LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA- Edhe mbështetësit e Liz Truss shqetësohen se planet e saj mund të bëjnë kërdinë

Publiku britanik është acaruar nga konservatorët qeverisës pasi Boris Johnson u detyrua të largohej nga detyra në korrik, e gjitha pas një varg skandalesh, ndërsa vetë partia po shkon me rreth 10 pikë përqindjeje diferencë me Partinë Laburiste të opozitës.

4 Shtator 2022, 17:15 Nga k.m.
ANALIZA- Edhe mbështetësit e Liz Truss shqetësohen se planet e
Kryeministrat konservatorë

Nga Bloomberg

Liz Truss ka kaluar javën e kaluar duke u përgatitur për t'u bërë kryeministre e Britanisë së Madhe. Ajo po forcon planet për të ndihmuar familjet dhe bizneset e goditura nga rritja e kostove të energjisë por po ashtu po mendon edhe për finalizimin e emërimeve të saj në kabinet.

Disa nga mbështetësit e saj më të afërt janë të shqetësuar se këto lëvizje të para në detyrë rezultojnë të jenë gabime të mëdha.

Ligjvënësit konservatorë që mbështetën Sekretaren e Jashtme 47-vjeçare në garën për lidershipin e partisë që do vendoset të hënën, janë gjithnjë e më të shqetësuar se paketa e saj e ndihmëse për energjinë nuk do të shkojë aq larg sa duhet, duke minuar potencialisht autoritetin e saj me një kthesë në javët e para në zyrë. Planet e saj për uljen e taksave rrezikojnë të thellojnë shitjet në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Për të komplikuar problemin, vendosmëria e saj për të promovuar besnikët ideologjikë mbi zyrtarët me përvojë rrezikon ta lërë atë me pak mbrojtje nëse reagimi publik do të dalë kundër saj. Një video e Sekretarit të Shëndetësisë, Steve Barclay, duke debatuar me një grua jashtë një spitali muajin e kaluar, u pa si një shenjë e zemërimit publik që mund të vinte ndaj saj.

Po ashtu, kryeministri i ardhshëm britanik do të marrë detyrën në një moment ankthi të dëshpëruar për Mbretërinë e Bashkuar, me mungesën e gazit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë duke e çuar inflacionin në norma që nuk janë parë për një brez. Me miliona familje që luftojnë për të mbuluar faturat e tyre, punonjësit e hekurudhave dhe madje edhe avokatët kanë mbajtur greva për të kërkuar paga më të larta, ndërsa mësuesit dhe infermierët mund t'u bashkohen në vjeshtë.

Publiku britanik është acaruar nga konservatorët qeverisës pasi Boris Johnson u detyrua të largohej nga detyra në korrik, e gjitha pas një varg skandalesh, ndërsa vetë partia po shkon me rreth 10 pikë përqindjeje diferencë me Partinë Laburiste të opozitës. Kjo në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme priten në 2024. Politikat e Truss kanë pasur impakt tek anëtarët e partisë konservatore, votat e të cilëve do të vendosin për kryeministrin e ardhshëm kur të shpallet rezultati të hënën, por deputetët janë të shqetësuar nëse ajo do të jetë në gjendje të trajtojë edhe problemet në tërësi.

Një aleat këmbëngul se paketa e mbështetjes për energjinë e Truss-it do të jetë më radikale nga sa tregoi ajo, por e përdori për epërsi ndaj ish-kancelarit të Thesarit Rishi Sunak, kundërshtari i saj. 

Një ulje drastike e taksës së shitjeve, si dheheqja e taksave të gjelbra për faturat e energjisë, janë diskutuar të gjitha për të ndihmuar qytetarët. Disa mbështetës të Truss-it i kanë kërkuar asaj të ulë tatimin mbi të ardhurat ose të rrisë pagën minimale.

Por asnjë nga këto masa nuk do të fokusonte tek britanikët më të varfër, të cilët paguajnë pak ose aspak tatimin mbi të ardhurat dhe përdorin shumë më pak energji se klasat e mesme.

Megjithatë, një mbështetës tha se deputetët janë të shqetësuar se shumat që po shqyrtohen nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar miliona britanikë me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilët po luftojnë për të paguar faturat e tyre. Ka frikë se Truss do duhet të dalë me  një paketë të dytë sepse e para nuk do mjaftojë.

Një ndihmës i qeverisë i përfshirë në diskutimet mbi lëvizjet e saj të para të politikës tha se ata i kishin parë dy javët e fundit të konkursit me frikë. Ata ishin të alarmuar që Truss përjashtoi si mundësi racionimin e energjisë, pavarësisht nga dokumentet e brendshme të qeverisë që propozojnë diçka të tillë. Planet e saj për të ulur taksat, për të subvencionuar faturat e energjisë dhe për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3% të PBB-së thjesht nuk përputhen. Ajo nuk duket e përgatitur për një përplasje të ardhshme me realitetin.

Shqetësimi tjetër i madh është për emërimet e saj kryesore. Disa mbështetës të Truss-it që janë të njohur me kabinetin e saj të planifikuar janë nervozë që emrat në kornizë nuk do t'i ofrojnë asaj mbështetjen që do t'i duhet.

Ben Wallace, i cili ka të ngjarë të qëndrojë si sekretar i mbrojtjes, ka fituar lëvdata brenda dhe jashtë vendit për rolin e tij në luftën në Ukrainë, ku ai punoi ngushtë me Truss. Kwasi Kwarteng, një kancelar i mundshëm, shërbeu në kabinetin e Johnson për 18 muaj si sekretar biznesi dhe ka udhëhequr politikën e qeverisë për sigurinë e energjisë.

Por Kwarteng po konsideron të heqë dorë nga posti Sekretarin e Përhershëm të Thesarit, Tom Scholar, i cili shihet se përfaqëson qeverinë tradicionale. Një zyrtar tha se Scholar është një nga të paktët njerëz në Britani të aftë për të menaxhuar ekonominë dhe se largimi i tij do të ishte vetëvrasje.

Suella Braverman do shpallet Sekretare e Brendshme pas më pak se një viti në kabinet si Prokurore e Përgjithshme. Ajo do të marrë përsipër detyrën e madhe për të ndaluar kalimet e kanaleve nga migrantët pa dokumente, gjë që shihet jetike për shpresat e konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme.

Jacob Rees-Mogg ka të ngjarë të marrë përgjegjësinë e portofolit të biznesit dhe energjisë, pavarësisht se ka kritikuar vazhdimisht përpjekjet e qeverisë së mëparshme për të eliminuar emetimet e gazeve serrë. Këshilltarëve të tjerë të Johnson që shpresonin të qëndronin në qeveri u është thënë se nuk do të ketë vende pune për ta.

Emra të tjerë në kornizën për postet kryesore janë katër kandidatë të tjerë për lidership, Kemi Badenoch, Penny Mordaunt, Nadhim Zahaëi dhe Tom Tugendhat, si dhe mbështetësit e hershëm Simon Clarke, Chloe Smith, Ranil Jayaëardena dhe ëendy Morton.

Disa ministra të tjerë nga administrata e Johnson mund të mbeten në postet kryesore të qeverisë, por mbështetësit e Sunak si Dominic Raab, Michael Gove dhe Oliver Doëden, pritet të largohen nga qeveria dhe t'i bashkohen radhëve të deputetëve, të cilët luajtën një rol në rrëzimin e tre prej katër kryeministrat e fundit konservatorë. (David Cameron ishte përjashtim. Ai dha dorëheqjen pasi humbi referendumin për Brexit në 2016.)

Shumica e kryeministrave e marrin autoritetin e tyre nga një mbështetje thelbësore e deputetëve, por ka pak njerëz të guximshëm që mbështesin Truss në parlament. Megjithatë, partia parlamentare është aq e përçarë, saqë deputetët tashmë po spekulojnë se sa shpejt do të fillojë të qarkullojnë zërat se do të dorëzohet një tjetër mocion mosbesimi. Disa deputetë sugjeruan se kjo mund të jetë arsyeja pse disa politikanë të lartë që pritej të largoheshin nga politika pas konkursit janë zotuar së fundmi të qëndrojnë në parlament.

Një ministër konservator tha se historia e konkursit ishte se fushata e Sunak ishte hedhur në erë në javën e parë nga perceptimi se ai kishte tradhtuar Johnson, por ai ishte objektivisht kandidati më i besueshëm me planin më të mirë ekonomik. 

zgjedhjet në angli liz truss rishi sunak

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës