LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si përfitoi Orban nga lufta në Ukrainë?

Kritikët thonë se peizazhi mediatik që ka rezultuar, e ka ndihmuar Orbanin t’i portretizojë sanksionet e BE-së si rreziqe kryesore.

25 Dhjetor 2022, 17:36 Nga DOSJA
Analiza e REL: Si përfitoi Orban nga lufta në Ukrainë?
Viktor Orban

Në tetor, kur vjeshta filloi dhe Rusia intensifikoi bombardimet e saj kundër rrjetit energjetik të Ukrainës, Qeveria në Hungarinë fqinje po mobilizohej kundër një armiku të saj. Në billborde, fletushka, lajme, Facebook e platforma të tjera digjitale, hungarezët kudo përballeshin me imazhin e një bombe, të mbështjellë me një letër ku shkruante “sanksione”, si dhe me mesazhin “sanksionet nga Brukseli po na shkatërrojnë”. Prej se Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në fund të shkurtit, Bashkimi Evropian - pjesë e të cilit është edhe Hungaria - ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj.

Imazhet në Hungari ishin pjesë e një “konsultimi kombëtar”, të financuar nga shteti dhe të porositur nga Qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Qëllimi ishte të bindeshin 10 milionë hungarezë se “bombat nuk vrasin njerëz, sanksionet vrasin njerëz”. Ose, të paktën, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e tyre. I armatosur me një super-shumicë që i mundësoi partisë së tij qeverisëse, Fidesz, të riformësonte politikën dhe institucionet hungareze që nga viti 2010, Orban kaloi vite duke e mbushur sektorin e transmetuesve publikë me aleatë dhe duke u mundësuar oligarkëve dhe miqve të tij t’i përvetësonin pothuajse të gjitha stacionet kryesore komerciale.

Kritikët thonë se peizazhi mediatik që ka rezultuar, e ka ndihmuar Orbanin t’i portretizojë sanksionet e BE-së si rreziqe kryesore. Në muajin shkurt, Orban dukej i lëkundur. Zgjedhjet e 3 prillit ishin në prag dhe, për shkak të rritjes së kostos së jetesës, sondazhet sinjalizonin ndryshimin e Qeverisë. Dhuratat dhe subvencionet e tij tradicionale parazgjedhore po e lodhnin buxhetin dhe, siç dukej, nuk po e mashtronin gati askënd. Kishte pakënaqësi mes mësuesve, inxhinierëve të trenave, punonjësve të stacioneve të karburantit e të tjerëve. Lajkat e tij me Moskën dhe Pekinin po e dëmtonin, po ashtu, pozitën e Budapestit mes aleatëve të BE-së dhe NATO-s.

“Çështja është nëse do të ketë një lloj pakënaqësie uniformë, dërrmuese”, tha për Shërbimin hungarez të Radios Evropa e Lirë Andras Biro-Nagy, drejtor i Policy Solutions - një institut i mendimit liberal-demokratik në Budapest.

“Për momentin, duket se këto pakënaqësi janë të izoluara, se shtresat e ndryshme nuk po bashkohen me njëra-tjetrën”, tha ai më 23 shkurt.

Të nesërmen, presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin më të madh të një vendi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Orban, fillimisht, u përgjigj duke thënë se gjëja më e keqe do të ishte “të lejonim që Hungaria të ngatërrohej në luftë”.

“Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ai për Televizionin shtetëror M1, më 28 shkurt.

“Unë e quaj këtë qetësi strategjike. Kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë tani”, tha ai.

Vetëm disa ditë pasi dhjetëra mijëra trupa dhe tanke ruse u futën në Ukrainë, Orban tërhoqi një paralele mes ukrainasve dhe hungarezëve, duke thënë se të dy popujt kishin kaluar dekada duke vuajtur nën hegjemoninë e Moskës, përpara se të binte Bashkimi Sovjetik.

“Dekada e ardhshme do të jetë rreth asaj se kush është në gjendje të krijojë një mjedis të sigurt për vendin e tij, për jetën e përditshme të njerëzve”, tha Orban.

Më vonë, në një fjalim në Ditën Kombëtare, derisa kishin mbetur më pak se tri javë deri në zgjedhje, ai foli sërish për ngjarjet në Ukrainë. Ai nuk përmendi vuajtjet e ukrainasve në përgjithësi, por rrezikun për “qindra mijëra hungarezë” që jetojnë në Ukrainën perëndimore. Orban nuk paralajmëroi për imperializmin rus, por, përkundrazi, barazoi “interesat” ruse dhe ukrainase dhe dërgoi mesazhe te SHBA-ja dhe BE-ja.

“Ne duhet t’i përfaqësojmë interesat tona, me qetësi dhe guxim. Ne duhet të qëndrojmë jashtë kësaj lufte”, tha Orban.

Kjo ndjenjë është përkthyer në refuzim të çdo veprimi - përfshirë mbështetjen ushtarake ose furnizimin me armë të Ukrainës - që mund të interpretohet si ndërhyrje në konflikt, thotë Marton Bene, studiues i lartë në Qendrën MTA për Shkenca Sociale në Institutin e Budapestit për Shkenca Politike.

“Prizmi i interesave të Hungarisë” e ka bërë gjithashtu Budapestin të promovojë nevojën për një fund të armiqësive ushtarake dhe për bisedime të paqes, thotë ai.

Po sipas tij, Qeveria hungareze pranoi se Rusia është agresore, por, në përgjithësi, “shmangu vlerësimet normative” të luftës dhe e cilësoi atë si “një konflikt midis SHBA-së dhe Rusisë dhe jo si një luftë të pastër rajonale”.

Rreziku më i madh për Hungarinë, u tha Orban hungarezëve në Ditën Kombëtare, do të ishte “hyrja në një luftë mizore, të gjatë dhe të përgjakshme”.

Budapesti, tha ai, nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tjerë të NATO-s.

Lakmusz - një projekt hungarez për kontrollimin e fakteve - e përshkroi më vonë strategjinë parazgjedhore të Orbanit si “zhvendosje të fokusit nga temat e brendshme në tema gjeopolitike dhe të sigurisë”.

Dhe, më 3 prill, Fidesz i fitoi zgjedhjet.

Biro-Nagy, nga instituti Policy Solutions, tha më vonë se “beteja për të interpretuar luftën në Ukrainë, tregon fuqinë e perandorisë mediatike të Fidesz-it”.

Orban, tha ai, fitoi “duke e portretizuar veten si garantues të paqes dhe sigurisë, ndërsa akuzoi opozitën e bashkuar për futjen e mundshme të Hungarisë në luftë”.

Blanka Zoldi, kryeredaktore në Lakmusz, thotë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Hungari qarkullojnë mesazhe pro-ruse “që kanë origjinën nga niveli më i lartë i elitës politike hungareze” e që më pas “përhapen nga një eko-sistem i centralizuar mediatik, përfshirë mediat publike, mediat pro-qeveritare dhe influencuesit në mediat sociale”.

Në shumë raste, sipas saj, përhapen informacione të rreme, të mbështetura nga reklamat shtetërore dhe paratë publike.

Agnes Urban, profesoreshë e info-komunikimeve në Universitetin Corvinus të Budapestit, thotë se, së voni, lajmet e transmetuesve publikë në Hungari kanë nisur të mbushen me raporte për mungesën e energjisë dhe rritjen e çmimeve, si pasojë e sanksioneve që pengojnë rrjedhën e gazit rus.

Ajo thotë se transmetuesit publikë shmangin “legjitimimin e luftës” dhe nuk i bëjnë jehonë raportimit të mediave ruse për zhvillimet në fushëbetejë. Nga ky këndvështrim, thotë ajo, “është raportim relativisht i drejtë”.

“Por, nga pikëpamja e krizës energjetike, ata me të vërtetë ndjekin qasjen e Kremlinit”, thotë Urban.

“Në mediat pro-qeveritare, nuk ka çështje të sigurisë kombëtare, nuk ka rrezik për ndjekjen e politikave pro-ruse. E vetmja ngjarje e rëndësishme është siguria energjetike”, thotë Urban.

Sipas saj, media dhe shoqëria hungareze janë “plotësisht të polarizuara” si rezultat i “komunikimit shumë të kontrolluar nga Qeveria” dhe aleatët e saj mediatikë.

“Sigurisht, ekziston një pjesë e shoqërisë që ndjek komunikimin pro-perëndimor, por zëri i saj është mjaft i kufizuar”, thotë Urban.

“Dua të them, edhe nëse shumë prej tyre janë udhëheqës të opinionit, ata nuk mund të konkurrojnë me këtë perandori mediatike pro-Fidesz”, shton ajo.

Çështjet e sigurisë kombëtare dhe uniteti i NATO-s, sipas saj, janë tema të shpeshta të bisedave midis mediave të pavarura, përfshirë atë se “çfarë do të thotë për Hungarinë të jetë anëtarja më pak e besueshme e aleancës perëndimore dhe çfarë lloj rreziqesh bart kjo për Hungarinë në plan afatgjatë”.

Këto diskutime, thotë Urban, nxisin argumentet se Hungaria ka qenë shpesh në anën e gabuar të zhvillimeve të mëdha gjeopolitike, shekullin e kaluar.

Marrë nga REL

viktor orban

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale