LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e Rusisë

Atmosfera festive. Krahas presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, u ngjit në skenë edhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

22 Maj 2023, 15:23 Nga a.l
Analiza e DW: Moldavia do të dalë nga dara shtrënguese e
Moldavi

MOLDAVI- Demonstratat pro europiane në Kishinau i japin zë dëshirës për një Moldavi europiane. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë atëherë kemi humbur”, thotë Vasile, një burrë tek të 50-t me flamuj europianë në dorë. Ai punon në një fabrikë ëmbëlsirash dhe erdhi për protestat e fundjavës enkas në kryeqytetin moldav, Kishinau. Mbi 80.000 qytetarë demonstruan në fundjavë duke ndjekur thirrjen e presidentes, Saia Mandu. Ata duan t’i tregojnë botës, se Moldavia është pjesë e BE-së. “Më në fund të dalim nga dara shtrënguese ruse”, thotë Vasile. Lufta në Ukranë e zgjoi Europën. Tani është shansi për t’u bërë pjesë e botës së civilizuar.

Atmosfera festive. Krahas presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, u ngjit në skenë edhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Projekti ynë i madh është që të bëjmë Moldavinë deri në vitin 2023 një vend anëtar me të drejta të plotë në familjen europiane” u shpreh presidentja Sandu. Europa është më shumë se një slogan politik. “Europa është mënyrë jetese, ëndërr që duhet të bëhet realitet, dhe shans për popullin tonë të jetojë në paqe, qetësi dhe mirëqenie”, iu drejtua presidentja njerëzve të mbledhur. Kur Mandu tha në gjuhën ukrainase disa fjali, njerëzit brohoritën njëzëri, “Slava Ukraini”.

Solidariteti me Ukrainën është shumë i madh në Moldavi. Frika e një agresioni nga Rusia është e madhe. Kërcënimet e përsëritura nga Moska i kanë trembur shumë vetë. Maia Sandu dëshiron një Moldavi europiane, me “miq të fortë dhe të besueshëm” që nuk e lëvë vendin vetëm nga agresorët që sjellin luftëra dhe vrasin njerëz. “Ne mund të jemi të sigurtë vetëm brenda familjes europiane.”

“Moldavia nuk është vetëm”

“Moldavia është Europë – Europa është Moldavi”, përshëndeti presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe iu drejtua në rumanisht qytetarëve. “Moldova nu e singura – Moldavia nuk është vetëm. Në këtë atmosferë u miratua edhe një rezolutë që thekson edhe njëherë dëshirën e shumicës së popullit moldav, të jetë pjesë e BE. Eurodeputeti rumun, Siegfried Muresan, i dërguar për marrëdhëniet e BE me Moldavinë është i impresionuar. “Njerëzit në Moldavi dërguan sot në mesazh të qartë për integrimin europian”, shprehet Muresan për DW dhe shton se mbështetja për Moldavinë është në interes të BE.

Moldavia ka aplikuar së fundmi për të dalë nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura GUS, ku marrin pjesë një pjesë e shteteve pasuese të Bashkimit Sovjetik. Presidenti i parlamentit moldav, Igor Grosu tha në një intervistë, se ky hap u mor pas konsultimesh me presidenten, qeverinë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Që nga sulmi rus mbi Ukrainën “nuk bëhet më fjalë për një bashkësi”, tha Grosu. Dalja nga bashkësia është një proces i gjatë, por sipas Grosu, moldavët mund të shpresojnë për një të ardhme europiane për veten dhe fëmijët e tyre. Sipas sondazheve rreth 60% e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE. Këto sondazhe i konfirmon edhe Vasile. Gati gjysma e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikën e tij ishin pak a shumë prorusë më parë, por sulmi mbi Ukrainën ka bërë që shumë vetë të ndërrojnë mendim. Edhe ata duan më mirë një të ardhme në një Europë të bashkuar./DW/ 

moldavi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet