LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e rrugës që lidhet me Shkodrën. Bashkia: Ka mungesë investimi nga qeveria

Gjatë protestës, banorët kanë deklaruar se ata kërkojnë vetëm shtrimin e 30 kilometrave rrugë që lidhen krahiunat me Shkodrën.

12 Mars 2023, 14:33 Nga I.A
Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e
Banoret ne proteste

SHKODËR- Banorët e Dukagjinit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë. Me pankarta në duar dhe thirrjet  “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët për herë të dytë janë mbledhur pranë institucioneve në Shkodër dhe kanë bërë thirrje për shtrimin e rrugës. Gjatë protestës, banorët kanë deklaruar se ata kërkojnë vetëm shtrimin e 30 kilometrave rrugë që lidhen krahiunat me Shkodrën.

Kërkesat e nevojat janë dy, realizmi dhe dëshira prapë janë dy. Dukagjini është një krahinë që e meriton një 30 km rrugë. Kemi dal për sensibilizim e për këtë kërkesë. Është tepër e nevojshme, dhe mbrapa s’kemi më nevojë për të bërë kështu mitingu. Ne na intereson të na e bëjë dikush, se kush është sipërmarrësi, më i afti për ta bërë këtë punë, ne kemi për borxh me i thënë të lumshin krahët”, tha një protestues.

Protesta e banorëve të Dukagjinit të cilët kërkojnë vetëm rrugën që lidh rreth 30 fshatra dhe pjesën më të madhe të Alpeve Shqiptare, sot përkoi edhe me 16 vjetorin e një prej aksidenteve më të rënda në këtë zonë. Në 12 Mars të vitit 2007, një furgon me 13 persona i cili ishte nisur drejt Shkodrës, doli nga rruga dhe për pasoje 10 prej tyre humbën jetë.

REAGIMI I PLOTË:

Duke përshëndetur dhe mbështetur fuqimisht protestën e dytë të zhvilluar për rrugën e Dukagjinit, Bashkia Shkodër gjen rastin të sqarojë opinionin publik dhe t’i përgjigjet kërkesës së komunitetit dukagjinas, duke bërë publike shkresat që disponojmë në lidhje me investimin në këtë aks të rëndësishëm rrugor, si dhe mirëmbajtjen e tij.

Në 28.08.2020 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 12121, Autoritetit Rrugor Shqiptar duke i kërkuar financim të aksit rrugor Shkodër – Dukagjin – Theth.

Në 13.08.2021 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 13795, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për financim të projekteve strategjike në Bashkinë Shkodër. Mes 8 projekteve të listuara është “Rikonstruksioni i aksit Shkodër – Dukagjin – Theth, me vlerë 2.847.368 mijë lekë.

Në 07.02.2023 Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë që mban nr e protokollit 1887, Ministrisë së Mbrojtjes pas thirrjes që kjo e fundit ka bërë ndaj njësive vendore për projekt propozimet në kuadër të programit “Fondi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore”. Në këtë shkresë pika e parë që kërkohet nga Bashkia Shkodër për t’u zbatuar si projekt është:

Ndërtim strukturash për kalimin e përrenjve në segmentin Prekal – Kir – Mali i Shoshit – Breglumi – Ndërlysaj” me vlerë 22.331.983 lekë me TVSH.

Për mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, nga ana e Bashkisë Shkodër miratohet një fond i veçantë në buxhetin vjetor. Përmes këtij fondi Bashkia Shkodër vit pas viti planifikon dhe zbaton mirëmbajtjen e zakonshme të kësaj rruge, e cila për shkak të terrenit, mungesës së veprave të artit dhe kushteve atmosferike që ka zona, paraqet specifika të veçanta. Për këtë arsye kemi kërkuar dhe janë miratuar në këshillin bashkiak 3 vendime për shtesa fondesh për mirëmbajtjen e kësaj rruge, ku dy prej tyre janë bllokuar duke mos marrë shprehje ligjshmërie nga institucionit i Prefektit Qarku Shkodër.

Vendimet në fjalë janë:

Vendimi nr.46 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.50 i datës 27.09.2022

Vendimi nr.55 i datës 07.11.2022

Bashkëngjitur këtyre dokumentave që po bëjmë publike për transparencë të opinionit publik, Bashkia Shkodër shpreh keqardhjen që ndodhin të tilla refuzime, bllokime dhe mungesë investimesh nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e saj edhe në pushtetin vendor të Shkodrës. Ashtu si ne rastin e anullimit te financimit te rruges se Dukagjinit ne vitin 2013 nga ana e FSHZH-se me drejtor z. Beci, edhe pse projekti dhe fondi ishin gati nga qeverisja e PD-së, fondet ju hoqën rruges se Dukagjinit dhe i kaluan bashkive të tjera në jug.

I përmendur nga Bashkia Shkodër, deputeti socialist Benet Beci, i cili është përfolur se do të jetë kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, në rrjetet e tij sociale është shprehur se do e firmosë edhe ai peticionin për ndërtimin e rrugës.

“Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës. Siç e kam deklaruar publikisht edhe në protestën e parë, jam plotësisht dakord me protestën dhe e mbështes kërkesën e tyre të drejtë për ndërtimin e rrugës. Do ta firmos patjetër edhe peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës. Angazhohem që projektin e hartuar të rrugës ta bëjmë publik në një takim të hapur me të gjithë të interesuarit në momentin më të parë së bashku me inxhinierët dhe agjencitë qeveritare që kanë përgatitur projektin. Hapi tjetër duhet të jetë akordimi i fondeve për fillimin e këtij investimi madhor. Njëkohësisht u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si institucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara, por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t'i kërkojnë qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH-së si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit,"- shkruan Benet Beci.

Pas tubimit të sotëm, Bashkia e Shkodrës ka reaguar sërish pas protestës së bërë nga banorët e Dukagjinit për rrugën dhe thotë se kanë dërguar dokumentet përkatëse për të investuar por çdo kërkesë e tyre është bllokuar nga qeveria.

banoret e dukagjinit ne proteste

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës