit për politikën e tij," thotë ajo për DW.

Eurodeputetja Viola von Cramon ishte bashkënismëtare e një letre proteste që i drejtuan në fillim të vitit 30 eurodeputetë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në të ata kërkuan një hetim të brendshëm të BE-së mbi veprimtarinë e Varhelyi. Arsyeja për këtë ishte qëndrimi i diskutueshëm individual i Varhelyit ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, anëtar i presidencës shtetërore boshnjake prej tre anëtarësh. Dodiku e vë prej vitesh në pikëpyetje ekzistencën e shtetit boshnjak dhe kërcënon vazhdimisht me shkëputjen e Republika Srpska. Me sa duket Varhelyi ka bërë me Dodikun në fund të vitit të kaluar një marrëveshje në lidhje me kohën e nismave separatiste të serbëve të Bosnjës.

Asnjë reagim nga Ursula von der Leyen

Por protestat e eurodeputetëve u shuan, sepse Ursula von der Leyen nuk iu përgjigj letrës. "Pa mbështetjen e Orbanit ajo nuk do të ishte bërë Presidente e Komisionit", thotë Viola von Cramon. "Kjo është ndoshta arsyeja pse ajo përdor shmangien si strategji për të zgjidhur problemet. Unë sidoqoftë mendoj se portofoli i zgjerimit nuk duhet t'i ishte dhënë kurrë Orbanit." - thotë deputetja e partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian.

Kryeministri i Hungarisë nga tjetër nuk lë asnjë pikë dyshimi se dëshiron të luajë një rol kyç në formësimin e politikës së zgjerimit të BE-së në të ardhmen - ose në rast nevoje madje ta bllokojë atë. "Berlini dhe Brukseli nuk mund të ndjekin ndaj Ballkanit një politikë kundër hungarezëve”, tha ai në një fjalim programor në mes të muajit shkurtit. "Ne nuk pranojmë asnjë vendim të Brukselit që është në kundërshtim me interesat e Hungarisë."

Marrë nga DW

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet