LIVE UPDATES
Bota

Armëpushim? Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e Harris

Në komentet për gazetarët të enjten, zonja Harris tha se ajo shprehu angazhimin e palëkundur ndaj Izraelit dhe se përherë do të përiqet që të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.

27 Korrik 2024, 08:06 Nga M.B
Armëpushim? Ligjvënësit izraelitë të vijës së
Benjamin Netanyahu dhe Kamala Harris

IZRAEL- Ligjvënësit e vijës së ashpër izraelitë kritikojnë kritikuan ashpër të premten thirrjet e Nënpresidentes Kamala Harris për armëpushim dhe shqetësimin që ajo ngriti mbi vujajtet njerëzore në Gazë, në përfundim të takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në komentet për gazetarët të enjten, zonja Harris tha se ajo shprehu angazhimin e palëkundur ndaj Izraelit dhe se përherë do të përiqet që të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.

"Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Mënyra se si e bën këtë, ka rëndësi", tha ajo.

Ajo theksoi se i kishte shprehur zotit Netanyahu shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjes njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e "shumë civilëve të pafajshëm". "Nuk do të hesht", tha ajo. Harris u kërkoi ndërmjetësuesve arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftës. Në një postim në rrjetin social X, ministri izraelit i Financave, i vijës së ashpër, Bezalel Smotrich, kritikoi deklaratat e zonjës Harris, duke thënë se thirrja e saj për armpëpushim është një thirrje që Izraelit të dorëzohet.

“Kamala Harris zbuloi para gjithë botës atë që kam thënë prej javësh, çfarë fshihet në të vërtetë pas marrëveshjes”, shkroi ai. "Dorëzimi ndaj udhëheqësit ushtarak të Hamasit Sinwar. Mos bini në këtë kurth"!

Pak pas tij, një tjetër izraelit i vijës së ashpër, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, shkroi shkurt në llogarinë e tij në rrjetin X, duke ndjekur të njëjtën linjë, se "nuk do të ketë armëpushim, Zonja Kandidate".  Komentet e tyre vijnë pasi udhëheqësit e tre vendeve, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re bënë thirrje për një armëpushim.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të premten kryeministri australian Anthony Albanese, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon bënë thirrje për "armëpushim urgjent në Gazë".

Ata shkruan se "gjendja në Gazë është katastrofike. Vuajtja njerëzore është e papranueshme. Nuk mund të vazhdojë".

Në deklaratën e tyre, të tre udhëheqësit thanë se mbeten të “vendosur” në qëndrimin e tyre për të dënuar Hamasin për mizoritë e sulmit terrorist të 7 tetorit dhe aktet e tij të vazhdueshme të terrorit.

Ata thanë se mbështesin marrëveshjen gjithëpërfshirëse të armëpushimit, të ofruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. "Ne u bëjmë thirrje palëve në konflikt të bien dakord për marrëveshjen. Çdo vonesë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve”.  Bisedimet për armëpushim pritej të vazhdonin të enjten në Doha, me negociatorët nga Egjipti, Izraeli, SHBA dhe Katari, por Izraeli tha se negociatorët e tij ishin "vonuar", pa dhënë shpjegime të mëtejshme dhe se bisedimet tani nuk do të rifillojnë deri në javën e ardhshme./ VOA

gaza

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës