LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ajrore izraelite godasin qendrën e Bejrutit pranë ndërtesave kryesore qeveritare dhe ambasadave

Sulmi që shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave, ndodh ndërsa Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për arritjen e armëpushimit.

18 Nëntor 2024, 22:21 Nga E. D
Sulmet ajrore izraelite godasin qendrën e Bejrutit pranë
foto ilustruese

IZRAEL- Një sulm ajror izraelit goditi të hënën vonë një zonë me popullsi të dendur në kryeqytetin e Libanit pranë ndërtesave kryesore qeveritare dhe diplomatike. Sulmi që shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave, ndodh ndërsa Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për arritjen e armëpushimit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se dy raketa goditën lagjen Zoqaq al-Blat ku ndodhen selia lokale e OKB-së, parlamenti dhe zyra e kryeministrit të Libanit.

Që nga fundi i shtatorit, Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike bombardimet ndaj Libanit, duke u zotuar të dobësojë grupin militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani dhe të ndërpresë sulmeve të tij me raketa ndaj Izraelit. Grupi militant libanez ka thënë se kryen sulme me raketa ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët që janë të përfshirë në luftë me Izraelin në Gazë.

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi që do të largonte forcat tokësore izraelite nga Libani dhe do t'i shtynte forcat e Hezbollahut larg kufirit izraelit. Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, aleat i grupit Hezbollah që përfaqëson militantët në negociata, pritet të takohet me të dërguarin amerikan Amos Hochstein në kryeqytetin libanez të martën. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar vizitën e zotit Hochstein.

Ministri libanez i Punës, Mostafa Bayram, i cili u takua me zotin Berri të hënën, tha se Libani ka “qëndrim pozitiv” ndaj propozimit të fundit të Shteteve të Bashkuara.

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulmin, i cili gjithashtu plagosi 24 persona, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Shumë zona në Bejrutin qendror, përfshirë lagjen Zoqaq al-Blat, janë bërë strehë për shumicën e rreth 1 milion njerëzve të zhvendosur nga konflikti i vazhdueshëm në Libanin jugor dhe periferitë jugore të Bejrutit. Sulmi ndodhi gjithashtu pranë një xhamie shiite, Hussainiye.

Objektivi i sulmit ajror mbetët i paqartë. Ushtria izraelite gjithashtu nuk dha një paralajmërim paraprak për sulmin. Sirenat e ambulancës jehonin nëpër rrugë ndërsa një fotograf i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ njoftoi se kishte shumë viktima në rrugë.

Kjo është dita e dytë e sulmeve izraelite në qendër të Bejrutit pas më shumë se një muaji. Gjatë fundjavës, një sulm në zonën Ras el-Nabaa vrau zëdhënësin e grupit Hezbollah, Mohammed Afif, së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë një grua. Në të njejtën kohë, katër persona u vranë në një sulm tjetër në zonën tregtare Mar Elias.

Ushtria izraelite nuk ka thënë se cili ishte objektivi i atij sulmi.

Pak minuta pas sulmit të hënën, kryeministri në detyrë i Libanit Najib Mikati shkroi në rrjetin social X: “Të gjitha vendet dhe vendimmarrësit u kërkohet t'i japin fund agresionit të përgjakshëm dhe shkatërrues izraelit ndaj Libanit dhe të zbatojnë rezolutat ndërkombëtare, veçanërisht Rezolutën 1701”.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në vitin 2006, i dha fund luftës një mujore mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Rezoluta synonte të krijonte një zonë neutrale në Libanin jugor. Megjithatë, zbatimi i plotë i rezolutës është përballur me sfida nga të dyja palët.

Rezoluta po diskutohet në kuadër të propozimit amerikan për një marrëveshje armëpushimi, që synon t'u japë fund 13 muajve të sulmeve midis Izraelit dhe grupit libanez që Uashingtoni e ka shpallur si organizatë terroriste.

Propozimi parashikon që forcat tokësore izraelite, të cilat filluan një ofensivë në Libanin jugor më 1 tetor, të tërhiqen plotësisht nga Libani. Ushtria libaneze dhe forca paqeruajtëse e OKB-së UNIFIL do të ishin të vetmet që do të ishin të pranishme në jug të lumit libanez Litani. Hezbollahu do të tërhiqej nga zona.

Një diplomat perëndimor që ka njohuri mbi bisedimet i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ se ka “një optimizëm të përmbajtur’. Diplomati, duke folur në kushte anonimiteti, tha se një marrëveshje përfundimtare, megjithatë, ishte “ende në dorë” të palëve ndërluftuese.

Izraeli thuhet se po kërkon garanci se mund të vazhdojë të veprojë ushtarakisht kundër Hezbollahut nëse është e nevojshme, një kërkesë që libanezët nuk ka gjasa ta pranojnë. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën e Hezbollahut, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po vazhdojnë negociatat për armëpushimin. “Fushata ushtarake do të vazhdojë derisa të zhduket kërcënimi i menjëhershëm nga Libani”, tha ai.

Grupi militant Hezbollah, gjithashtu kreu një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa. Një raketë që goditi qytetin verior të Izraelit, Shfaram, vrau një grua dhe plagosi 10 të tjerë, sipas shërbimeve të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom.

Mbi 3400 njerëz janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit.

Në Izrael, 77 persona, përfshirë 31 ushtarë, janë vrarë nga sulmet ajrore të grupit Hezbollah, ndërsa mbi 50 ushtarë janë vrarë gjatë ofensivës tokësore izraelite.

Izraeli ka thënë se synon të dobësojë Hezbollahun për të siguruar kthimin e mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre pranë kufirit me Libanin./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet