LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Plani i targave “rrezikon” ta zmbrapsë integrimin e veriut

Qeveria ka nisur zbatimin e planit të saj më 1 nëntor. Faza e para e tij parasheh qortimin e shoferëve me targa të paligjshme, e dyta gjobë dhe e treta targa provuese. Nga 21 prilli, sipas vendimit të Qeverisë, në qarkullim do të lejohen vetëm makinat me targa RKS.

4 Nëntor 2022, 23:23 Nga DOSJA
Analiza e REL: Plani i targave “rrezikon” ta zmbrapsë
Kosovë

KOSOVË- Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e vendeve partnere, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, lidhur me vendimin e saj për targat, thonë deputetë të opozitës dhe ish-diplomatë kosovarë. Këtë mund ta bëjë edhe tash, thonë ata, edhe pse më 1 nëntor ka nisur zbatimi në faza i këtij vendimi. Vendimi në fjalë parasheh riregjistrimin e makinave me targa që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës, e që konsiderohen të paligjshme.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kërkon që makinat me targa të tilla, që qarkullojnë kryesisht në veriun e banuar me shumicë serbe, të riregjistrohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Qeveria e Serbisë, e cila ushtron ndikim mbi serbët në veri të Kosovës, kundërshton, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Verën e kaluar, çështja ka shkaktuar tensione në veri, për ç’gjë edhe është shtyrë zbatimi i vendimit për disa kohë. SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që zbatimi të shtyhet edhe për dhjetë muaj të tjerë, ndonëse kanë theksuar se Kosova ka të drejtë në këtë vendim. Pavarësisht kësaj kërkese, Qeveria ka nisur zbatimin e planit të saj më 1 nëntor. Faza e para e tij parasheh qortimin e shoferëve me targa të paligjshme, e dyta gjobë dhe e treta targa provuese. Nga 21 prilli, sipas vendimit të Qeverisë, në qarkullim do të lejohen vetëm makinat me targa RKS.

Të enjten e 3 nëntorit, drejtori rajonal i policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq, u pezullua nga puna, për shkak të, siç u tha, refuzimit për të zbatuar planin e Qeverisë për targat. Ky vendim i institucioneve të Kosovës u dënua nga Beogradi zyrtar, ndërsa Lista Serbe - partia kryesore e serbëve të Kosovës - paralajmëroi braktisjen e institucioneve të Kosovës në veri.

Qeveria e Kosovës, deri më tash, nuk ka dhënë ndonjë sinjal për shtyrje të mundshme të vendimit për targa, ndërsa sa i përket kërkesës së komunitetit ndërkombëtar, më herët, ka thënë se “është treguar konstruktive dhe kreative në adresimin e brengave që ndajnë për rajonin” aleatët e saj. Rashit Qalaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë parasysh kërkesën e SHBA-së dhe ta shtyjë vendimin për targat.

Përshkallëzimi në terren është i pritshëm, për shkak të kërcënimeve dhe vendimeve që po i merr shteti serb. Unë nuk besoj se qytetarët e veriut do të bënin ndonjë rezistencë pa këmbënguljen dhe kërcënimet që po i bën presidenti i Serbisë”, thotë Qalaj për Radion Evropa e Lirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët do të bëjnë “rezistencë”, nëse “Prishtina ua konfiskon pronat”, por nuk ka specifikuar më shumë.

Në fund të korrikut, para se të niste procesi i riregjistrimit të makinave, disa serbë në veri u rebeluan dhe ngritën barrikada. Për të qetësuar situatën dhe me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimit.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, nga partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Qeveria është dashur dhe duhet të konsultohet me partnerët perëndimorë, sidomos me Shtetet e Bashkuara, për çdo vendim që ndërlidhet me veriun Kosovës.

“Duhet të ketë pajtim me SHBA-në. Ta dëgjojë, nëse ka kërkuar një afat kohor, sepse ne po e shohim se çfarë po ndodh”, thotë Kadrijaj.

Udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar më 3 nëntor në llogarinë e tij në Facebook se “nëse kryeministri [Kurti] nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt po rrëshqet në tradhti”.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës - parti po ashtu opozitare - kanë thënë se nuk kanë ende ndonjë qëndrim nëse Qeveria duhet të tërhiqet ose jo nga zbatimi i vendimit për targat. Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk e ka kontestuar legjitimitetin e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të përçuar sovranitetin në veri të vendit.

Sipas tij, kërkesa për shtyrje të vendimit për targa ka qenë më shumë politike, për shkak të rrethanave dhe tensioneve të mundshme në veri të Kosovës. Spahiu thotë se Qeveria e Kosovës ka mundur ta përfillë këtë kërkesë para fillimit të zbatimit të vendimit për targat dhe shton se këtë mund ta bëjë edhe tash.

“Natyrisht që mund [të tërhiqet], ndonëse tani pasojat do të ishin më të mëdha, në aspektin politik. Por, një veprim i tillë nuk do të thotë se nuk mund të bëhet... të thuhet hapur që këtë po e bëjmë me kërkesën e partnerit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë pasur aq kontribut të madh në pavarësimin e Kosovës”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, paralajmëroi se më 5 nëntor do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe të tjera. Ajo, po ashtu, tha se serbët duhet t’i “forcojnë dhe ndërtojnë” institucionet e veta në veri, në bashkëpunim me Serbinë. eputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se ky nuk është kërcënimi i parë i këtij lloji nga Lista Serbe. Ai nuk pret që pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës në veri ta braktisin institucionin, për shkak se, sipas tij, ata janë të nevojshëm për vetë sigurinë e komunitetit atje. Por, siç thotë Qalaj, braktisja e institucioneve tjera është e mundur dhe, nëse kjo ndodh, shton ai, situata mund të kthehet në vitin 2011, përkatësisht në kohën kur Kosova dhe Serbia nuk e kishin të nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mund të ketë pastaj pasoja tjera, sepse kur nuk ke përfaqësues në institucione... Në këtë rast, kryetarët e komunave në veri janë zgjedhur me ligjet e Kosovës dhe nëse ata vendosin të largohen nga pozitat e tyre, e po ashtu edhe ministri [për Komunitete, Goran] Rakiq dhe përfaqësuesit e tjerë, atëherë e kemi një situatë, e cila ishte tejkaluar shumë vite më parë”, thotë Qalaj.

Kadrijaj vlerëson ngjashëm, duke thënë se braktisja eventuale e institucioneve nga pjesëtarë të komunitetit serb do t’i kthente proceset prapa.

“Nuk e kemi luksin të kthehemi prapa në kohë, sepse është dashur kohë e gjatë që të përpiqemi t’i integrojmë serbët në të gjitha institucionet. Janë shqetësuese veprimet që po bën kjo Qeveri”, thotë Kadrijaj.

Pjesëtarët e komunitetit serb, që jetojnë në anën jugore të Lumit Ibër, marrin pjesë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës qysh pas luftës më 1999. Serbët e veriut u bënë pjesë e tyre më 2014, pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 2013.

Ish-ambasadori Avni Spahiu thotë se gjuha e shantazhit dhe e kërcënimeve të Listës Serbe ndaj autoriteteve të Kosovës nuk është e re. Sipas tij, tërheqja eventuale e saj nga institucionet nuk mund të ketë efekt ligjor dhe as efekt në funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Duhet thënë të vërtetën, sepse jo vetëm me këtë kërcënim [të Listës Serbe], por edhe me qëndrimin e tyre në institucionet e Kosovës, kanë punuar tërë kohën kundër interesave të Kosovës dhe kundër shtetit të Kosovës. Këtë duhet ditur dhe duhet thënë botërisht edhe në bisedimet që kemi me partnerët tanë. Në të vërtetë, Lista Serbe është një dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë dhe assesi një përfaqësues legjitim i interesave të komunitetit serb në Kosovë”, thotë Spahiu.

Lista Serbe ka kërcënuar në disa raste me pezullim e institucioneve, përfshirë një në vitin 2020, kur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se serbët do t’i braktisin institucionet e Kosovës nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Pas kësaj deklarate të Petkoviqit, edhe Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, asokohe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se do të shqyrtojnë se kur do t’i braktisin institucionet e Kosovës. Megjithatë, një paralajmërim i tillë nuk është materializuar.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës