LIVE UPDATES
Bota

"Trumpi hesht, Ukraina debaton"/ Analiza e DW: Presidenti i zgjedhur i SHBA ende pa një plan për ndalimin e luftës me Rusinë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka thënë, se i nevojiten vetëm "24 orë" për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Si mendojnë ukrainasit?

24 Nëntor 2024, 08:03 Nga r.ll
"Trumpi hesht, Ukraina debaton"/ Analiza e DW: Presidenti i zgjedhur i
zelensky trump

SHBA- Donald Trump, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nuk ka paraqitur ende një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, ai siguroi se do mund t'i jepte fund luftës "brenda 24 orëve". Sipas raportimeve të mediave, diskutimet për këtë janë duke u zhvilluar në ekipin e tij

Siç raportoi së fundmi Wall Street Journal (WSJ), duke cituar tre burime të afërta me Trump, një nga planet do të kërkonte që Ukraina të pranonte të mos bashkohej me aleancën e mbrojtjes të NATO-s për të paktën 20 vjet. Në këmbim, Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të penguar Federatën Ruse nga sulme të mëtejshme.

Sipas WSJ, të gjitha propozimet përfshijnë "ngrirjen" e luftës, që do të nënkuptonte pushtimin e rreth 20 për qind të territorit ukrainas nga Rusia. Duke cituar burimet e veta, gazeta The Telegraph shkroi se si pjesë e planeve të tij, Trump mund t'u bëjë thirrje trupave evropiane dhe britanike të sigurojnë një zonë tampon prej 1,300 kilometrash midis ushtrive të Ukrainës dhe Federatës Ruse.

"Ukrainasit mish për top"

Ndërkohë, në Ukrainë, nuk përjashtohet më që SHBA të imponojë skenarë të papranueshëm në vend pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë,  që mund të çojë në një "pushtim të ngadalshëm" të Ukrainës nga Rusia pas "ngrirjes së luftës". "Është qesharake të lexosh iluzionet optimiste se si Trump do t'i tregojë vendin Rusinë, do të furnizojë me armë dhe do t'i japë fund luftës”, shkruan një përdoruese me pseudonimin "Dragonfly” në rrjetin social X. "Kam ndjesinë se tashmë kemi humbur. Me fitoren e tij në zgjedhje, metoda e tij është marrëveshje me një agresor, një terrorist, një vrasës masiv dhe një kriminel lufte.

Përdoruesja e Facebook-ut Oksana Lysiak gjithashtu shpreh moskuptim. "Gjëja kryesore që njerëzit nuk duan të kuptojnë - ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë - është se Putini nuk i do ukrainasit nga dashuria vëllazërore apo diçka e tillë, por si mish për top dhe milingona punëtore për një sulm ndaj bastionit evropian”.

Gazetari ukrainas Andrij Herasym shprehet me frikë në Facebook: "Trump do të thotë se e ka 'vënë në rregull' gjithçka. Ai do të ndalojë financimin e Ukrainës dhe më pas do të thotë se e gjithë përgjegjësia e mëtejshme i takon Evropës. Në fund të fundit, Ukraina është pjesë e Evropës."

Oleksiy Kopytko, një ekspert ushtarak dhe ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, thekson: "Opcioni më i mirë për ne është: Evropa vetëdijësohet dhe fillon të financojë në mënyrën e duhur mbrojtjen e saj." Kjo do të thotë se Evropa duhet t'i japë Ukrainës mbështetje të drejtë financiare për "haraçin e lartë" dhe për të ndaluar Rusinë. Në fund të fundit Japonia dhe Koreja e Jugut bëjnë të njëjtën gjë. Vetëm pak ditë më parë, Japonia njoftoi një tjetër paketë ndihme ushtarake. Kjo do të krijonte bazën e një uniteti transatlantik, që i përshtatet vizionit të Trumpit, sipas Kopytko.

"Me makinë llogaritëse në dorë"

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, Volodymyr Ohrysko, bëri thirrje për një kthesë në qëndrime: "Për disa në Perëndim, heqja e problemeve në kurriz të Ukrainës është mënyra më e mirë për zgjidhje. Cinikët rreth Trumpit do ta inkurajojnë atë të marrë këtë opsion, sepse është më i lehtë . Por ne duhet ta kthejmë këtë ideologji në një drejtim tjetër dhe t'i themi Trumpit: "Shiko, ne ofrojmë gjëra që janë të dobishme për ty, do të bësh dhjetëra e qindra miliarda dollarë duke forcuar Ukrainën." tha Ohrysko për transmetuesin ukrainas NV.

Sipas mendimit të tij, Ukraina duhet të marrë iniciativën dhe t'i shpjegojë qartë Trumpit, "me makinë llogaritëse në dorë", se për çfarë bëhet fjalë, kjo përpara inaugurimit të tij: që ndihma për Ukrainën do të nënkuptonte një rritje të fondeve që mbeten në SHBA për shkak të kontratave të mbrojtjes.

Kurse Ihor Reyterovych nga Universiteti Taras Shevchenko në Kyivv shpreson se Trump do të ndihmojë në përfundimin e luftës dhe ta bëjë këtë me kushte të drejta. "Dy të tretat e votuesve të tij mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Nëse Trump i bën lëshime Rusisë, kjo do të shihet jashtëzakonisht negativisht, madje edhe nga kolegët e partisë së tij". "Ne kemi një të ardhme me opsione të ndryshme dhe secili skenar mund të ndryshojë në çdo kohë. E vetmja gjë që i bashkon është se Trump dëshiron patjetër t'i japë fund luftës. Ju e dini që duhet të ketë një kompromis, por deri ku shkon ai kompromis. është ende e paqartë”, sipas Rejteroëytsch.

Rritet gatishmëria për negociata

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të situatës në frontin e luftës dhe burimeve gjithnjë e më të pakta, një pjesë e madhe e ukrainasve po ndryshojnë gradualisht qëndrimin në lidhje me negociatat me Rusinë. Kjo u konfirmua nga një studim i Qendrës Kërkimore Kyiv Razumkov në shtator. Në vjeshtën e vitit 2023, 21 për qind e të anketuarve mbështetën negociatat me Rusinë. Këtë vit tashmë është 35 për qind. Megjithatë, siç theksojnë sociologët, shumica relative prej 48 për qind janë ende kundër negociatave./DW

donald trump lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës