LIVE UPDATES
Bota

BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin

Nga BE thuhet, se draft-statuti për Asociacionin i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk është final, por pikënisje e rëndësishme. Nga ana e tij Kurti prezantoi draft-vizionin e tij. Dy draft-statute e asnjë zgjidhje?

10 Maj 2023, 09:26 Nga I.A
BE: Draft-statuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Në një debat për Kosovën, të mbajtur të martën (09.05.) në Parlamentin Evropian ka qenë i pranishëm edhe Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. Për të draft-statuti i ekipit menaxhues të Kosovës, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni sipas draft-statutit i cili u prezantua me 2 maj në Bruksel, do të jetë një "formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, ka thënë Varhelyi.

Kroacia ofron modelin e saj të pakicave kombëtare

Komisioneri Evropian e vuri theksin tek krijimi i Asociacionit si obligim që del nga marrëveshjet e dialogut. "Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar Përfaqësuesi special për dialog Miroslav Lajçak, draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga ekipi menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit", tha Varhelyi.

Një model për Kosovën ka ofruar ministri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i cili ishte të  martën për vizitë në Prishtinë. Modeli kroat për trajtimin e të drejtave të pakicave kombëtare mund të shërbejë si model i mirë edhe për Kosovën, tha Radman, duke shtuar, se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas ministrit të Jashtëm kroat modeli i vendit të tij ishte i suksesshëm por, ekzistojnë modele të shumta në botë që mund të përdoren.

Gërvalla: Nuk na nevojitet një Republikë e dytë serbe

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, tha se Kosova ka shqyrtuar modele të shumta për mbrojtjen e pakicave, por nënvizoi se "Kushtetuta e Kosovës u ofron pakicave shumë më shumë të drejta se sa të gjitha modelet e tjera”. "Ne kemi trajtuar modele, i kemi parë cilat janë ato të cilat për neve nuk vijnë në shprehje, sepse shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asnjë lloj Asociacioni, asnjë lloj mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë, nëse e shkel së pari sovranitetin e vendit, së dyti Kushtetutën e vendit dhe së treti funksionalitetin e Republikës së Kosovës, sepse, këto tre elemente janë bazë për funksionimin e shtetit. Çfarë kemi parë në Bosnje e Hercegovinë përmes Republikës Serbe të instaluar atje, është një bllokim i tërësishëm i funksionimit të shtetit. Nuk ka për të ndodhur në Republikën e Kosovës. Ky rajon e ka mjaft një Republikë Serbe dhe nuk ka nevojë për një të dytë”, tha Ministrja Donika Gërvalla.

Drafti i parë i Asociacionit

Një javë më parë ekipi menaxhues për hartimin e statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, prezantoi në Bruksel draftin e parë. Ky draft, ka 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. Sipas draft-statutit që e publikuan të martën mediet në Prishtinë, Asociacioni do të jetë një "formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave” të të gjithë banorëve dhe komuniteteve që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit. Qendra administrative e tij, bazuar në draft-statutin e prezantuar, është Mitrovica e Veriut. Do të ketë Kuvendin e Asociacionit, i zgjedhur nga komunat anëtare, dhe Kuvendi është organi suprem i Asociacionit.

Ky draft statut që e publikuan mediet në Prishtinë, u kundërshtua ashpër edhe nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, "dokumenti i projekt statutit, i hartuar nga Ekipi menaxhues, është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi, është shtet brenda shtetit. Ai shkroi në rrjetet sociale se "një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mban referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues”.  

Draft-vizioni i kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi këtë draft-statut menjëherë sapo u prezantua në Bruksel, duke thënë se ai është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe vlerat evropiane. Në të njëjtën kohë, Kurti  propozoi një draft-vizion siç e quan ai, se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë. Në këtë dokument të kryeministrit të Kosovës, mes tjerash, thuhet se ai do t'u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes "kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t'u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë. E Presidenti i Serbisë, pas refuzimit që i bëri Kurti draftit të Asociacionit të prezantuar nga ekipi menaxhues, tha se "është shumë i shqetësuar, sepse është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. "Kosova ose do ta pranojnë atë për të cilën jemi pajtuar në vitin 2015, ose do të jetë fundi i çdo gjëje”, tha presidenti serb Aleksandar Vuqiç,  pas takimit me 2 maj në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një draft vizion për Asociacionin që u prezantua  nga kryeministri Kurti, po e mbështet ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, i cili tha se është koha që "Kosova  nga ana e saj, "ta prezantojë zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin”. Sipas tij, një dokument i tillë le të prezantohet duke u bazuar në draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. "Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ambasadori Abbot, duke konfirmuar se Kosovën e viziton këtë javë e i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia u morën vesh për themelimin e Asociacionit. Po ashtu në vitin 2015, u dakorduan për parimet e tij. Po në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se 22 nene të Asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Themelimi i Asociacionit parashihet tanimë edhe me marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha javën e kaluar se "zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, nis me Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”. 

Marrë nga DW

be oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale