Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë
Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.
“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.
BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë.
KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.
Në fillim të javës, kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për çështjen e energjisë janë afër finalizimit të një dakordimi me palën serbe.
Ai tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur në muajin prill të vitit 2013”.
Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës.
Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë.
Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.
Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës.
Marrë nga REL
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pak minuta më parë se rekomandimi i Komisionit Evropian që Ukra...
Kampi ne Napali AZIA JUGORE-Nepali po përgatitet të zhvendosë kampin e tij në malin Everest, për shkak të ngrohjes globa...
Oregano OREGON- Rrugët e qendrës së Portland, Oregon janë kthyer në një “treg droge” që pas miratimit të...
INDI- Një video që tregon policinë indiane duke rrahur një grup myslimanësh në paraburgim është duke bërë xh...
Forumi i Prespes MAQEDONIA E VERIUT-Sot në Ohër është duke u mbajtur dita e dytë e konferencës dyditore ndërkomb&eu...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE-Një ekip studiuesish nga universiteti King's College në Londër, kanë stuadiar variantet e Covid-1...
Faton Klinaku KOSOVË- Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së rreth orës 9 kanë mbërritur në zyrën e kryeministri Al...
Lajcak, Kurti dhe Vucic MAQEDONIA E VERIUT- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–S...
BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Priti Patel nënshkroi urdhrin e ekstradimit të themeluesit të WikiL...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht që Ukrainës ti jepet statusi kandidat për anëtarësim në...