LIVE UPDATES
Bota

Armëpushim në Gazë/ Netanyahu kundërshton propozimin e Hamasit: Nuk ka zgjidhje përveç fitores së plotë

Netanyahu tha se negociatat me grupin nuk po shkonin askund dhe i përshkroi kushtet e tyre si të çuditshme.

7 Shkurt 2024, 20:03 Nga r.ll
Armëpushim në Gazë/ Netanyahu kundërshton propozimin e
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim, duke thënë se fitorja totale në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.

Ai e bëri deklaratën pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli. Netanyahu tha se negociatat me grupin nuk po shkonin askund dhe i përshkroi kushtet e tyre si të çuditshme.

Ndërkohë bisedimet mes negociatorëve po vazhdojnë.

"Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare. Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm një çështje kohe deri në masakrën e ardhshme.", tha Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Ai shtoi se forcat izraelite janë urdhëruar të përgatiten për të operuar në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mijëra palestinezë janë larguar për t'i shpëtuar luftimeve. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për shumë më tepër viktima civile nëse luftimet përshkallëzohen në Rafah.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet e zotit Netanyahu tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon.

Një burim zyrtar egjiptian tha për BBC se një raund i ri negociatash pritet të nisë nesër në Kajro, i sponsorizuar nga Egjipti dhe Katari.

Egjipti u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje të qetë, tha burimi. Të martën, Hamasi kishte paraqitur një kundërofertë për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, dhe të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti.

Në draftin e dokumentit të Hamasit renditeshin këto terma:

Faza e parë: Një pauzë 45-ditore në luftime gjatë së cilës të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët do të shkëmbeheshin me gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Forcat izraelite do të tërhiqen nga zonat e banuara të Gazës dhe do të fillonte rindërtimi i spitaleve dhe kampeve të refugjatëve.

Faza e dytë: Pengjet e mbetur meshkuj izraelitë do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë dhe forcat izraelite do të largoheshin plotësisht nga Gaza.

Faza e tretë: Të dyja palët do të shkëmbenin eshtrat dhe trupat.

Marrëveshja e propozuar do të shihte gjithashtu rritjen e dërgesave të ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gaza. Deri në fund të pauzës 135-ditore të luftimeve, Hamasi tha se negociatat për t'i dhënë fund luftës do të kishin përfunduar.

Rreth 1,300 njerëz u vranë gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar. Më shumë se 27,700 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 65,000 janë plagosur nga lufta e nisur nga Izraeli si përgjigje, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine hamas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës