LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor. 64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.

2 Prill 2025, 08:33 Nga E. D
Analiza: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme
foto ilustruese

BRUKSEL- "Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale," tërhoqi vëmendjen në Strazburg Henna Virkkunen, nënpresidente e Komisionit të BE-së.

Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor. 64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.

Strategjia e sigurisë fokusohet tek zbulimi dhe parandalimi

Përgjigja e Komisionit të BE-së është strategjia "ProtectEU", që u prezantua të martën (01.04.2025). Më parë Komisioni i BE-së pati deklaruar, se si BE synon të bëhet më imune në fushën e mbrojtjes. Strategjia e paraqitur të martën fokusohet tek siguria e brendshme.

Për këtë qëllim në këtë strategji vihet theksi tek zbulimi paraprak dhe parandalimi. Në të ardhmen në BE do të ketë rregullisht analiza të brendshme të rrezikshmërisë përmes shkëmbimit më intensiv të të dhënave edhe ndërmjet shërbimeve sekrete dhe shteteve anëtare.

Gjithashtu BE do që vendet anëtare të jenë më imun kundrejt kërcënimeve hibride – si p.sh. sulmeve kibernetike, që paralizojnë spitalet apo rrjetet energjetike. Për këtë në të ardhmen duhet të sigurohet më mirë infrastruktura kritike përmes rregullave të reja që garantojnë sigurinë në rrjet.

Sipas dokumentit të strategjisë disa nga sulmet më të rënda hibride kanë shënjestruar sigurinë dhe demokracinë europiane përmes informacioneve të rreme dhe aktiviteteve ilegale në internet. Ndaj synohet tani që ligjet ekzistuese, si ligji për shërbimet digjitale të zbatohen më me rigorozitet.

Europoli duhet të forcohet

Paralelisht duhet të ketë një veprim më të ashpër dhe më shumë personel në luftën kundër kriminalitetit. Agjencia e mbrojtjes së kufijve Frontex, që është përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të përforcohet nga rreth 10.000 punonjës që ka aktualisht në 30.000. Edhe autoriteti policor, Europol, duhet të "forcohet masivisht", deklaroi para Parlamentit Europian komisari për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.

Në dokumentin e strategjisë deklarohet për vitin 2026 një projektligj, për ta shndërruar Europolin në një "autoritet operativ policor". Ndër të tjera do të forcohen njohuritë teknologjike dhe kapacitetet e Europolit për mbështetjen e autoriteteve kombëtare të ndjekjes penale. Ndërkohë Europoli mbështet shtetet anëtare në luftën kundër kriminalitetit.

Strategjia e sigurisë përmban një paketë aktesh ligjore, zbatimi i të cilave kërkon edhe masa të mëtejshme ligjore./DW

 

be

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë