LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë janë armët me uranium të varfëruar dhe cilat janë rreziqet nga to

Britania e Madhe tha se do ta furnizojë Ukrainën me municione që përmbajnë uranium të varfëruar për të ndihmuar në shkatërrimin e tankeve ruse, një hap që presidenti Vladimir Putin tha se do ta detyronte Moskën t’i përgjigjej, pasi armët kanë një komponent bërthamor.

26 Mars 2023, 11:44 Nga a.l
Analiza e REL: Çfarë janë armët me uranium të
Armët me uranium të varfëruar

RUSI-  Britania e Madhe tha se do ta furnizojë Ukrainën me municione që përmbajnë uranium të varfëruar për të ndihmuar në shkatërrimin e tankeve ruse, një hap që presidenti Vladimir Putin tha se do ta detyronte Moskën t’i përgjigjej, pasi armët kanë “një komponentë bërthamore”.

Por, çfarë janë këto municione?

Uraniumi i varfëruar është një nënprodukt i dendur që mbetet kur uraniumi pasurohet për përdorim në reaktorët bërthamorë ose armët bërthamore. Uraniumi i varfëruar është ende radioaktiv, por ka një nivel shumë më të ulët të izotopeve U-235 dhe U-234, shumë më pak se nivelet në mineralin natyror të uraniumit, duke reduktuar radioaktivitetin e tij.

Përdoret në armë, sepse është aq i dendur sa që vetëndizet në temperatura dhe presione të larta dhe sepse bëhet më i mprehtë, ndërsa depërton në veshjet e blinduara, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Kjo do të thotë se si i tillë kur godet armaturën e një tanku, ai çahet sa hap e mbyll sytë, ndërsa temperaturat në rritje shpërthejnë karburantin dhe municionin e rezervuarit.

Kush i ka ato?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Franca dhe Pakistani prodhojnë armë uraniumi, të cilat nuk klasifikohen si armë bërthamore, sipas Koalicionit Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit. Ndërsa, 14 shtete të tjera janë të njohura për ruajtjen e tyre.

Cilat janë rreziqet?

Ka pasur shumë studime – dhe polemika – rreth efekteve të ekspozimit ndaj armëve me uranium të varfëruar, veçanërisht në fushëbetejë. Municione të tilla u përdorën në Luftën e Gjirit të viteve 1990-1991, dhe në bombardimet e NATO-s të vitit 1999.

Rreth 340 tonë uranium të varfëruar u përdorën në municione gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 dhe rreth 11 tonë në Ballkan në fund të viteve 1990, sipas Royal Society, një shoqëri shkencëtarësh me bazë në Londër. Gëlltitja ose thithja e sasive të uraniumit – madje edhe uraniumit të varfëruar – është e rrezikshme: ai ul funksionin e veshkave dhe rrit rrezikun e zhvillimit të një sërë kanceresh.

Kundërshtarët e armëve, si Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve të Uraniumit, thonë se pluhuri i krijuar nga armë të tilla mund të thithet, ndërsa municionet që humbasin objektivin e tyre mund të helmojnë ujërat nëntokësore dhe tokën.

Vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se uraniumi i varfëruar është një mjet i mirë për të shkatërruar një tank modern.

Çfarë thotë shkenca?

Royal Society tha në një raport në vitin 2002 se rreziqet për veshkat dhe organet e tjera nga përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar janë shumë të ulëta për shumicën e ushtarëve në fushëbetejë dhe për ata që jetojnë në zonën e konfliktit.

Në kushte ekstreme dhe nën supozimet e rastit më të keq, ushtarët që marrin sasi të madh të uraniumit të varfëruar mund të pësojnë efekte negative në veshka dhe mushkëri”.

Ndotja e mjedisit do të jetë shumë e ndryshueshme, por në shumicën e rasteve rreziqet shëndetësore të lidhura për shkak të uraniumit të varfëruar do të jenë shumë të ulëta. Në skenarët më të këqinj, nivele të larta lokale të uraniumit mund të ndodhen në ushqim ose ujë që mund të kenë efekte negative në veshka”.

Studimet e ushtarëve dhe veteranëve të luftërave ku është përdorur ky element kanë treguar se efektet negative janë statistikisht shumë të vogla.

Një raport i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara mbi ndikimin e uraniumit të varfëruar në Serbi dhe Malin e Zi, nuk gjeti “ndotje të rëndësishme dhe të përhapura”.

Disa politikanë serbë e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë raportuar për rritje të sëmundjeve malinje në Serbi dhe rritje të numrit të vdekjeve nga tumoret malinje.

Çfarë tha Rusia?

Presidenti rus tha se nëse kjo do të ndodhë, Rusia do të duhej të përgjigjej në përputhje me rrethanat, pa dhënë detaje se çfarë mund të sjellë një përgjigje e tillë. Ai tha se Perëndimi po përdor armë me komponentë bërthamore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se predhat e uraniumit të varfëruar vranë jo vetëm ata që ishin në shënjestër, por gjithashtu shkaktuan “dëm kolosal”, si për ata që përdorën armët, ashtu edhe për civilët që jetonin në zonat e luftës.

Ajo tha se kishte pasur një rritje të madhe të rasteve të kancerit në Jugosllavi pas përdorimit të municioneve të tilla nga aleanca ushtarake NATO në vitin 1999.

Çfarë tha Britania?

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se “ia vlen të sigurohemi që të gjithë ta kuptojnë se vetëm për shkak se fjala uranium është në titullin e municioneve me uranium të varfëruar, ato nuk janë municione bërthamore, ato janë municione thjesht konvencionale”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe tha: “Ushtria britanike ka përdorur uranium të varfëruar në predhat e saj të blinduara për dekada”./REL/

armet me uranium

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!