LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Putin premtoi drithëra falas për Afrikën

Rusia është në vendin e parë për nga eksportet e drithit në këtë rajon, me rreth 10 milionë tonë drithëra në gjysmën e parë të këtij viti.

30 Korrik 2023, 10:52 Nga a.l
Analiza e DW: Putin premtoi drithëra falas për Afrikën
Vladimir Putin

RUSI- "Rusia mbetet një furnizues i besueshëm me ushqime në Afrikë”, tha presidenti rus Vladimir Putin në hapjen e samitit dyditor Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, duke iu përgjigjur shqetësimeve të shprehura nga vendet afrikane pas përfundimit të marrëveshjes me Ukrainën. Rusia është në vendin e parë për nga eksportet e drithit në këtë rajon, me rreth 10 milionë tonë drithëra në gjysmën e parë të këtij viti. Tregtia ruso-afrikane u rrit me 35 për qind, pavarësisht sanksioneve.

“Vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas, si në aspektin tregtar, ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet afrikane. Për më tepër, ne presim korrje rekord këtë vit. Putini premtoi se Rusia është e gatshme të dërgojë drithëra falas në tre deri në katër muajt e ardhshëm në vendet si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Eritre. Secili prej këtyre vendeve do të marrë rreth 25.000 – 50.000 tonë drithëra, tha ai. Ne do të ofrojmë dërgim falas të këtyre produkteve për konsumatorët atje, nënvizoi Putin.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë kategorikisht, siç tha, akuzat “hipokrite” nga Perëndimi, se Rusia tani po luan “lojërat e urisë” me luftën e saj kundër Ukrainës dhe po bllokon dërgesat e drithit të këtij vendi përmes Detit të Zi. Në të njëjtën kohë, siç tha ai, Rusia furnizon sot rreth 20 për qind të tregut botëror me grurë. Putin fajësoi sanksionet perëndimore si pengesë për eksportet ruse të grurit dhe plehrave. Ai tha se më shumë se 200.000 tonë plehra nga Rusia janë bllokuar në portet evropiane, të cilat Moska mund t’i dorëzojë për qëllime humanitare. “Nga ana tjetër, më lejoni të jem i qartë, ata na fajësojnë për hipokrizi dhe për krizën e tanishme në tregun botëror”, tha presidenti i Rusisë në hapje të samitit.

Unioni Afrikan bën thirrje për paqe

Presidenti i Unionit Afrikan dhe presidenti i Ishujve Komore Azali Asumani bënë thirrje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke theksuar se Rusia është një partner strategjik i Afrikës me një kontribut të rëndësishëm në reduktimin e pasigurisë ushqimore”, me një eksport prej rreth 1.9 milionë tonë drithëra dhe se “me krizën ruso-ukrainase, nëse vazhdon, e ardhmja e këtij partneriteti do të kërcënohet”, ai ftoi palët e interesuara “të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të lejuar transportin e vazhdueshëm të sigurt të grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia në kontinentin tonë.”

“Afrika është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në të gjithë sektorët dhe veçanërisht të kontribuojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, tha Azali Asumani.

Ndikimi i Afrikës

Qëllimi kryesor i Putini është të theksojë rëndësinë e eksporteve ruse dhe të paraqesë Perëndimin si fajtor për krizën e tanishme. Putini do të forcojë lidhjet me kontinentin me rreth 1.3 miliardë banorë, por do të forcojë edhe rolin ndërkombëtar të Rusisë, shkruan agjencia AP.

54 vendet e Afrikës përbëjnë bllokun më të madh të votimit në OKB. Ato janë shumë të përçara në rezolutat që kritikojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë. Një delegacion nga 49 vende është i pranishëm në Shën Petersburg, mes tyre janë 17 krerë presidentë apo kryeministra.

Rusia konsiderohet edhe si furnizuesi më i rëndësishëm i vendeve të Afrikës me armë. E në këtë samit duket se do të luajë rol edhe fati i grupit mercenar Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, i cili është aktiv në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, e ka përfaqësues të tij edhe në Burkina Faso. E ardhmja e këtij grupi është me rëndësi edhe për vende të tilla si Sudani dhe disa vende të tjera në Afrikë, për shkak të luftimeve por edhe trafikimit me armë./DW

vladimir putin

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!