LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Aktakuza ndaj Trump po vjen, SHBA po përgatitet për një shpërthim politik

SHBA po përgatitet për një shpërthim politik: gjithçka tregon se ish-presidenti Trump do të paditet në ditët në vijim. Bëhet fjalë për pagesa të një prostitute që ajo të heshtë.

21 Mars 2023, 22:40 Nga DOSJA
Analiza e DW: Aktakuza ndaj Trump po vjen, SHBA po përgatitet për
Donald Trump

SHBA- Një grup i vogël i mbështetësve të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë protestuar me flamuj dhe parulla përpara gjykatës në Manhatan. Numri i ekipeve me kamera televizive dhe i gazetarëve ishte shumë më i madh se grupi i protestuesve.

Barrikadat e ngritura përpara ndërtesës ishin një sinjal i qartë se aktakuza kundër Trumpit është e pashmangshme, thotë Harry Litman, ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së në televizionin MSNBC - pavarësisht përpjekjeve të mëdha të avokatëve të Trumpit që ta bindin prokurorin e Nju Jorkut, Alvin Bragg, që kjo të mos ndodhë.

Aktakuza po vjen!

Do të ishte kjo aktakuza e parë në historinë e SHBA-së kundër një ish-presidenti. Jo për shkak të një hapi të gabuar, por për shkak të një tentative për fshehjen e fakteve. Thuhet se kur Trump ishte ende një yll i spektakleve reality, ai kishte pasur një lidhje me një aktore nga skena e pornografisë në vitin 2006. Kështu pretendon gruaja me emrin skenik Stormy Daniels. Trump i ka mohuar këto të dhëna si të pavërteta. Thuhet po ashtu se kur Trump kandidoi për president dhjetë vjet më vonë, ai i kishte paguar Stormy Daniels 130.000 dollarë për të heshtur lidhur me këtë aferë. Këto para janë dorëzuar nga avokati i tij i atëhershëm, që tani është një ndër kritikët e Trumpit, Michael Cohen. Ai ka dëshmuar ndërkohë para dymbëdhjetë gjykatësve të gjykatës së Nju Jorkut: "Gjithçka që kam thënë deri tani është e saktë dhe këtë e vërtetojnë edhe të tjerët. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet ekzistuese".

Thirrja për protesta

Ish-presidenti Trump pret arrestimin e tij të shpejtë, me shpjegimin se kundërshtarët duan të pamundësojnë kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por tani duhet të dëshmohet se si ka ndodhur ngjarja, si është bërë pagesa.

Pagesa e parave për të heshtur në është antiligjore në SHBA. Por vepra penale e pandehur është se shuma nuk është deklaruar në bilancet e Trumpit, thotë ish-prokurori, Matthew Galluzzo.

"Aspekti më i rëndësishëm për hetuesit është pse shuma është deklaruar gabimisht - jo si para për të heshtur, por si një shpenzim tjetër për organizatën e Trumpit. E kjo mund të jetë një shkelje e vogël ligjore, por edhe ndonjë vepër penale." Mund të trajtohet edhe si vepër për të cilën Trump do të mund të shkonte në burg për disa vjet, thonë ekspertët juridikë në gazetën "New York Times”. Burimet thonë se aktakuza do të bazohet në faktin, se Trump përdori paratë si një donacion të paligjshëm për fushatën. Nëse ka vepruar kështu, kjo do të thotë se ka shkelur ligjet për financimin e fushatës.

Trump ka ftuar mbështetësit e tij që të protestojnë, por në protestën e parë kanë marrë pjesë pak vetë. Ndërsa avokatët e Trumpit thonë, se do të ishte tërësisht e pazakonshme që një ish-president të akuzohet për vepra të tilla. Vetë Trumpi ka vazhduar sulmet ndaj prokurorit Alvin Bragg duke e quajtur: "Tirani i përkushtuar që politizoi sistemin e drejtësisë”. Bragg është një "aktivist" i krahut të majtë që "kaherë ka vënë në shënjestër Trumpin". Parta gjykatës një republikan i ri paralajmëroi se sot atje mund të ketë kaos.

Marrë nga DW

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës