LIVE UPDATES
Bota

Analiza e Politico: Pse Xi Jinping është ende miku më i mirë i Vladimir Putinit?

Lidhja e tyre nisi me...vodka dhe sanduiçe një dekadë më parë.

20 Mars 2023, 10:57 Nga k.m.
Analiza e Politico: Pse Xi Jinping është ende miku më i mirë
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

RUSI- Presidenti kinez Xi Jinping po niset për një vizitë shtetërore në Moskë këtë javë, duke sfiduar presionin masiv ndërkombëtar. Vladimir Putin, njeriun që Xi dikur e quajti "miku i tij më i mirë dhe më i ngushtë", sapo është bërë krimineli më i kërkuar i luftës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin më 17 mars për rolin e tij në transferimin e paligjshëm të civilëve ukrainas në territorin rus. Por pse lideri i Kinës është kaq i vendosur të qëndrojë pranë Putinit, pavarësisht nga reagimet e pashmangshme, në një kohë kur Perëndimi po dyshon gjithnjë e më shumë qasjen ndaj presidentit rus. 

“Populli kinez nuk është i ndjeshëm ndaj kërcënimeve. Tigrat prej letre si SHBA sigurisht që nuk mund të kërcënojnë Kinën,"- komentoi agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua përpara udhëtimit të Xi në Rusi. I njëjti artikull kritikoi Uashingtonin për kërcënimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës nëse i siguron Rusisë armë për pushtimin e saj në Ukrainë.

"Sa më shumë që SHBA dëshiron të shtypë dy superfuqitë, Kinën dhe Rusinë, aq më shumë Kina dhe Rusia po anojnë drejt njëra-tjetrës."

Është një pikëpamje që bie në përputhje me retorikën e Kremlinit.

“Uashingtoni nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Uashingtoni dëshiron dhe po bën gjithçka për të vazhduar këtë luftë. Kjo është e dukshme,”- tha zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov në fillim të këtij muaji.

Një marrëdhënie që zgjat ndër vite

Për të kuptuar preferencën e Xi për Putinin, edhe pse ekonomia e Kinës është kaq e ndërthurur me Perëndimin, analistët thonë se nuk është e rëndësishme vetëm të merret parasysh vizioni i Pekinit për të ardhmen, por edhe të kuptohet historia e tyre e përbashkët.

“Ata kanë vetëm gjashtë muaj diferencë në moshë. Të dy baballarët e tyre luftuan në Luftën e Dytë Botërore ... Të dy burrat patën vështirësi në rininë e tyre. Ata të dy kanë vajza,”- tha Alexander Gabuev, një bashkëpunëtor në institutin Carnegie Endowment for International Peace dhe një ekspert për marrëdhëniet ruso-kineze.

"Bromanca" e tyre, siç e tha Gabuev, filloi në vitin 2013 kur Xi u takua me Putinin në fund të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Bali në ditëlindjen e Putinit. Sipas vetë Putinit, Xi i dhuroi atij një tortë, ndërsa udhëheqësi rus një shishe vodka për dolli. Më pas, drejtuesit shijuan gotat me alkool dhe disa sanduiçe.

"Unë kurrë nuk kam krijuar marrëdhënie të tilla me ndonjë homolog tjetër të huaj, por kam bërë me Presidentin Xi,"- i tha Putin transmetuesit kinez CCTV në 2018. Këto komente u pasuan nga një udhëtim në Pekin, ku Xi i dorëzoi Putinit medaljen e parë të miqësisë me Kinën.

“Ai është shoku im më i mirë, më i ngushtë. Pavarësisht nga luhatjet që ekzistojnë në situatën ndërkombëtare, Kina dhe Rusia e kanë konsideruar vazhdimisht zhvillimin e marrëdhënieve me njëra-tjetrën,”- tha Xi.

Xi u qëndroi fjalëve, edhe kur Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë pak më shumë se një vit më parë. Më pak se tre javë më parë, Putin vizitoi Pekinin dhe nënshkroi atë që Kina dikur e quajti një partneritet "pa kufij". Zyrtarët kinezë kanë shmangur kritikimin e Rusisë.

Aleat, por jo të barabartë

Në të njëjtën kohë, shqetësimet po intensifikohen për aftësinë e Pekinit për të furnizuar Rusinë me armë. Javën e kaluar, POLITICO raportoi se kompanitë kineze, duke përfshirë një të lidhur me qeverinë në Pekin, u dërguan subjekteve ruse 1000 armë dhe pajisje të tjera që mund të përdoren për qëllime ushtarake, duke përfshirë pjesë dronash. Forcat e armatosura të Kinës dhe Rusisë kanë bashkëpunuar gjithashtu në stërvitje të përbashkëta jashtë Evropës. Kohët e fundit, ata kryen stërvitje detare së bashku me Iranin në Gjirin e Omanit.

Gjatë vizitës së Xi këtë javë, të dy udhëheqësit pritet të nënshkruajnë deri në një duzinë marrëveshjesh. Ka gjithashtu aludime se Xi mund të bisedojë me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas vizitës në Moskë.

"Për Xi, forcimi i Rusisë si partneri i vogël i Kinës është thelbësor për vizionin e tij për përtëritje kombëtare."

Për ta arritur këtë, qëndrimi i Putinit në pushtet është i panegociueshëm për Pekinin.

vladimir putin xi jinping lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës