Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Asim Ghafoor u dënua me tre vjet burgim nën akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ai do të dëbohet nga shteti, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, WAM.
ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një qytetar amerikan, avokat për të drejtat e njeriut, i cili më herët kishte shërbyer si avokat i gazetarit të vrarë Jamal Khasshoggi. Asim Ghafoor u dënua me tre vjet burgim nën akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ai do të dëbohet nga shteti, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, WAM.
Gjykata në Abu Dabi për pastrimin e parave po ashtu urdhëroi Ghafoorin që të paguajë një gjobë prej 800.000 dollarësh, që rrjedh nga dënimi në mungesë. Gazetari saudit Khashoggi, u vra nga agjentët saudit më 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në një operacion që sipas inteligjencës amerikane, e ka miratuar Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Njoftimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen një ditë pasi organizata me seli në Uashington, Demokraci për Botën Arabe (DAWN), ngriti alarmin lidhur me arrestimin e Ghafoorit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait. DAWN tha se Ghafoor, që është pjesë e organizatës, ishte nisur për në Stamboll për të marrë pjesë në një dasmë.
Një zyrtar i administratës amerikane u tha gazetarëve më 16 korrik se SHBA-ja është në dijeni të arrestimit të avokatit Ghafoor, por nuk tregoi nëse presidenti Joe Biden e kishte ngritur këtë çështje gjatë bisedës me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe në margjinat e samitit arab, që u mbajt në Arabinë Saudite.
“Nuk ka asnjë tregues se ky rast ka të bëjë me çështjen Khashoggi”, tha ky zyrtar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ka ngritur çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, që përfundoi më 16 korrik. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar qindra aktivistë, akademikë dhe avokatë pas gjykimeve të padrejta për vepra të ndryshme penale.
Marrë nga REL
Foto nga lufta RUSI- Rusia ka humbur afër 50.000 ushtarë të cilët i janë vrarë ose plagosur gjatë pushtimit të Ukra...
Ukraine UKRAINË- Ushtria ukrainase kundërshtoi përparimet ruse në Donetsk gjatë fundjavës, ndë...
pamje nga takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur të dielën në takim pesë policët të cil&e...
Zjarret FRANCË- Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zja...
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka reaguar ndaj videos që u publikua nga zv ministri Nazim Bus...
Avioni GREQI- Një avion ukrainas, i cili po transportonte municione nga Serbia drejt Bangladeshit, u rrëzua në orët e vona të dit&...
Arinj BRITANI- Kur Jenny Hibbert iu drejtua fotografisë si një shpërqendrim gjatë divorcit të saj të vështirë,...
Teodora Gençovska BULLGARI-Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska u shpreh se vendi i saj mbështet fuqishëm integr...
Zoran Zaev MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur i lumtur për vendimin që m...
Pamje nga rrëzimi i avionit GREQI- Një avion mallrash, i cili sipas mediave greke dyshohet se ishte ngarkuar me rreth 12 ton municione ësht&...