LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Republika Sërpska kërcënon qytetarët e Bosnjës dhe të Kosovës me veto për heqjen e vizave

Njoftimet se vizat mund të hiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë të diskutueshme pas bllokimit të ri nga entiteti Republika Sërpska (RS).

27 Qershor 2023, 08:43 Nga a.l
Analiza e REL: Republika Sërpska kërcënon qytetarët e
Foto ilustruese

Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar Sarajevën vetëm dy herë përgjatë 22 vjetëve sa ai jeton atje. Ata nuk e vizitojnë sepse për këtë u duhen vizat, dhe procedurat [për pajisje me vizë] janë të vështira dhe e vrasin dinjitetin, thotë Ukaj.

Njoftimet se vizat mund të hiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë të diskutueshme pas bllokimit të ri nga entiteti Republika Sërpska (RS).

“Do të vijë koha për të marrë përgjegjësinë për rrezikimin e lirive themelore të njeriut”, thotë Ukaj duke komentuar njoftimin e politikanëve nga entiteti i Republikës Sërpska për bllokimin e mëtejmë të marrëveshjes.

Heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar prej vitesh nga politikanët nga Bosnja dhe Hercegovina, entitete të kryesuara nga presidenti Millorad Dodik, që është në krye të Aleancës qeverisëse të Social- Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të RS-së do të diskutojnë për veton e anëtares së Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviç, e cila deklaroi se është mbivotuar në seancën e fundit të kreut kolektiv të shtetit, të martën, më 27 qershor.

Bllokada të reja po afrohen pas fjalimit të fundit të Cvijanoviç, përndryshe zyrtare e SNSD-së, e cila e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska.

Cvijanoviç ka përmendur inicimin e vetos për shkak të “përshkallëzimit të krizës në veri të Kosovës”, duke thënë se “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “nuk meriton përfitime”.

Në pritje të heqjes së vizave që ndanë familje

Më 21 qershor, ajo paralajmëroi inicimin e vetos, si një mundësi kushtetuese për anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, e cila do të çimentonte më tej marrëveshjen për regjimin pa viza.

“Kjo i përket shekullit XV dhe vret dinjitetin njerëzor. Koha kalon dhe ne nuk e kthejmë dot. Prindërit po plaken, ne po plakemi dhe kjo është gjëja më tragjike për mua”, shprehet aktori 43-vjeçar, Alban Ukaj, i cili ka lindur në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Sarajevë.

Ai shton se nuk e përjashton mundësinë që për shkak të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ku e sheh problemin Cvijanoviçi?

Njëra nga tri marrëveshjet për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në nëntor të vitit 2022 si pjesë e procesit të Berlinit, i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa dy marrëveshjet tjera janë për njohjen e diplomave të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.

Në rastin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo nënkupton edhe heqjen e regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të dyja vendeve.

Megjithatë, politikanët nga Republika Sërpska refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, vitin e kaluar.

“Në parim, unë jam për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, por në këto rrethana, Prishtina tani nuk mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Cvijanoviq më 21 qershor për Radion dhe Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS).

Inicimi vetos u bë pasi u mbivotua në seancën e Presidencës së BeH-së, kur u shpreh kundër konkluzioneve për miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për njohjen e diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Konkluzionet për miratimin e atyre marrëveshjeve, për të cilat u dakordua në kuadër të Procesit të Berlinit, u mbështetën nga Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, kolegë të saj në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës.

Tre anëtarët e Presidencës së BiH, Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljka Cvijanoviç, në një mëngjes lutjesh në Uashington, 2 shkurt 2023.

Ndërkohë, lëvizja e Zheljka Cvijanoviçit u mirëprit nga shefi i partisë së saj dhe presidenti i Republikës Sërpska, duke theksuar se ai është “përgjegjës për mbrojtjen e pozicioneve të RS-së dhe se Asambleja Kombëtare do ta mbështesë atë me një shumicë prej dy të tretash”.

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës përcakton se një anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës mund ta shpallë një vendim të Presidencës, me të cilin nuk pajtohet, shkatërrues për interesin jetik të subjektit për territorin nga i cili është zgjedhur.

Në këtë rast, Kushtetuta parashikon që Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të iniciojë veton dhe nëse merr mbështetjen e deputetëve, konkluzionet e Presidencës nuk do të kenë efekt.

Në mënyrë që iniciativa e vetos e Zheljka Cvijanoviçit të “jetësohet”, duhet të mbështetet nga dy të tretat e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare të RS-së, pra 56 nga gjithsej 83.

A po be Procesi i Berlinit?

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, vlerëson për REL-in se në rast se Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska e mbështet veton, “marrëveshjet e Procesit të Berlinit do të bien”.

Konakoviq pretendon se koalicioni qeverisës në nivel shtetëror ka arritur më parë një marrëveshje për miratimin e dy marrëveshjeve, të cilat i referohen njohjes së kualifikimeve profesionale dhe diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja parimore për këto dy marrëveshje u dha në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 19 prill, kur u tha se marrëveshja e tretë, ajo për letërnjoftimet, do të ishte objekt i një marrëveshjeje të mëvonshme politike. Sipas rregulloreve aktuale, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të miratohen nga Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Presidenca e BeH-së, pas së cilës ato ratifikohen nga Parlamenti i këtij shteti.

Është një marrëveshje për të gjitha vendet, jo vetëm për Kosovën. Ata [politikanët nga Republika Sërpska] ishin të gatshëm të mbështesnin dy dhe pastaj në seancën e Kryesisë ishte edhe një e tretë. A do të reagojnë me veto për shkak të revoltës? Nuk e di. Kjo tregon se konfliktet dhe mbivotimet nuk sjellin asgjë dhe ne po bëjmë pesë hapa prapa”, thotë Konakoviç.

Ndryshe, Qeveria në nivel shtetëror në BeH përbëhet nga SNSD-ja, Partia Demokratike Kroate e BeH-së (HDZ) dhe disa parti të mbledhura rreth Partisë Socialdemokrate të Bosnjës.

“Në Këshillin e ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ne e kemi përfunduar punën tonë, si dhe Presidenca e BeH-së, dhe Parlamenti tani duhet ta ratifikojë. Megjithatë, nëse Asambleja Kombëtare e RS-së e refuzon, atëherë procesi është i bllokuar”, thekson Konakoviç.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale u nënshkruan në nëntor të vitit të kaluar nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Që të fillojë zbatimi, është e nevojshme që dokumentet të ratifikohen në parlamentet e secilit prej vendeve brenda 18 muajve.

Deri më tani, marrëveshjet janë ratifikuar nga të gjitha vendet, përveç Bosnje e Hercegovinës, ndërsa puna [për ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti] në Mal të Zi është në fazën përfundimtare, tha për REL-in Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një nga koordinatorët për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne shpresojmë që Bosnja dhe Hercegovina së shpejti do t’i ratifikojë marrëveshjet dhe kështu do të tregojë një vendosmëri të përbashkët për të kapërcyer sfidat rajonale. Gjithçka ka të bëjë me politikën dhe në këtë rast ka të bëjë me detyrimet që janë ndërmarrë dhe që duhet të respektohen”, tha për REL-in sekretarja e përgjithshëm e RCC-së, Majlinda Bregu.

Si bëhet pajisja me vizë?

Bosnja e Hercegovina, përveç Serbisë, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka njohur Kosovën. Njohja kërkon pëlqimin e të tre anëtarëve të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, të gjithë anëtarët nga Republika Sërpska e kanë kundërshtuar atë.

Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të Bosnjës nga viti 2012, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Bosnje e Hercegovinë si turistë.

Atyre u kërkohet të pajisen me vizë, e cila nuk është e vendosur në pasaportë, por lëshohet në një formular të veçantë “vetëm në raste të jashtëzakonshme” në ambasadat e Bosnjës në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Për shkak të regjimit rigoroz të vizave të Bosnjë e Hercegovinës për qytetarët e Kosovës, në vitin 2014, Prishtina zyrtare u kundërpërgjigj me të njëjtat masa, duke vendosur viza për qytetarët nga Bosnje e Hercegovina.

“Marrja e një vize është një procedurë komplekse, e kushtueshme dhe kërkon shumë kohë, ku përafërsisht një në tre persona merr vizë. Fjala është për njerëz, për bashkim familjesh, madje edhe për biznesmenë”, thotë Bregu.

Anketa e Barometrit Ballkanik tregon se 59 për qind e biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor besojnë se udhëtimi vetëm me letërnjoftim do të ishte i dobishëm për biznesin e tyre, thotë Këshilli i bashkëpunimit rajonal.

Sipas këtij sondazhi, 67 për qind e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës besojnë se bashkëpunimi rajonal kontribuon në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

Kur bëhet fjalë për njohjen e kualifikimeve akademike, në rajon në vitin 2022 janë dorëzuar 6.000 aplikime. Njohja e një diplome universitare kushton nga 300 deri në 500 euro dhe procedura zgjat disa muaj./REL

lista serbe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës