LIVE UPDATES
Bota

Baerbock: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor jetike për BE-në

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

4 Mars 2024, 11:07 Nga N.F
Baerbock: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor jetike
Annalena Baerbock

GJERMANI- Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane më 4 mars, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë.

“Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, së bashku me Kosovën, Shqipërisë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut bëjnë pjesë në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje këtyre shteteve që të kryejnë reformat e nevojshme për integrimin në bllokun evropian. Brukseli ka thënë se Mali i Zi deri më tani ka shënuar më së shumti përparim në procesin e anëtarësimit, por ritmi është i ngadalshëm.

Podgorica ka nisur negociatat e anëtarësimit më 2012. Por, edhe në skenarin më ambicioz, BE-ja nuk pritet që të pranojë anëtarë të rinj deri në fundin e dekadës. Në dhjetor të vitit 2022, Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për BE, por negociatat për anëtarësim ende nuk kanë nisur. Nga shtetet e rajonit, Kosova mbetet e fundit në integrimin evropian, pasi është e vetmja që ende nuk ka statusin e vendit kandidat.

“Është bërë nevojë gjeopolitike, posaçërisht në dritë të imperializmit brutal të Rusisë, që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur gjashtë vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Baerbock.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Baerbock do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç, ministrin e Jashtëm, Fillip Ivanoviç, dhe presidentin Jakov Millatoviç. Më vonë gjatë së hënës, në Sarajevë Baerbock do të takohet me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, por edhe me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr paqen në këtë shtet.

Marrë nga REL

be ballkan baerbock

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës