LIVE UPDATES
Bota

BE e pezullon vizat për rusët, VOA: U anulua marrëveshja e 2007-s

Bashkimi Evropian vendosi të anulojë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë përmes së cilës shtetasit rusë kishin procedura të lehtësuara për marrjen e vizave Schengen.

31 Gusht 2022, 17:04 Nga DOSJA
BE e pezullon vizat për rusët, VOA: U anulua marrëveshja e 2007-s
Foto Ilustruese

ÇEKI- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë tërësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave Schengen me Rusinë e arritur në vitin 2007. Lajmi u konfirmua në Pragë nga shefi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borell pas një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të bllokut evropian. Vendimi u morë pas debateve mes vendeve anëtare, disa prej të cilave kërkonin ndalimin e plotë të vizave Schengen për banorët rusë. Gjermania, Franca dhe Belgjika megjithatë këmbëngulën në pezullimin vetëm të marrëveshjes që lehtëson marrjen e vizave për rusët duke thënë se ndalimi i plotë ndëshkon rusët, që mund ta kundërshtojnë luftën në Ukrainë, ose duan të hyjnë në Evropë për qëllime humanitare.

Bashkimi Evropian vendosi të anulojë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë përmes së cilës shtetasit rusë kishin procedura të lehtësuara për marrjen e vizave Schengen.

"Marrëveshja e viti 2007 që lehtësonte marrjen e vizave Schengen u anulua. Kjo do të thotë se tani do të jetë shumë më e vështirë të marrin viza Schengen, por nuk e bën të pamundur marrjen e vizës”, tha zoti Borell në konferencën me gazetarë në Pragë.

Zoti Borrell tha se kishte pasur një rritje të konsiderueshme të kalimeve kufitare nga Rusia në shtetet fqinje që nga mesi i korrikut.

"Ky është bërë një rrezik sigurie për këto shtete fqinje. Përveç kësaj, ne kemi parë shumë rusë që udhëtonin për t'u çlodhur dhe për të bërë pazar, sikur të mos kishte luftë në Ukrainë", tha zoti Borell.

Diplomatët thanë se ministrat e BE-së nuk ranë dakord për një ndalim të plotë të vizave për rusët pasi vendet anëtare ishin të ndara për këtë çështje. Polonia, vendet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe vende të tjera të Evropës veriore kërkuan një ndalim më të gjerë të turistëve rusë.

“Ne jemi duke komunikuar me vendet e BE-së në rajonin tonë dhe mendoj se është kompetenca jonë kombëtare në bazë të parimit të sigurisë kombëtare të vendosim për çështjet e hyrjes në tokën tonë”, tha zoti Reinsalu.

Me kalimin e viteve, disa vende kanë rikthyer kontrollet kufitare për arsye sigurie në zonën Shengen.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, vend që ndan kufirin më të gjatë të BE-së me Rusinë, nënvizoi se vendi i tij, që nga e enjtja, do të ulë ndjeshëm numrin e vizave që u jepen qytetarëve rusë, në vetëm 10% të numrit të zakonshëm të vizave.

“Finlanda nga 1 shtatori do të kufizojë dhënien e vizave për turistët rusë dhe ne jemi këtu duke propozuar që një veprim i ngjashëm duhet të ndërmerret nga i gjithë Bashkimi Evropian. Mendojmë se është e rëndësishme që ta bëjmë këtë në kohën kur ukrainasit po vuajnë. Turizmi nuk duhet të vazhdojë normalisht, duhet të ketë kufizime me vizat turistike”, tha kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto.

Qëndrim të ngjajshëm mban edhe homologu i tij nga Danimarka, Jeppe Kofold.

“Duhet të ketë pasoja në të gjitha frontet, prandaj ne duam të kufizojmë vizat për turistët rusë, t'i dërgojmë një sinjal të qartë Putinit, Rusisë, se ajo që ai po bën në Ukrainë është krejtësisht e papranueshme”, tha zoti Kofold.

Por, vendet evropiane larg kufijve të Rusisë dhe Ukrainës hezitojnë të shkojnë shumë larg rreth çështjes së vizave.

“Ne kemi parë në muajt e fundit, kjo është përvoja edhe në Gjermani, që numri i vizave gjithsesi ka rënë. Por, ne kemi parë gjithashtu që ka pasur momente kur u kemi dhënë viza njerëzve që me guxim kanë vendosur të largohen nga Rusia, nëpërmjet vizës Shengen. Kemi parë, për shembull, gazetarë që duan të raportojnë nga Bashkimi Evropian ose, studentë që largohen. Dhe unë do të doja që kjo mundësi për ta të vazhdojë”, tha kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Marrë nga VOA

bashkimi evropian lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës