24 Shtator 2024, 10:59
Nga I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.
“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.
Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku ka dënuar sulmin në Banjskë.
Shkrimi i Plotë:
Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
Më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua. Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç. Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
peter stano josep borrell
Bota
24 Shtator 2024, 10:58
N.F
Rruga "Afrim Bunjaku"
KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R...
Bota
24 Shtator 2024, 10:42
N.F
Fadi Boudiya
LIBAN- Një video është bërë virale dhe po bën xhiron e rrjetit pasi shfaq momentin tronditës kur një r...
Bota
24 Shtator 2024, 10:28
N.F
Trump
SHBA- Një burrë nga Idaho është akuzuar se ka kërcënuar se do të vriste Donald Trump në telefonatat...
Bota
24 Shtator 2024, 10:10
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjatë vitit 2023 sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë shënuan rritje, sipas raportit të Asociacionit...
Bota
24 Shtator 2024, 10:03
r.ll
lideri i hezbollahut
LIBAN- Hezbollahu - "Partia e Zotit" - ka qenë një tipar i politikës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme për d...
Bota
24 Shtator 2024, 09:51
r.ll
evakuuime
LIBAN- Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraeli...
Bota
24 Shtator 2024, 09:46
N.F
Afrim Bunjaku
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit ng...
Bota
24 Shtator 2024, 08:51
N.F
Afrim Bunjaku
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ...
Bota
24 Shtator 2024, 08:45
r.ll
Raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t&rs...
Bota
24 Shtator 2024, 08:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga nj&e...