Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Abelard Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar të shkarkohet Nagip Krasniqi, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.
KOSOVË- Opozita kërkon shkarkimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili prej disa ditësh ndodhet në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale. Bashkë me Krasniqin, opozita beson se duhet shkarkuar edhe Bordi i KEK.
Visar Azemi koordinator i departamentit për energji nga LDK, thotë se shkarkimi i Nagip Krasniqit është dashur të ndodhte menjëherë pas arrestimit, në të kundërtën thotë se KEK po identifikohet me krim dhe korrupsion.
“Mendoj që duhet me u shkarku edhe Bordi, barabart me ta edhe bordi është politik. Bordi i cili e ka qitë në krye Nagipin, bashkë me Nagipin duhet me shku në shtëpi, me u shkarku. Duhet me i hap rrugë drejtësisë me kry punën e tyre, mos mu marrë në mbrojtje qysh po i merr në mbrojtje kryeministri me ekpiën e tij dhe partinë Vetëvendosje, me ataku organet e pavarura të drejtësisë, në vend se me kërku edhe ata shkarkimin e Nagipit, i cili pretendohet që është i fajshëm”, tha Azemi për Gazetën Express.
Ai shtoi se shkarkimi i Nagip Krasniqit është kompetencë e bordit dhe se sipas tij mbajtja e Krasniqit në krye të KEK i shton të keqen institucionit.
“Shkarkimi duhet të ndodhë menjëherë, janë vonu këta. Këta janë tu u mundu me marrë në dorë drejtësinë e prokurorinë, në vend se me kërku shkarkimin e Nagipit dhe me i dhanë mundësi organeve me hetu rastin deri në fund. Kompetencë e bordit është nëse ata dojnë me mbajt në funksion një njeri i cili po hetohet për krim e korrupsion, kjo i qet hije edhe vetë KEK-ut për me u identifiku me krimin dhe korrupsionin”, përfundoi ai.
Abelard Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar të shkarkohet Nagip Krasniqi, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. Tahiri ka deklaruar se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje.
“Do ta thërrasim një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me arrestimet e fundit në KEK dhe një sjellje të pahijshme të mazhorancës. Në këtë rast ju e keni parë një gjuhë të pahijshme, kjo është e paprecent. Ky person të shkarkohet, bordi të shkarkohet”, ka thënë ai.
Përveç shkarkimit të drejtorit të KEK-ut, Tahiri ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit.
“Ajo që kemi kërkuar edhe ditën e enjte që ky person të shkarkohet. Bordi i KEK-ut të shkarkohet dhe të merren masa edhe ndaj akterë të tjerë që janë përfshirë në kuadër të menaxhimit të krizës të energjisë me ato keqpërdorimet që kanë ndodhur. Për ne si deputetë është e papranueshme që kryeshefi, që është në paraburgim, vazhdon të jetë edhe në krye të Korporatës”, deklaroi ai.
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. I njëjti dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.
Foto ilustruese JAPONI- Ministria e shëndetësisë e Japonisë ka miratuar pilulën e parë të abortit në vend, du...
Evakohen njerëzit në Sudan SUDAN- Ukraina kreu një operacion të suksesshëm shpëtimi për 138 njerëz nga Sudani...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në seancën e së martës të ...
Rusi Suedi SUEDI- Suedia ka dëbuar pesë diplomatë rusë për kryerjen e aktiviteteve që ishin të papajtueshme me sta...
Kreshnik Radoniçi KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që janë m...
Milorad Dodik SHBA- SHBA kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shk&eu...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se është shke...
Spoti TURQI- Pas një periudhe relativisht "qetësie" mes Greqisë dhe Turqisë dhe pasi ka kaluar periudha e "armëpushimit" pas t&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Ivica Daçiç se...