LIVE UPDATES
Bota

Arrestimi i serbit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na keqtrajtojnë popullin, Kurti po krijon krizë të re

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, e cilësoi arrestimin "vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb" dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari.

2 Prill 2023, 09:52 Nga A.B
Arrestimi i serbit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na
Policia

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në veriun e vendit nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj policisë dhe pronës së qytetarëve në zonë. Kjo ka nxitur reagimin e përfaqësuesve politikë serbë dhe të Beogradit.

Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të saj. Në njoftimin e policisë thuhet se kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale "pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, "vrasje në tentativë", "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare".

Ai është i dyshuar edhe për djegien e disa makinave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat kishin targa të Republikës së Kosovës. 

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal”.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, e cilësoi arrestimin "vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb" dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari.

Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po krijon një krizë të re”.

Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t'i akuzonte për përshkallëzimin potencial të situatës në terren, vetëm për të shmangur detyrimet nga Ohri sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një reagim të kësaj zyre e cila nuk ka komentuar djegien e makinave në veri.

Ky është rasti i parë i arrestimit në lidhje me djegien e makinave. Gjatë tri ditëve të fundit të paktën 8 makina me targa të Kosovës, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb, janë djegur në veriun e vendit./Dosja.al

lista serbe arrestohet serbi ne veri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës