LIVE UPDATES
Bota

Analiza REL: Mijëra ukrainas i bashkohen Gardës Ofensive

Në moshën 18-vjeçare, Kotsyubaylo luajti rol të rëndësishëm në protestat e Euromaidan-it , që e shtynë orientimin gjeopolitik të Ukrainës drejt Perëndimit - që detyruan presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, të largohet nga pushteti dhe të ikë në Rusi.

28 Mars 2023, 16:42 Nga a.l
Analiza REL: Mijëra ukrainas i bashkohen Gardës Ofensive
Foto ilustruese

UKRAINË- Më 10 mars, mijëra civilë dhe ushtarë marshuan së bashku nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur "Lavdi Ukrainës" dhe "Lavdi heronjve" në një homazh për Dmytro Kotsyubaylo, komandantin më të ri që është dekoruar ndonjëherë si Hero i Ukrainës dhe luftëtari i parë vullnetar që u dekorua sa ishte ende gjallë. I njohur me nofkën Da Vinci, ai ishte vrarë duke luftuar kundër forcave ruse pranë Bahmutit, në Donbas, pesë ditë më parë.

Imazhet e liderëve të lartë, duke përfshirë komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov të gjunjëzuar teksa i bënin nderimet e fundit ushtarit 27-vjeçar, janë zhytur me shpejtësi thellë në ndërgjegjen e publikut. Po kështu edhe lotët e partneres së tij, Alina Mykhaylova, e cila është një mjeke ndihmëse në njësinë e tij, Ujqërit e Da Vinçit dhe një anëtare e këshillit të qytetit të Kievit.

Në moshën 18-vjeçare, Kotsyubaylo luajti rol të rëndësishëm në protestat e Euromaidan-it , që e shtynë orientimin gjeopolitik të Ukrainës drejt Perëndimit - që detyruan presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, të largohet nga pushteti dhe të ikë në Rusi.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy, bën nderimet e tij gjatë ceremonisë së lamtumirës për Dmytro Kotsyubaylo në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 10 mars. Vdekja e tij shënoi një moment transformues në rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe nënvizoi një realitet të zymtë: disa nga ushtarët më të përkushtuar po vdesin, duke krijuar një nevojë të madhe që të tjerët të mbushin vendet e tyre.

Derisa ofensiva ruse po vazhdon në lindje, duke shkaktuar humbje në rritje në ushtri, shumë ukrainas shpresojnë se një kundërofensivë që zyrtarët e lartë thonë se do të vijë së shpejti, do të jetë vendimtare në largimin përfundimtar të forcave ruse nga vendi.Disa po i bashkohen Gardës Ofensive, një rrjet brigadash sulmuese që po formohet në Ministrinë e Brendshme, ndërsa Ukraina përgatitet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në lindje dhe jug.

Ministria ka nisur një fushatë të madhe rekrutimi. Në rrugë, sheshe dhe pika të tjera rreth Kievit, figura të ushtarëve të pajisur mirë, të aftë dhe të vendosur shikojnë janë vendosur në billbordet që mbajnë slogane të tilla si "Është koha për të rikthyer atë që është e jotja" dhe "Bashkohu". Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, më shumë se 28.000 njerëz kanë dalë vullnetarë për të shërbyer në këtë formacion.

Projekt me prioritet të lartë

Ideja e Gardës Ofensive u diskutua për herë të parë më shumë se gjashtë muaj më parë nga Ministria e Brendshme dhe zyra e presidentit të Volodymyr Zelenskyt, tha zëvendësministrja e Brendshme, Kateryna Pavlichenko për Radion Evropa e Lirë.Sipas saj, qëllimi i projektit është që të krijojë brigada sulmi që kombinojnë përvojën e ushtarëve me përvojë me vendosmërinë e vullnetarëve të rinj

Njësitë e Ministrisë së Brendshme, veçanërisht Garda Kombëtare, kanë luftuar së bashku me forcat e armatosura të rregullta, të cilat janë nën Ministrinë e Mbrojtjes, që nga pushtimi i shkurtit 2022 - dhe në disa raste që nga shpërthimi i luftës në Donbas në vitin 2014.

Trupat e Brigadës Bureviy gjatë stërvitjeve në rajonin e Kievit.

"Përvoja e de-okupimit të rajoneve Harkiv dhe Herson tregoi se trupat tona janë të nevojshme në çdo fazë të armiqësive dhe pas tyre", tha Pavlichenko, duke iu referuar kundërofensivës në të cilat forcat ukrainase rimorën pjesë të mëdha të territorit në lindje, më pas dhe jug, vitin e kaluar. Ajo tha se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të rinj të brigadave ishin punonjës të agjencive të Ministrisë së Brendshme që duan të bëhen pjesë e luftës.

Kjo gardë do të përbëhet nga dhjetëra mijëra trupa, tha ajo, dhe e para prej tyre do të jetë gati për të shkuar në betejë në fillim të prillit.

Garda Ofensive përbëhet nga gjashtë brigada brenda Gardës Kombëtare, duke përfshirë Brigadën Azov - dikur Regjimenti Azov - si dhe nga një brigadë secila nga Policia Kombëtare dhe Rojet Kufitare. Çdokush mund të aplikojë për tu bërë pjesë, online në internet ose personalisht në një zyrë.

Në trajnim

Në një terren stërvitor jashtë Kievit këtë muaj, të sapoardhurit në Brigadën Bureviy - ukrainas për "stuhinë", megjithëse disa anëtarë thonë se është një akronim për Brigada për Eliminimin e Ushtarëve Rusë - po kalonin përmes një programi trajnimi gjithëpërfshirës të bazuar në standardet e NATO-s, fillimisht në nivel individual, pastaj grupor dhe në fund në nivel njësie, tha për Radion Evropa e Lirë Kostyantyn Vakhramyeev, komandant i një prej batalioneve të brigadës.

Tani duke u rimbushur me ushtarë të rinj, njësia u përfshi në luftimet vendimtare në rajonet e Kievit dhe Chernihivit në fillim të pushtimit, kur forcat ruse ndaluan shkurtimisht në kryeqytet. Disa nga anëtarët e saj aktualisht po mbrojnë Bahmutin.

Tani duke u rimbushur me ushtarë të rinj, njësia u përfshi në luftimet vendimtare në rajonet e Kievit dhe Chernihivit në fillim të pushtimit, kur forcat ruse ndaluan shkurtimisht në kryeqytet. Disa nga anëtarët e saj aktualisht po mbrojnë Bahmutin.Pas zotërimit të të shtënave me armë zjarri, mjekësisë luftarake dhe përdorimit të llojeve të ndryshme të pajisjeve, rekrutët praktikojnë operacione sulmuese afër vendit ku ka beteja. Disa nga komandantët dhe anëtarët e brigadës morën pjesë ose po marrin pjesë tani në programe stërvitore në Poloni, Gjermani apo Britani.

Brigada Bureviy ka në dispozicion artileri, transportues të blinduar të personelit dhe disa tanke. Por Vakhramyeev, i cili ka luftuar që nga viti 2014, tha se teksa personeli i ri do të jetë së shpejti "gati për punën", njësisë do t'i duhet "më shumë pajisje të rënda, predha dhe mbështetje ajrore" për të kryer sulme të mëdha.

Pavarësisht sfidave të tilla, dy burra që u bashkuan një muaj më parë -- Dmytro Horditsa, një piktor 41-vjeçar dhe Denys Irzhytskiy, një student mjekësie 21-vjeçar, thonë se besojnë se kundërofensiva ukrainase do të jetë një sukses.

“Mjaft të isha vëzhgues”, tha Horditsa gjatë një pushimi nga trajnimi. Ai thotë se iu bashkua Gardës Ofensive sepse ai beson se aty vijnë "më të mirët nga ata që janë ende në rezervë".

Dmytro Horditsa, i cili krijoi qindra vepra të artit fetar në stile të ndryshme gjatë gjithë karrierës së tij artistike, kishte zero përvojë ushtarake vetëm një muaj më parë. Më herët ai nuk u rekrutua për shkak të problemeve me shikimin. Tani këto kufizime janë hequr, thotë ai.

Ai thotë se është i kënaqur që komandantët e tij po i japin kohë për t'u stërvitur përpara se të shkojë në luftime, pasi "nuk ndodhë gjithmonë kështu". Shumë nga miqtë e tij tashmë janë duke luftuar dhe disa janë vrarë, thotë ai.Irzhytskiy thotë se ai u bashkua sepse "nuk dëshiron të bëjë një jetë boshe kur rusët po vrasin njerëz të pafajshëm" dhe dëshiron të jetë në gjendje të thotë se "mori pjesë në fitore pas përfundimit të luftës".

Për disa muaj, ai ishte instruktor i ndihmës së parë në një njësi tjetër, por ai pranoi një ofertë për tu transferuar në Brigadën Bureviy, sepse ai beson se kjo do t'i mundësojë "të marrë pjesë në një luftë të vërtetë". Brenda një jave, ai do të shkojë në Britani për stërvitje, dhe pas kësaj ai shpreson të vendoset në lindje të Ukrainës.

Edhe nëse shpëtoj vetëm një person, do të jetë një fitore”, tha ai.

Rindërtimi i ushtrisë

Fushata e rekrutimit për Gardën Ofensive premton se anëtarët e saj do të marrin pjesë në çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia, por roli që brigadat e saj do të luajnë gjatë kundërofensive është i paqartë.

Eksperti ushtarak, Mykhaylo Zhirokhov, i tha Radios Evropa e Lirë se formacioni ka të ngjarë të luajë një rol mbështetës, derisa forcat e armatosura të rregullta do të kryejnë aksionet kryesore të kundërofensivës. Rreth 50.000 ushtarë ukrainas po përgatiten për të në dhe jashtë vendit, tha ai.

Sipas Zhirokhov, ofensiva e Rusisë në lindje - ku trupat ruse janë përpjekur pa sukses të kapin Bahmutin për më shumë se shtatë muaj - ka treguar se "Moska dëshiron të imponojë logjikën e luftës së Luftës së Dytë Botërore, ku kushdo që ka më shumë ushtarë fiton".

Garda Ofensive është kryesisht një "fushatë mediatike" sepse shumica e brigadave të saj "nuk janë krijuar përsëri, por thjesht janë riemërtuar", tha ai.Ata po forcohen gjithashtu me vullnetarë të rinj dhe burime të reja nga Ministria e Brendshme - një proces i domosdoshëm, pasi radhët e atyre që tashmë luftojnë janë varfëruar 13 muaj pas pushtimit.

"Por në fund, ne nuk mund të konkurrojmë me Rusinë në numër dhe pa një avantazh teknologjik, trupat tona [sulmuese] e gjejnë veten në pozicionin e ushtarëve të Wagnerit rreth Bahmutit", tha ai, duke iu referuar luftëtarëve nga një grup rus mercenar që ka pësuar humbje masive.

Mykola Byelyeskov, një analist në Institutin Kombëtar për Studime Strategjike të Ukrainës, i tha Radios Evropa e Lirë se krijimi i Gardës Ofensive përshtatet me një model historik të parë në shumë luftëra të kaluara, kur një ushtri duhet të rindërtohet pas një viti luftimesh. Krijimi i saj, shton ai, dërgon një sinjal të mirë për mbështetësit ndërkombëtarë të Ukrainës se "ka ende një segment të shoqërisë që dëshiron t'i bashkohet luftimeve".

Për momentin, Ukraina është e detyruar të vendosë fuqinë e saj punëtore nën presion të vazhdueshëm për të mbajtur pozicionet e saj, dhe fushata e rekrutimit e Ministrisë së Brendshme mund të kompensojë disa nga humbjet, por suksesi i kundërofensivës bazohet në aftësinë e ushtrisë ukrainase për të depërtuar në thellësitë taktike të forcave ruse, thotë ai.

Sipas Byelyeskovit, shtytja e Ukrainës në fushëbetejë në muajt e ardhshëm ka më shumë gjasa të vijë në formën e presionit të vazhdueshëm ndaj objektivave ruse, të ngjashme me përparimet në rajonin e Hersonit vjeshtën e kaluar, sesa një kundërsulm rrufe si çlirimi i pjesëve të pushtuara të rajonit të Kharkiv në 2022./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës