LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kush do të kryesojë në 'Inteligjencën Artificiale': Kina apo SHBA?

Kina ka si synim që deri në vitin 2030 të dominojë në fushën e inteligjencës artificiale në të gjithë botën. A do t’ia dalë?

27 Korrik 2023, 11:35 Nga a.l
Analiza e DW: Kush do të kryesojë në 'Inteligjencën
Foto ilustruese

Kina ka si synim që deri në vitin 2030 të dominojë në fushën e inteligjencës artificiale në të gjithë botën. A do t’ia dalë?

Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të kapin rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA). Ekonomia e dytë më e madhe në botë është duke shpenzuar vetëm këtë vit, 15 miliardë dollarë (13.5 miliardë euro) vetëm për projektet e IA. Kjo është një rritje prej gati 50% brenda dy vjetësh. Para daljes së modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, që mbështetet nga kompania amerikane Microsoft, disa ekspertë të teknologjisë nuk mund ta thoshin me siguri se Perëndimi do të dominonte garën për IA, pavarësisht se laboratorët më të avancuar të IA ndodhen në SHBA dhe Britani të Madhe.

Kai-Fu Lee, një informaticien dhe biznesmen tajvanez, parashikoi në vitin 2018 se Kina do ta kalonte shpejt SHBA si një superfuqi e IA, duke këmbëngulur se teknologjia tashmë e kishte kaluar fazën e inovacionit. Lee tha se bota ishte tani në fazën e zbatimit të IA, ku Kina ka një avantazh, për shkak të spiunimit që shteti i bën popullsisë prej tashmë shumë vitesh.Vëzhgimi i vazhdueshëm i popullsisë i ka krijuar mundësi Kinës të grumbullojë sasi të mëdha të dhënash të cilat i shfrytëzojnë platformat e IA për të përmirësuar procesin e mësimit.

Përparësia e Perëndimit: Larmia e të dhënave

Por, ndërsa më shumë se gjysma e rreth 1 miliard kamerave të vëzhgimit në të gjithë planetin janë vendosur në Kinë, kritikët e Lee argumentojnë se revolucioni i IA është ende në fillimet e tij dhe se është Perëndimi ai që e ka çelësin e kësaj teknologjie.

“Risitë e mëdha në IA nuk kanë ardhur ende… Dhe SHBA aktualisht ka avantazh në atë fushë,” thotë për DW, Pedro Domingos, profesor emeritus për shkenca kompjuterike në Universitetin e Uashingtonit. Ai shpjegon se përparësia e SHBA qëndron te larmia e të dhënave që grumbullon:  “Edhe larmia e të dhënave është e rëndësishme. Unë do të preferoja të kisha më shumë të dhëna nga Evropa, le të themi, se nga Kina, sepse e para është më e larmishme dhe prej saj mund të mësosh më shumë.

Problem për Kinën: Frenimi i eksportit të çipave

SHBA është e shqetësuar për ambiciet teknologjike të Pekinit, veçanërisht pasi politika zyrtare e qeverisë kineze është që deri në vitin 2030 ta bëjë vendin lojtarin dominues të IA në botë. Marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit kanë bërë që SHBA ta frenonte eksportimin e çipeve më të përparuara të memories, për të cilat kanë nevojë firmat kineze për modelet e tyre të avancuara të gjuhës me IA.

“Sistemet më të fundit të IA kërkojnë sasi të madhe hardueri – me mijëra çipe shumë të specializuara që funksionojnë për javë ose muaj të tërë”, tha për DW Paul Scharre, zëvendës-president dhe drejtor i studimeve në Center for New American Security (CNAS). Frenimi i eksportit të çipeve përbën një pengesë për zhvillimin e teknologjisë IA në Kinë, thotë ai.

Por firmat kineze të teknologjisë mund të gjejnë mënyra të tjera për të dalë nga ky problem: Tregu vendas i gjysmëpërçuesve mund të përjetojë një bum investimesh, ndërkohë që edhe prodhuesit vendas po garojnë për të përmirësuar çipet e tyre.

Problem për Perëndimin: Modelet janë të hapura për këdo

Një tjetër vrimë që Uashingtoni mund të kërkojë ta mbyllë është se platformat amerikane të mësimit të makinerive të IA  janë ende me burime të hapura – pra, ato mund të kopjohen dhe modifikohen nga kushdo. “Kur ke akses në modelin e trajnuar të IA nuk ke nevojë për çipe të avancuara. Pra, ekziston një rrezik real që ky frenim i eksportit të çipeve të mos bëjë efekt,” paralajmëron Scharre, autori i librit “Katër fusha beteje: Pushteti në epokën e inteligjencës artificiale”.

Në fakt versionet kineze të ChatGPT, të krijuara nga kompani, si gjiganti i e-commerce, Alibaba, dhe platforma e mediave sociale, Baidu, u shfaqën për herë të parë në prill të vitit 2023, vetëm disa muaj pas produkteve perëndimore.

Censura shtetërore frenon zhvillimin e Inteligjencës artificiale

Por Kina ka shumë pengesa të tjera për të kapërcyer, përpara se ajo të bëhet dominuese e IA në të gjithë botën. Presidenti Xi Jinping i ka dobësuar vitet e fundit gjigantët e teknologjisë. Karman Lucero, një studiues në Paul Tsai China Center, në Yale Law School, thotë se obsesioni i qeverisë kineze për të censuruar mund të jetë thembra e Akilit për teknologjinë e inteligjencës artificiale: “Në Kinë, ka një listë të gjatë me tema [të censurueshme], e cila vazhdimisht ndryshon. Një temë që sot mund të lejohet, nesër mund të ndalohet, për asgjë nuk mund të bëhen parashikime.”

Problem tjetër për Kinën: Ikja e trurit

Por Kina ka edhe probleme me specialistët. Pavarësisht nga përpjekjet e shumta për të ndërtuar një ushtri talentesh të IA, mbajtja e specialistëve të lartë të teknologjisë është një sfidë më vete. “Shkencëtarët më të mirë të IA largohen nga Kina. Dhe ata nuk shkojnë jashtë vendit vetëm për të studiuar dhe punuar, ata preferojnë një mënyrë jetese më demokratike,” thotë Scharre. Por pavarësisht nga këto çështje, ai mendon se laboratorët e IA në Kinë janë vetëm 18 muaj prapa laboratorëve kryesorë të IA në Perëndim.

Mos po e nënvleftëson Perëndimi Kinën?

Ndërsa disa në Perëndim ende janë duke pyetur, se mos duhet ta ndalin përdorimin e IA për shkaqe sigurie, Domingos thotë se Kina po ecën përpara në këtë sektor, sepse IA është një “instrument për të cilin ëndërron çdo autokrat.” Për ne në botën demokratike, është me rëndësi që SHBA të përparojë në këtë fushë. Nëse këtë luftë e fiton Kina, do të kemi shumë probleme — politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht,” paralajmëron Domingos./DW

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht