Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo theksoi se pas vitesh mospjesëmarrjeje në aleancat ushtarake, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të anëtarësohen në NATO.
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock filloi një vizitë dy-ditore në Finlandë dhe Suedi, gjatë së cilës ajo tha se do të shprehë angazhimin e saj për të mbështetur kërkesat e të dy vendeve nordike për t'u bërë anëtare të NATO-s. Baerbock vuri në dukje se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shënoi një pikë kthese të rëndësishme për të dy kombet. Ajo theksoi se pas vitesh mospjesëmarrjeje në aleancat ushtarake, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të anëtarësohen në NATO.
“Pas 80 vjetësh të politikës së Finlandës, dhe 200 vjetëve të politikës së Suedisë për mospjesëmarrje në aleancat ushtarake, të dy vendet kanë vendosur të anëtarësohen në NATO”, tha Baerbock.
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, kërkuan anëtarësimin në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, dhe derisa shumica e vendeve anëtare kanë ratifikuar aplikimet e dy vendeve, Turqia kundërshton kandidaturën e Suedisë.
Turqia - si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje - ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit për këto dy shtete. Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.
Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë. Suedia është aleati më i afërt mbrojtës i Finlandës. Në rast të një konflikti me Rusinë, me të cilën Finlanda ndan një kufi prej 1.300 km, NATO-s do t'i duhej territori suedez për të ndihmuar Finlandën të mbrohej.
Marrë nga REL
Donacionet SHKUP- Thujase nga gjithë bota janë mobilizuar për të ndihmuar të prekurtit pas tërmeteve shkatërruese me dhj...
Parku Buttes-Chaumont FRANCË- Punëtorët e qytetit të Parisit zbuluan të hënën bustin e poshtëm të copëtua...
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë është i pari ministër europian që ka vizituar ...
Abdulkadir Ipek TURQI- Hataj, i cili u godit më shumë nga efekti shkatërrues i tërmetit, u bë një nga provincat ku u për...
Drone FRANCË- Sistemi penal francez njoftoi se kishte 68 fluturime me dron mbi burgje në vitin 2022, nga të cilat 29 ishin fluturime pë...
Sulm kibernetik RUSI- Grupi i hakerëve të lidhur me qeverinë ruse, Killnet, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e shp...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur gjithnjë e më shumë një tren të blinduar për udhëtim...
Hurriyet TURQI- Gazeta turke “Hurriyet” i thotë “faleminderit” fqinjit të saj Greqisë për ndihm&...
Rihanna dhe Donald Trump SHBA- Ndërsa shumica e njerëzve ishin të emocionuar kur panë Rihanna-n të kthehej në sken...
Infermieret TURQI- Një javë pas tërmetit masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve nga tragjedia ka kalu...