E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Mes palëve nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta që nga qershori i kaluar. Takimi tre palësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje.
Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase.
Takimi tre palësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje. Kurse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij me video në mbrëmja, tha se është shumë herët për të nxjerrë përfundime nga takimi në Abu Dhabi.
Rusia kërkon Donbasin
Negociatat kanë të bëjnë kryesisht me territoret, më saktësisht, me Donbasin - dhe çështjen se kush do ta kontrollojë këtë rajon industrial të Ukrainës lindore pas përfundimit të luftës. Rusia e ka pushtuar një pjesë të madhe aty ushtarakisht. Pjesa tjetër është me rëndësi të madhe për Ukrainën. Moska po kërkon që Ukraina të tërhiqet nga pjesa e Donbasit që ende kontrollohet nga Kievi - dhe po e bën këtë një parakusht për bisedimet e paqes. Kievi refuzon tërheqjen vullnetare. "Çështja e Donbasit është një çështje kyçe", theksoi Presidenti Volodymyr Zelensky para se të fillonin negociatat.
Për ushtrinë ukrainase, rajoni i Donjetskut në Donbas është strategjikisht i rëndësishëm për ndalimin e një avancimi rus. Lidhur me këtë administrata Trump ka propozuar demilitarizimin e rajonit dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë. Por Donbasi është shkatërruar kryesisht pas luftimeve të ashpra dhe të dyja palët po pretendojnë kontrollin.
Andreas Umland, politolog në Qendrën e Stokholmit për Studime të Evropës Lindore, i përshkruan bisedimet në Abu Dhabi si "teatër diplomatik". Ai argumenton se gjatë gjithë vitit të kaluar, diskutimet kishin më pak të bënin me arritjen e një armëpushimi apo edhe paqeje, dhe më shumë me qëllimin për të fituar favorin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. "Kjo sepse SHBA-të potencialisht kanë fuqinë ose ta vazhdojnë ose ta përfundojnë luftën". Umland vë në dyshim interesin e vërtetë të Rusisë për t'i dhënë fund luftës.
Dimri i katërt i luftës
Aktualisht në Ukrainë, miliona njerëz janë pa energji elektrike. Në kryeqytetin Kiyv, 4,000 ndërtesa mbeten pa ngrohje pasi ushtria ruse sulmoi përsëri infrastrukturën energjetike të vendit të martën në mbrëmje. Temperaturat në Kiyv aktualisht janë rreth minus dymbëdhjetë gradë Celsius. Shumë njerëz po jetojnë në apartamente të ftohta për javë të tëra me vetëm disa orë energji elektrike në ditë.
BE njoftoi se do të dërgonte 447 gjeneratorë shtesë emergjence në Ukrainë. Veprimet e Rusisë po i privonin "qëllimisht" civilët nga ngrohja, drita dhe nevojat themelore në mes të një dimri të ashpër, tha Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib./DW
Donald Trump SHBA- Dëshira e Donald Trump për të blerë Groenlandën është e dhënë dhe presi...
SHBA- Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhit&...
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz pas konsultimeve qeveritare gjermano-italiane në Romë theksoi vullnetin për një bashk...
foto ilustruese IRAN- Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon d...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më t...
Foto ilustruse ABU DABI- Çështja e territorit, një nga më të vështirat në axhendën e dy palëve, u diskutua n...
foto ilustruese SERBI- Presidenca dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lir&e...
Keir Starmer ANGLI- Deklarata e presidentit të SHBA, Donald Trump që trupat e NATO-s qëndruan jashtë vijës së front...
Foto ilustruse ANGLI- Princi Harry thirri shërbimin e tij në Afganistan dhe sakrificat e ushtarëve, në përgjigje të Donald Tr...
Foto ilustruse ZVICRA- Një gjykatë në kantonin e Valais ka urdhëruar lirimin e Jacques Moretti, bashkëpronar me gruan e tij të...