LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre reaktorëve të fundit bërthamorë

Në njërën anë të Portës së Brandenburgut në Berlin, të shtunën do të ketë festë – të organizuar nga aktivistët kundër energjisë atomike për të shënuar fitoren në betejën që ka zgjatur 60 vjet.

15 Prill 2023, 12:46 Nga a.l
Analiza e REL: Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre
Energjeia atomike

GJERMANI- Në njërën anë të Portës së Brandenburgut në Berlin, të shtunën do të ketë festë – të organizuar nga aktivistët kundër energjisë atomike për të shënuar fitoren në betejën që ka zgjatur 60 vjet.

Në anën tjetër të Portës, do të ketë protesta – pasi demonstruesit do të marshojnë kundër mbylljes së tre reaktorëve të fundit bërthamorë në Gjermani. Isar 2, Emsland dhe Neckarwestheim 2, do të pushojnë së punuari në mesnatë. Te Porta e Brandenburgut, kur Muri e ka ndarë Berlinin përgjatë Luftës së Ftohtë, energjia bërthamore është një linjë ideologjike që po ndan shtetin. Është një temë që zgjon emocione dhe debate si rrallë ndonjë çështje tjetër.

Sidomos tani, kur në Evropë është duke u zhvilluar një luftë, ajo e Rusisë kundër Ukrainës. Ndërkohë, gjermanët e akuzojnë njëri-tjetrin për ideologji irracionale.

Komentatorët dhe politikanët konservatorë besojnë se shteti është bërë skllav i dogmës së Partisë së Gjelbër, e cila shtyn përpara idenë e mbylljes së reaktorëve bërthamorë, në kohën kur heqja dorë nga energjia ruse nënkupton rritje të çmimeve. Ata akuzojnë qeverinë për rritje të varësisë në lëndë djegëse të papërpunuara, në vend të energjisë bërthamore, e cila njihet për më pak emetime karboni në natyrë.

Është ditë e zezë për mbrojtje të klimës në Gjermani”, ka thënë Jens Spahn, deputet konservator i Unionit Demokristian (CDU), për televizionin RTL, më herët gjatë javës.

Aktualisht, Gjermania e siguron pothuajse gjysmën e rrymës nga energjia e ripërtrishme – 44 për qind më 2022, sipas Zyrës Federale të Statistikave – dhe vetëm 6 për qind nga energjia bërthamore. Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck nga Partia e Gjelbër parashikon që 80 për qind e energjisë së Gjermanisë do të jetë e ripërtrishme deri më 2030, andaj edhe ka miratuar ligje që shpejtojnë procesin e ndërtimit të fermave solare.

Mirëpo, vitin e kaluar, proporcioni i energjisë së ripërtrishme ka stagnuar, derisa emetimet e karbonit janë rritur. Kjo për shkakun që Gjermania është detyruar të importojë më shumë gaz të lëngshëm natyror dhe të përdorë më shumë thëngjill, ashtu që të zëvendësojë gazin rus.

Një realitet i tillë, i ka nxitur edhe disa votues të Partisë së Gjelbër, dhe aktivistët kundër energjisë bërthamore, që të mbështesin vazhdimin e përkohshëm të punës në tre reaktorët bërthamorë.

Në një artikull të publikuar në Der Tagesspiegel, ministrja e Ambientit, Steffi Lemke  nga Partia e Gjelbër  ka thënë se Gjermania do të mbyllë reaktorët bërthamorë, sepse aksidentet katastrofike nuk mund të përjashtohen, “qoftë nëse janë për shkak të gabimit të njeriut, sikur në Çernobil, apo nga katastrofat natyrore, sikurse ajo në Fukushima, apo sulme, të cilat është duke i përjetuar Ukraina, për shkak të luftës së Rusisë”.

Sipas saj, Gjermania nuk ka nevojë për energji bërthamore, sepse energjia e ripërtrishme është më e sigurt, më e qëndrueshme, më e mirë për klimën dhe më e mirë edhe për ekonominë.

Pavarësisht parashikimeve për mungesë të energjisë, Gjermania është duke prodhuar energji më shumë sesa ka nevojë, duke eksportuar energji në Francë përgjatë muajve të verës, kanë thënë liderët e Partisë së Gjelbër.

Por, votuesit janë të ndarë.

Sipas një sondazhi të kryer nga rrjeti televiziv ARD, 59 për qind e gjermanëve janë kundër mbylljes së stacioneve bërthamore, derisa 34 janë për mbyllje.

Mbështetja për energji bërthamore është më e madhe në mesin e personave të moshuar dhe votuesve konservatorë. Mirëpo, pyetjet më të detajuara, tregojnë realitet tjetër.

Në sondazhin e fundit të realizuar nga YouGov, më herët gjatë kësaj jave, 65 për qind e gjermanëve kanë thënë se duan t’i mbajnë aktivë reaktorët bërthamorë, tani për tani. Vetëm 33 për qind kanë dëshiruar që Gjermania t’i mbajë në punë këta reaktorë, përgjithmonë. Me fjalë të tjera, mbyllje të reaktorëve, sipas tyre, duhet të ketë, por jo tani.

Të enjten, lideri i konservatorëve të Bavarisë, Markus Soder, e ka vizituar zonën e reaktorit, Isar 2, dhe u ka bërë thirrje gjermanëve, që jo vetëm të mbajnë aktivë reaktorët bërthamorë, por edhe të aktivizojnë stacionet e vjetra bërthamore, përfshirë një që e ka mbyllur vetë ai.

Ndërkohë, Christian Lindner, ministër i Financave dhe udhëheqës i Partisë Liberale FDP – e cila është pjesë e koalicionit qeveritar – është rebeluar këtë javë kundër linjës qeveritare, dhe ka bërë thirrje që tri stacionet bërthamore të jenë aktive.

Të dy liderët e dinë se në këtë pikë, ide të tilla janë vështirë të realizueshme, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe në të atë ligjor, apo edhe financiar.

Mirëpo, ndoshta duke parë sondazhet, ata shohin mundësi për pikë politike, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me reaktorët. Partia e Gjelbër, e cila i ka rrënjët në lëvizjen kundër energjisë bërthamore, më 1970, do të festojë këtë fundjavë.

Mirëpo, partia e di se kundërshtarët e saj janë të gatshëm t’ia drejtojnë gishtin, në rast të komplikimeve në të ardhmen, qoftë me ndërprerje, me rritje të çmimeve të energjisë, apo edhe rritje të emetimeve të karbonit./REL

gjermania

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale