15 Dhjetor 2024, 11:11
Nga E. D
pamje nga arrestimi
VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kryer së paku gjashtë vjedhje në Dukat, Radhimë e në Orikum. Mësohet se në pranga kanë rënë Jemin Selamaj dhe Genci Goxhoj. Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë. Po ashtu policia bën të ditur se Selamaj dhe Goxhoj janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rulot”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes, të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Sekuestrohet ruloti i vjedhur, që u gjet i fshehur, në banesën e njërit prej autorëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rulot,” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
J. S, 26 vjeç, banues në Orikum; G. G., 38 vjeç, banues në Dukat. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e shtetases R. I, si dhe një rulot ( camper) në pronësi të shtetasit A. C, i cili u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. G.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
policia e vlores
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 10:41
I.A
Lojera fati
FIER- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për organizimin e lojërave t&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 08:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria është përfshirë prej vitesh nga një valë e gjerë emigracioni, e cila u thek...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 08:05
I.A
Parashqevi Simaku
SHBA- Një video e re e Parashqevi Simakut është publikuar në rrjetet sociale. Siç shihet dhe në pamjet e ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 07:07
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kë...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 22:18
r.ll
BRITANI- Kur policia britanike arrestoi Bujar Cozminca për mbushjen e Britanisë me kokainë 8 milionë paund, ata kishin të bënin ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 22:01
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Policia greke ka ndaluar zhvillimin e një organizimi të shqiptarëve, thirrur përmes rrjeteve sociale dhe q&...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 21:10
r.ll
rruget ne durres
DURRËS- Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, ku në disa qytete janë prezente reshjet e shiut, dhe në ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 20:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Trafikantët e drogës, drejtuesit e karteleve dhe të akuzuarit për mashtrim shfaqen në listën e presiden...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 20:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030, e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, e ndan Shqip...
Aktualitet
14 Dhjetor 2024, 18:51
r.ll
arrestimi
SPANJË- Garda Civile ka shkatërruar një bandë që grabiti disa shtëpi në Mallorca dhe si rezult...