LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si u prit telefonata Trump-Putin në Ukrainë?

Raportohet se thirrja ishte për të detyruar Rusinë të pajtohej me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA, për të cilin Kievi tha se kishte rënë dakord, me kusht që Moska të bënte gjithashtu. Më 13 mars, Putin tha se Rusia ishte gati të binte dakord, por më pas vazhdoi me një listë kërkesash që Kievi dhe Uashingtoni duhet të përmbushin në mënyrë që Moska të vazhdojë me bisedimet e paqes.

21 Mars 2025, 10:26 Nga E. D
Analiza: Si u prit telefonata Trump-Putin në Ukrainë?
Donald Trump dhe Vladimir Putin

UKRAINË- Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se biseda telefonike me kreun e Rusisë, Vladimir Putin, ishte e shkëlqyer. Por në Kiev, reagimi ndaj thirrjes mes Trumpit dhe Putinit ka qenë dukshëm më i heshtur.

Duke gjykuar nga lajmet, nuk ka asgjë për të komentuar”, tha Mykyta Poturayev, një ligjvënës nga partia Servant of the People, kur u pyet se çfarë mendonte për njoftimet e bëra pas thirrjes.

Raportohet se thirrja ishte për të detyruar Rusinë të pajtohej me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA, për të cilin Kievi tha se kishte rënë dakord, me kusht që Moska të bënte gjithashtu. Më 13 mars, Putin tha se Rusia ishte gati të binte dakord, por më pas vazhdoi me një listë kërkesash që Kievi dhe Uashingtoni duhet të përmbushin në mënyrë që Moska të vazhdojë me bisedimet e paqes.

Putini edhe një herë nuk ra dakord për armëpushimin e plotë gjatë telefonatës me Trumpin, por Kremlini njoftoi se ai kishte rënë dakord për një ndalesë të kufizuar 30-ditore të sulmeve në infrastrukturën energjetike. Pavarësisht kësaj, Ukraina u godit nga sulme të përhapura me dron gjatë natës. 

Gjithashtu, u njoftua se do të ketë një tjetër shkëmbim të të burgosurve. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka qenë e prirur ta projektojë thirrjen si një sukses, ligjvënësit ukrainas nuk panë ndonjë përparim të vërtetë.

Pas thirrjes, Kremlini përsëriti gjithashtu kërkesën e tij për një ndalim të plotë të ndihmës së huaj ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën, duke e quajtur atë një kusht kyç për të shmangur një përshkallëzim të luftës. Yelyzaveta Yasko, një ligjvënës nga partia Servant of the People, tha se ajo nuk mendonte se asgjë thelbësore ishte shpallur përveç shkëmbimit të të burgosurve.

“Unë mbetem dyshuese dhe skeptike në lidhje me sinjalet, në lidhje me formulimin”, tha ajo duke iu referuar deklaratave të Kremlinit, duke shtuar se ajo nuk ka asnjë shpresë se Rusia do t’i përmbahet armëpushimit 30-ditor për sulmet në infrastrukturën energjetike. Ligjvënësit në Ukrainë besojnë se Trump po shkon drejt një forme konflikti me Putinin, ndërsa bëhet gjithnjë e më e qartë se Kremlini nuk ka dëshirë reale për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Putin sapo ka filluar komunikimin e tij me Trumpin dhe ai po përpiqet të marrë sa më shumë që mundet nga të gjitha këto bisedime. Unë mendoj se realiteti i ashpër i marrëdhënies së tyre nuk ka filluar ende," tha ai. 

Yurchyshyn tha se Trump në këtë fazë do të kalojë çdo gjë si sukses, duke shtuar Putini patjetër do të përpiqet të manipulojë dëshirën e Trumpit për të arritur diçka shpejt. Por, pavarësisht reagimit në Kiev, Shtëpia e Bardhë mbeti optimiste. I dërguari i posaçëm i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha ishte i bindur se një armëpushim i plotë mund të arrihet brenda disa javësh.

“Të gjithë janë të përkushtuar ndaj këtij procesi”, tha Witkoff.

Sipas Witkoff, raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, më 23 mars dhe do të udhëhiqet nga këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ai nuk konfirmoi se kush do të përbënte delegacionin rus këtë herë, por tha se diskutimet do të fokusoheshin në detajet kryesore të armëpushimit.

Witkoff ndër tjera theksoi se arritja e një armëpushimi të plotë varet nga linja e frontit prej 2000 kilometrash ku forcat ukrainase dhe ruse janë të angazhuara në luftime, duke vënë në dukje se kushtet ndryshojnë ndjeshëm përgjatë seksioneve të ndryshme./kyivindependent

telefonate trump-putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës