LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Për evropianët është e drejtë të thuhet se ndihen disi të poshtëruar, pasi sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit ndodhi vetëm 24 orë pas takimit që ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe përfaqësuesja e BE-së, Kaja Kallas, zhvilluan më 20 qershor në Gjenevë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

24 Qershor 2025, 10:58 Nga M.B
Analiza: Evropa në kërkim të një roli për krizën
Kaja Kallas

EUROPA- Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, që u kryen në fundjavë. Për evropianët është e drejtë të thuhet se ndihen disi të poshtëruar, pasi sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit ndodhi vetëm 24 orë pas takimit që ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe përfaqësuesja e BE-së, Kaja Kallas, zhvilluan më 20 qershor në Gjenevë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Ato bisedime nuk çuan në diçka konkrete, madje as në marrëveshje për takim të ri. Por, Kallas ishte këmbëngulëse kur u pyet për këtë çështje para mbledhjes së Këshillit të Jashtëm të BE-së, më 23 qershor, duke thënë se Teherani ka filluar të hapet për çështjet e tij bërthamore dhe ato të sigurisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte i të njëjtit mendim. Ai tha se përpjekjet e Evropës nuk kanë çuar askund dhe se iranianët nuk kanë shumë dëshirë të bisedojnë. Për më tepër, mbrëmjen e 23 qershorit, ai njoftoi se Irani dhe Izraeli janë pajtuar tashmë për armëpushim. Ministrat e Jashtëm evropianë do ta diskutojnë këtë çështje në Bruksel, dhe kanë disa pika të përbashkëta në qëndrim - edhe nëse ato nuk do të kenë shumë ndikim në tensionet aktuale.

Në thelb, evropianët besojnë se diplomacia është e vetmja zgjidhje dhe se Evropa është ende e gatshme dhe me përvojë për të negociuar me Iranin. Kjo mund të mos jetë e dobishme tani, por ndoshta do të jetë në të ardhmen. Qëllim kryesor për Brukselin dhe kryeqytetet e tjera evropiane është të krijojnë një hapësirë, ku iranianët dhe amerikanët flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. Ata dështuan ta arrijnë këtë në Gjenevë, por do të ketë mundësi të tjera.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi para takimit në Bruksel se Uashingtoni vazhdon t’i inkurajojë evropianët të mbajnë kontakte me Iranin. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, insistoi se sulmet izraelite dhe amerikane nuk do ta pengojnë Iranin të krijojë bombë bërthamore. Ai tha se vetëm diplomacia mund ta rregullojë këtë çështje. A do të jetë kjo një version i përditësuar i Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës për Veprim (JCPOA), apo i marrëveshjes së frymëzuar nga Evropa dhe të arritur me ndihmën e evropianëve në vitin 2015?

Kjo marrëveshje e kufizoi programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. BE-ja vazhdon ta shohë atë si një arritje të rëndësishme diplomatike evropiane. Por, në fakt, marrëveshja pësoi një goditje të madhe gjatë mandatit të parë të Trumpit, sepse u konsiderua si projekt i paraardhësit të tij, Barack Obama. Nën presidencën e Joe Bidenit, ajo pothuajse nuk funksionoi fare, pasi Uashingtoni dhe Teherani morën pozicione gjithnjë e më të kundërta. Tani duket e vdekur dhe me pak shanse për t’u ringjallur, edhe pse ka ende aspekte të saj që mund të kenë ndikim.

Kallas vuri në dukje se evropianët kanë ende mundësinë e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit, sipas marrëveshjes JCPOA. Ato do ta rrisnin presionin, por, sipas diplomatëve evropianë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, nuk janë në tryezë për momentin. Ashtu si në rastin me Ukrainën dhe bisedimet e mundshme për paqe, Evropa duket se mund të jetë më shumë një financuese në të ardhmen, sesa një lojtare aktive. Ndaj, është e kujdesshme që të mos kritikojë shumë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, flitet për ndalimin e shitjes së armëve evropiane për Izraelin dhe pezullimin e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Izraelit, për shkak të shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut në Gazë. Megjithatë, këto nuk pritet të miratohen, sepse BE-ja është shumë e ndarë në këto çështje. Sa i përket SHBA-së, shqetësimet për sulmet e fundit janë më të vogla - për shumë arsye. BE-ja po përpiqet të shmangë një luftë tregtare transatlantike dhe shpreson që gjatë verës të arrihet një marrëveshje.

Ajo është, gjithashtu, në prag të një samiti të rëndësishëm të NATO-s, në të cilin shpreson që SHBA-ja të mbetet e angazhuar për mbrojtjen e Evropës dhe që Trump të mos e kritikojë ashpër mungesën e investimeve nga disa vende evropiane në mbrojtje. Ndërkohë, vendet lindore të BE-së shpresojnë ende se do ta bindin Uashingtonin të mbajë nivelin aktual të trupave amerikane në territorin e tyre, pavarësisht diskutimeve për zvogëlim të pranisë ushtarake.

Me përshkallëzimin e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka edhe zëra oportunistë që sugjerojnë se prania e SHBA-së në Evropë mund të rritet, për shkak të rrezikut që kriza të përhapet edhe në kontinent. Ndaj, prisni që Evropa të shprehë shqetësim dhe të bëjë thirrje për zgjidhje diplomatike, por jo më tepër se kaq!/ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës