LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Problemet e BE-së me demografinë

Edhe vendet e këtij blloku janë të goditura nga ndikimi që këto lëvizje demografike kanë në ekonomitë e tyre, si dhe në parashikimin e së ardhmes, sidomos në tregun e punës. Vitin e kaluar, Kroacia ka shënuar rekord të dhënies së lejeve të punës për shtetasit e huaj, sidomos nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

22 Korrik 2023, 17:46 Nga a.l
Analiza e REL: Problemet e BE-së me demografinë
Foto ilustruese

Largimi i shpejtë dhe i madh i të rinjve, që shkakton sfida serioze në shumë vende, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është problem serioz edhe për Bashkimin Evropian.

Edhe vendet e këtij blloku janë të goditura nga ndikimi që këto lëvizje demografike kanë në ekonomitë e tyre, si dhe në parashikimin e së ardhmes, sidomos në tregun e punës.

Prandaj, në BE thonë se janë duke punuar në disa projekte, që kanë synim ta zbusin efektin negativ që shkakton i ashtuquajturi fenomen i “ikjes së trurit“, e që nënkupton largimin e të rinjve dhe të fuqisë punëtore nga një vend drejt një vendi tjetër.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia, janë duke u përballur me largime të mëdha të fuqisë punëtore. Kjo ka bërë që në këto vende të zvogëlohet dukshëm fuqia punëtore dhe të vihet re edhe mungesa e disa kategorive të punëtorëve në tregun e punës.

Por, në të njëjtën kohë, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sidomos ato nga Evropa lindore, janë duke u përballur me këtë fenomen. Kroacia, ndoshta, më së shumti.

Për herë të parë, ky vend, sipas regjistrimit të popullsisë, ka rënë nën 4 milionë banorë. Për dhjetë vjet, që është anëtare e BE-së, Kroacia ka humbur gjysmë milioni banorë.

Krahas problemit kronik që kanë të gjitha vendet evropiane - zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të lindjeve - Kroacia ka regjistruar edhe largim masiv të të rinjve në vendet e tjera të BE-së.

Duke përfituar nga liria e lëvizjes së punëtorëve brenda tregut të përbashkët, shumë të rinj nga Kroacia kanë shkuar të punojnë në vende si: Irlanda, Gjermania dhe Austria.

Ky fenomen është regjistruar më herët edhe në vendet që kanë hyrë në BE para Kroacisë, si: Bullgaria, Rumania dhe Polonia. Largimi i të rinjve, në kërkim të një vendi më të mirë të punës, ka pasur disa efekte pozitive.

Kroacia, për shembull, kur ka hyrë në BE në vitin 2013, ka pasur nivelin e papunësisë 17 për qind. Tash e ka diku rreth 6 për qind. Por, Kroacia ka deficit të fuqisë punëtore, sidomos në fushën e turizmit dhe ndërtimtarisë. Këtë, ky vend, sikurse edhe vendet tjera të Evropës lindore, po e plotëson me fuqi punëtore nga vendet e treta, jashtë BE-së.

Vitin e kaluar, Kroacia ka shënuar rekord të dhënies së lejeve të punës për shtetasit e huaj, sidomos nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Dubravka Shuica, që është e caktuar të kujdeset për demografi dhe demokraci, thotë se për Bashkimin Evropian, zgjidhja më e shpejtë është migrimi i kontrolluar, sepse, siç thotë, pa ardhjen e fuqisë punëtore nga jashtë, ekonomia e BE-së do të humbë përparësitë ndaj konkurrencës.

Shuica, kur ka prezantuar disa herë planet e Komisionit Evropian për t’u përballur me këto sfida demografike, ka konstatuar se problemi i lëvizjes së të rinjve dhe fuqisë punëtore, nuk është vetëm nga lindja drejt perëndimit, nga një vend i BE-së në tjetrin, por edhe brenda shumë vendeve - nga zonat rurale në qytete.

Kjo, sipas Komisionit Evropian, ka thelluar edhe më shumë dallimet mes rajoneve në aspektin demografik. Prandaj, ka tërhequr vërejtjen Shuica, zvogëlimi i papunësisë në vendet e BE-së nuk duhet parë vetëm si gjë pozitive.

“Niveli i ulët i papunësisë është arritur, mes tjerash, edhe për shkak të ndryshimeve demografike. Tepër pak të rinj hyjnë në tregun e punës, lidin gjithnjë e më pak fëmijë, ndërkohë që ka lëvizje drejt vendeve tjera dhe dalje në pension, si rezultat i plakjes së popullsisë“, ka thënë Shuica disa herë gjatë debateve me qytetarë dhe me agjenci evropiane që merren me sfidat demografike.

Komisioni Evropian dëshiron të investojë në atë që e quan “migrim i kontrolluar“ dhe të bashkëpunojë me vendet e treta, të cilat do t’i edukonin punëtorët përpara se të hynin në BE. Por, duhet të përballet edhe me sfidë tjetër, sepse duke i tërhequr të rinjtë dhe fuqinë e kualifikuar të punës drejt BE-së, do të shkaktojë “ikje të trurit” në ato vende.

Prandaj, KE-ja dëshiron që të punohet në “qarkullimin e trurit“, e jo vetëm në “ikjen e trurit”. Kjo do të thoshte se ata që hyjnë për të punuar në një vend të BE-së, kur të krijojnë shkathtësi dhe përvojë, do të ktheheshin për të kontribuar në vendet e tyre të origjinës.

Sa u përket vendeve anëtare të BE-së, ato kanë qasje në fonde të mëdha nga politika e kohezionit, zhvillimit rural, digjitalizimit dhe edukimit.

Në të gjitha këto fusha, ku BE-ja ndan dhjetëra miliarda euro në vit, fokusi kryesor është në rritjen e shkathtësive për tregun e punës në zonat që kanë probleme demografike.

Në BE janë identifikuar 83 rajone që kanë probleme si plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve. Vitin 2022, Komisioni Evropian e ka shpallur “Vit të të rinjve“, ndërsa vitin 2023 e ka shpallur “Vit të shkathtësive“.

Problem për tregun e punës është edhe dallimi i madh gjinor. Komisioni Evropian thotë se, aktualisht, janë mbi 7 milionë gra që nuk janë fare në tregun e punës - pra as të punësuara e as duke kërkuar punë.

Arsyet kryesore lidhen me kujdesin për fëmijët apo për të moshuarit, pasi në shumë rajone nuk ka çerdhe të fëmijëve dhe shtëpi të pleqve. Kujdesi institucional, ndërkaq, është aq i shtrenjtë, saqë nuk mund të punojnë dhe t’i paguajnë ato shpenzime.

Në BE, në fushën e përkujdesit punojnë 17 milionë gra dhe vetëm 450 mijë burra. Në BE pranojnë se migracioni nuk mund të ndalet, se ai është i nevojshëm dhe se i ka dobitë e veta. Por, gjithashtu, theksojnë se janë të vetëdijshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me këtë fenomen më shumë se vendet tjera.

Prandaj, pasi që janë në procesin e integrimit në BE, sugjerojnë që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të investojnë më shumë në krijimin e kushteve për qytetarët e tyre që të rrinë në ato vende.

Për këtë thonë se duhet më shumë investim, sidomos në shkollim dhe në kujdes social - dy shkaktarët kryesorë të largimit të njerëzve nga ato vende./REL

bashkimi evropian demografia

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!