LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA/ A ka Donald Trumpi imunitet presidencial?

Vendimi i organit më të lartë gjyqësor të vendit do të përcaktojë se çfarë rrjedhe do të marrin në një vit zgjedhor disa prej çështjeve në ngarkim të kandidatit të pritshëm republikan për zgjedhjet presidencile të 5 nëntorit.

4 Prill 2024, 18:40 Nga E. D
Analiza e VOA/ A ka Donald Trumpi imunitet presidencial?
Donald Trump

SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë në 25 prill argumentet rreth imunitetit presidencial dhe nëse ish Presidenti Donald Trump mund të dalë në gjyq lidhur me akuzat se ka kryer komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Vendimi i organit më të lartë gjyqësor të vendit do të përcaktojë se çfarë rrjedhe do të marrin në një vit zgjedhor disa prej çështjeve në ngarkim të kandidatit të pritshëm republikan për zgjedhjet presidencile të 5 nëntorit. Ish Presidenti Trump përballet me 91 akuza penale në 4 çështje të ndryshme. Mes akuzave është mbajtja me paramendim e dokumenteve tepër sekrete të mbrojtjes kombëtare, në shkelje të Aktit të Spiunazhit.
“Donald Trumpi po përpiqet të tregojë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka imunitet nga ndjekja penale për veprime zyrtare gjatë kohës që ka qënë në detyrë”, thotë për Zërin e Amerikës Charles Bullock nga Universiteti i Xhorxhias.

“Megjithatë, besoj se në thelb të kësaj çështjeje ështe se sa gjerësisht i përkufizojnë zoti Trump dhe avokatët e tij aktet zyrtare”, shpjegon ai.

“Aktualisht, ata japin një përkufizim shumë të gjerë. Trumpi thotë se Presidenti duhet të ketë mbrojtje të plotë për sa kohë është në ushtrim të funksionit zyrtar, por paneli prej tre gjykatësish që vendosi kundër tij shtroi pyetjen, “Po në rast se një President paguan një vrasës për të eleminuar një nga kundërshtarët e tij? A përbën kjo një akt zyrtar dhe a mund të jetë Presidenti imun në këtë rast? Mendoj se të gjithë do të thoshim se “sigurisht që jo”!.

Shumë republikanë vazhdojnë të mbështesin Trumpin

Çështja që do të marrë në shqyrtim këtë muaj Gjykata e Lartë, ku 3 prej 9 anëtarëve saj janë emëruar nga zoti Trump, përfshin akuzat federale se zoti Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 duke shpërndarë informacin të rremë dhe duke ushtruar trysni ndaj Nën Presidentit të atëhershëm Mike Pense që të refuzonte rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve kur iu paraqitën Kongresit për certifikim.

Certifikimi nga Kongresi i votave të delegatëve zgjedhorë në 6 janar 2021, u ndërpre nga mbështetës të zotit Trump që sulmuan Kapitolin. Për atë sulm, zoti Trump përballet me një tjetër akuzë, atë për përpjekje për të penguar një procedure zyrtare të Kongresit.

Ish Presidenti Donald Trump argumenton se në kohën kur i ndërmori këto veprime ishte president dhe për këtë arsye nuk mund të ndiqet penalisht.

Në argumentet e depozituara në Gjykatën e Lartë avokatët e tij shkruanin se “Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrat e tij dhe institucioni i Presidencës nuk mund të ruajë pavarësinë jetike, në rast se Presidenti përballet me ndjekje penale për aktet zyrtare pas mbarimit të mandatit”.

Një sondazh i revistës “Politico” dhe kompanisë së anketimeve Ipsos tregonte se 70 për qind e votuesve, përfshirë thuajse gjysmën e republikanëve, refuzojnë argumentin e zotit Trump se presidentët duhet të kenë imunitet nga ndjekja penale për krime që i kanë bërë ndërsa mbanin detyrën zyrtare.

Votuesi republikan Jeff Williams nga qyteti Valparaiso në shtetin e Indianës beson se akuzat ndaj zotit Trump tregojnë se ai po vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë nga demokratët.

“Mua më krijohet përshtypja se këto të gjitha janë çështje që i kanë ngritur prokurorë të lidhur me demokratët, në qarqe që anojnë nga demokratët, me shpresën se juritë që anojnë po nga demokratët, do të votojnë kundër Trumpit thjesht dhe vetëm sepse nuk e pëlqejnë”, i tha ai Zërit të Amerikës.

“A mendoj unë se një President duhet të ketë imunitet të plotë përballë ligjit? Në asnjë mënyrë. Por a kam parë ndonjë provë që sugjeron se Presidenti Trump është fajtor përtej një dyshimi të arsyeshëm? Abolutisht jo. Kjo më duket një gjueti shtrigash”, thotë ai.

Votuesja demokrate Deborah Theobald në qytetin Woodstock në shtetin e Xhorxhias thotë se “gjysma e vendit do të duhet të justifikojë votën për një kriminel këtë vit”. Ajo thotë se “nuk e beson dot që po e gjejmë veten në një situate të tillë”.

55 për qind e amerikanëve u përgjigjën në një sondazh të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së anketimeve Ipsos se nuk do të votonin për Donald Trumpin nëse ai shpallej fajtor për një vepër penale nga një juri, ndërsa 58 për qind thanë se nuk do të votonin për ish-Presidentin nëse ai do të gjendej në burg.

“Nëse një person ka kryer krim ndërsa mbante detyrën, apo ka bërë një krim të rëndë para se të merrte detyrën, atëherë mendoj se duhet të gjykohet si çdo amerikan tjetër”, thotë Rebecca Urrutia, një nënë nga shteti Konektikat, e cila votoi për zotin Trump si në 2016 edhe në 2020.

“Kushdo që thotë se Presidenti duhet të ketë imunitet nga gjykimi për një krim nuk mbron Kushtetutën dhe vendin tonë. Presidenti është një qytetar dhe shërbëtor i vendit tonë, nuk është as mbret, as perandor, dhe nëse shkel ai ligjin, nuk mund të votoj për të”, thotë ajo.

Ndikimi në zgjedhjet e pritshme presidenciale

Është një pike kthese për sistemin e drejtësisë amerikane dhe një moment politik vendimtar për zotin Trump, thotë Robert Collins, profesor mbi politikat publike dhe studimet urbane pranë universitetit “Dillard”.

“Sondazhet kanë treguar se nëse ai shpallet fajtor ose jo ka ndikim të madh për zgjedhjet presidenciale. Por, përtej vendimit që do ketë për këto raste, sa më shumë të zgjasin ato, aq më shumë ka të ngjarë që zoti Trump të shmangë një vendim që e shpall atë fajtor përpara ditës së zgjedhjeve”, thotë zoti Collins.

Votuesit e pavarur kanë rol kritik në ato që njihen si shtete kyçe, shtete ku kandidatët republikanë dhe demokratë gëzojnë thuajse të njëjtin nivel mbështetjeje, dhe më shumë se 1/3 e tyre thanë në anketimin e revistës “Politico” dhe kompanisë Ipsos, se ka më pak të ngjarë të votonin për Trumpin nëse ai do të dënohej.

“Por nëse deri para zgjedhjeve nuk ka vendim gjyqi për dënimin e tij, që mund të ndikonte në votën e zgjedhësve, atëherë votuesit republikanë mund të vazhdojnë ta përkrahin atë (Donald Trumpin). Dhe nëse ai fiton zgjedhjet dhe dënohet pas tyre, atëherë ai mund të thotë se si President në detyrë, ka të drejtën të fali veten. Eshtë një situatë. Rrezikshme”, thotë zoti Collins.

Votuesja nga Melburn në Florida, Jillian Dani, që e mbështeti zotin Trump në vitin 2016 dhe 2020, thotë se rrjedha e çështjeve të tij ligjore do të kenë ndikim të madh për votën e saj në nëntor.

“Nga njëra anë nuk do të votoja për dikë që është dënuar se ka kryer një krim”, i tha zonja Dani Zërit të Amerikës. “Por nga ana tjetër, druaj se kjo është një gjueti shtrigash ndaj dikujt që demokratët ia kanë frikën. Besoj se Clintoni dhe Bideni ishin gjithashtu kriminelë, por nuk u dënuan. Nëse as Trumpi nuk dënohet, atëherë përse duhet të trajtohet ndryshe”, pyet ajo.

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet