Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se u paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se europarlamentarët sot u njohën me realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. Berisha gjithashtu tha se të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian. Ai tha se u paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.
"A mund të akuzohet në këtë mënyrë një njeri, më thoni ju mua. Këta që lëpijnë këpucët e Edi Ramës, që kanë frikë dhe tmerr ta thërrasin dhe pyesin, ti thonë pse e kalove ligjin ti. Të ballafaqohet. Ua them këytë miq, për të kuptuar se cila është e drejta, ligji për këta horra. Se ç’përfaqësojnë këta, ligjin apo krimin, ligjin apo banditin, ligjin apo kriminelin Edi Rama. Të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian. Unë gjej një rast të falenderoj të gjithë ata parlamentarë që pritën, dëgjuan me durim, me interes të madh deputetët e opozitës, të PD, realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës.
U paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm. Kjo shënon fillimin e një dialogu intensiv ndërkombëtar të PD-së. Kjo parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë lokomotivë e proceseve integruese. Për PD, integrimi i shqiptarëve në BE është interesi më madhor kombëtar, është e ardhmja e tyre më e shkëlqyer. Por ky proces do të jetë një proces që kalon në zbatimin dhe respektimin e ligjeve të shtetit ligjor, sigurisë juridike dhe kushtetutës, të drejtave dhe lirive të individit, zgjedhjeve të lira, garës së hapur. Miqtë e mi! Dialogun me partnerët tanë e kemi detyrim dhe u garantoj se do ta përmbushim me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh. Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë," tha Berisha.
Foto nga takimi STRASBURG- Deputetët e grupit parlametar të Partisë Demokratike të cilët ndodhen në Strasburg kanë ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se një javë më parë, kryeministri...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm u shpreh se sot në g...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e stome u shpreh se vendi po përjeton nj&...
Ilir Meta TIRANË- GJKKO ka vendosur që të lërë në fuqi arrestin me burg për kreun e PL Ilir Meta. Gjithas...
Enkelejd Musabelliu TIRANA- Këshilli i Ministrave, ka emëruar sot në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomi...
Deutetët e opozitës para PE-së STRASBURG- Partia Demokratike ka informuar mbrëmjen e sotme lidhur me aktivitetin e deputetëve...
foto ilustruese STRASBURG- Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk kanë reaguar mbi takim...
Lideret e Ballkanit Perëndimor TIRANË- Komisioni Evropian ka miratuar ditën e sotme agjendat e reformave për 5 vendet e Ballkanit ...
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së...