Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti tha se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.
Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.
“Nuk e mohoj mundësinë për për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”,
Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.
“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”
Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet.
“Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet, sepse ne jemi një storie suksesi e NATO-s. Nuk jemi një shtet i madh, por jemi shembull i mirë se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten së bashku”,
I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.
“Nuk ka asnjë provë që Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë të gabuar. Ata janë trajnuar për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër kemi bandat, që janë këtu për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.
Alexander Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti Alexander Lukashenko, ka thënë se e vetmja mënyrë për të parandaluar luftën ...
Qyteti UKRAINË- Lufta në Ukrainë futet sot në ditën e 465-të. Dy fëmijë të moshës 10 dhe 1...
A është në gjendje qeveria Orban të përfaqësojë BE një mënyrë "të besueshme"? Kjo është nj&eu...
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje...
Trenat INDI- Një përplasje mes dy trenave në Indinë lindore ka vrarë të paktën 288 persona ...
Lulzim Hetemi dhe Misi KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zveçanit, Lulzim Hetemi i cili është prej ditësh i bllokuar n&eum...
Bianca Nobilo SHBA- Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar...
Burri i zhveshur ITALI- Një person i panjohur u zhvesh në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë në Bazilikë...
Thomas Hacker GJERMANI- Në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zbutjen e tensioneve n&eum...
Senatoret TIRANË- Dy senatorë demokratë me peshë po i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Joe Biden që ...