LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?

Mali i Zi ka një qeveri të re, ku partitë pro ruse dhe pro serbe luajnë një rol të rëndësishëm. Vendi deri më sot pro perendimor dhe pro europian është i përçarë.

1 Gusht 2024, 08:34 Nga r.ll
Analiza e DW: A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
kuvendi malazez

MAL I ZI- Deri vonë vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, dukej se po ndiqte qartazi shtegun proeuropian. Në prill 2023 politikani për tri dekada në funksionet më të larta drejtuese të vendit, autokrati Millo Gjykanoviç humbi zgjedhjet si president. Partia e tij Socialiste (DPS) pasuese e organizatës dikur komuniste qysh në verën 2020 u desh të ulet në bankën e opozitës. Që nga ajo kohë ndonëse politikisht jo gjithçka shkoi mbarë, integrimi i Malit të Zi në BE, orientimi transatlantik dhe politika e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin të padiskutueshme.

Por këtej e tutje kjo mund të ndryshojë. Sepse që nga java e kaluar Mali i Zi ka një qeveri të re, që vëzhgues të pavarur në vend e konsiderojnë si kabinetin e tmerrshëm. "Kjo qeveri e përçan rrezikshëm shoqërinë dhe ve në pikëpyetje rrugën dhe karakterin europian të vendit", shkruan publicisti dhe drejtori i gazetës Vijesti, Zeljko Ivanovic.

Kryeministri malazez në detyrë që nga vjeshta 2023 Milojko Spajiç nga aleanca Europa Tani (PES) javën e kaluar prezantoi kabinetin qeveritar të ristrukturuar. Koalicioni qeverisës përbëhet nga partitë me drejtues pro serbë e pro rusë, ndër to Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, përkatësisht kryetar i partisë Demokracia e re Serbe (NSD) dhe Partia Demokratike Popullore e Malit të Zi (DNP). Mandiç është që nga tetori 2023 edhe president i parlamentit të Malit të Zi.

Mandiç dhe Knezeviç janë përkrahës të deklaruar të Putinit, ata indirekt shprehen kundër pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia shpallur më 2006 dhe e refuzojnë integrimin në BE si dhe antarësimin që nga viti 2017 të vendit në NATO. Ata bëjnë thirrje për një lidhje të ngushtë të Malit të Zi me Serbinë, janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe përgënjeshtrojnë gjenocidin e Srebrencisë. Ata dhe partitë e tyre kësisoj venë në pikëpyetje arsyen e shtetit dhe identitetin e Malit të Zi.

Një aspekt anësore i qeverisë së re është, se numri i ministreve dhe ministrave është rritur rekord në 32 antarë – në një vend me rreth 600.000 banorë.

Pjesëmarrja e politikanëve si Mandiç dhe Knezeviç në koalicionin qeverisës ishte pjesë e një marrëveshjeje mes Spajiç dhe partive pro serbe, pasi partia e tij pro europiane pas zgjedhjeve para një viti fitoi një shumicë të ngushtë dhe u mbështet nga 13 deputetë nga blloku i partive pro serbe. Në këmbim këto parti duhej të shpërbleheshin me poste ministrash, gjë që edhe u realizua tani. Edhe pse NSD dhe DNP nuk kanë poste kyçe në qeveri, e Mandiç dhe Knezeviç nuk kanë vet poste ministrore, nëse bashkëpunimi me ta sjell "më shumë stabilitet" për qeverinë Spajiç, sikurse ai premton, është e pasigurtë.

"Drejtuar nga Moska dhe Beogradi"

Reagimet nga brenda dhe jashtë vendit ishin të menjëhershme. Presidenti malazez Jakov Milatoviç, i cili përpara pak muajsh u shkëput nga Spajiç dhe partia e tij PES për shkak të një grindjeje mbi koncernin kombëtar energjetik, në komentin e tij lidhur me qeverinë e riprodhuar të Malit të Zi theksoi, se "Mali i Zi është një viktimë e veprimit primitiv politik dhe e papërgjegjshmërisë, që përshfaqin vazhdimisht kryeministri Milojko Spajiç dhe udhëheqja e vendit".

Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i partisë demokratike të socialistëve Andrija Nikoliç. Ai është edhe më i drejtpërdrejtë në kritikën e tij në dallim nga Milatoviçi, i cili konsiderohet i afërt me Serbinë. "Kemi të bëjmë me një qeveri, që drejtohet nga Moska dhe nga Beogradi", është shprehur ai pë remdiat malazeze.

Edhe qeveria e SHBA-së, që është shprehur qartazi kundër pjesëmarrjes së partive pro serbe, reagoi përmes ambasadës: "Ne jemi të shqetësuar për përfshirjen e partive dhe udhëheqësve në qeverinë malazeze, të cilët nuk e dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës, refuzojnë sanksionet dhe qendrimi i të cilëve është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", thuhet në një komunikim të Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Në Kroaci e padëshiruar

Vendi fqinj, Kroacia, reagoi ashpër: Një ditë pas ristrukturimit të qeverisë Ministria e Jashtme kroate i shpalli persona të padëshiruar të tre politikanët e nivelit të lartë. Krahas Mandiç dhe Knezeviç ky vendim prek edhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beciç, një politikan i qendrës, pozicionet politike të të cilit shpesh luhaten. Të tre janë në Kroaci të padëshiruar për shkak të "masave sistematike për trazimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë" dhe "keqpërdorimin e vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të politikës së brendshme", thuhet në deklaratën e Kroacisë.

Shkas për këtë hap të Kroacisë është "Rezoluta për Jasenovac", që e miratoi parlamenti në Podgoricë në fund të qershorit. Jasenovac në Luftën e Dytë Botërore ishte një kamp kroat përqendrimi, ku janë vrarë serbë, hebrej dhe romë. Edhe sot Jasenovac është një simbol i armiqësisë serbo-kroate. Rezoluta u miratua si një lloj përgjigjeje ndaj rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenica. Meqënëse Mali i Zivotoi në OKB për rezolutën për Srebrenicën, forcat pro serbe në Mal të Zi, sipas vëzhguesve në Kroaci, miratuan rezolutën e Jasenovacit si "kundërpërgjigje".

Sa i përket raporteve të tensionuara malazezo-kroate, sipas politologut kroat Zarko Puhovski, problemi i rezoluatës së Jasenovac-it është "i fryrë", në radhë të parë është problematike, që deri tani asnjë qeveri kroate nuk ka pranuar mizoritë në Jasenovac dhe as përgjegjësinë historike. Kësisoj, shton Puhovski duke iu ereferuar Malit të Zi: "Kroacia me fqinjin e tij ka në fakt të tjera probleme, si p.sh. kufirin e papërcaktuar apo pretendime të hapura lidhur me pasuri të patundtshme./DW

mali i zi perendimi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale