LIVE UPDATES
Bota

Akuza ndaj një pakistanezi në qendër të komplotit të Iranit për vrasje të zyrtarëve amerikanë

Departamenti i Drejtësisë bëri publike të martën akuzat kundër 46-vjeçarit Asif Merchant dhe tha se ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në prill, në kërkim të vrasësve me pagesë.

7 Gusht 2024, 23:00 Nga E. D

Akuza ndaj një pakistanezi në qendër të komplotit të

PAKISTAN- Një pakistanez që kishte lidhje me Teheranin, duket se ishte në qendër të një komploti nga Irani për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet gjithashtu se synonte të vinte në shënjestër edhe politikanë dhe zyrtarë të tjerë të profilit të lartë.

Departamenti i Drejtësisë bëri publike të martën akuzat kundër 46-vjeçarit Asif Merchant dhe tha se ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në prill, në kërkim të vrasësve me pagesë. Por sipas kallëzimit penal, komploti dështoi, pasi personi të cilin Merchant e kontaktoi në përpjekje të realizimit të planit, iu drejtua organeve të rendit.

"Ky komplot i rrezikshëm për vrasje me pagesë dyshohet se është orkestruar nga një shtetas pakistanez me lidhje të ngushta me Iranin dhe është në përputhje me mënyrën se si vepron Irani”, tha në një deklaratë drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

“Një komplot i organizuar nga jashtë për të vrarë një zyrtar publik, apo çdo qytetar amerikan, përbën kërcënim për sigurinë tonë kombëtare dhe do të përballet me përgjigjen e fuqishme të FBI-së”, tha ai.


Akuza penale e bërë publike në Nju Jork nuk identifikon ndonjë objektiv konkret për komplotin e të dyshuarit Merchant, por vjen vetëm disa javë pasi zyrtarët amerikanë thanë se kishin rritur sigurinë për ish-presidentin për shkak të një kërcënimi të lidhur me Teheranin.

Kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve tha të martën se bëhet fjalë për të njëjtin kërcënim.

"Isha informuar më parë në lidhje me kërcënimin iranian dhe rrethanat e arrestimit të zotit Merchant dhe e pyeta drejtoreshën e atëhershme të Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle nëse e kishte shqyrtuar informacionin e zbulimit në lidhje me kërcënimin iranian," tha ligjvënësi republikan Mike Turner në një deklaratë.

"Ajo konfirmoi se e kishte analizuar informacionin dhe ishte në dijeni të këtij komploti iranian për vrasje me pagesë", shtoi zoti Turner, duke iu referuar një seance në Kongres më 22 korrik, ku zonja Cheatle dëshmoi mbi dështimin e Shërbimit Sekret për të parandaluar një atentat ndaj zotit Trump më 13 korrik në një tubim fushate në Pensilvani, i cili nuk kishte lidhje me kërcënimin iranian.

Akuzat e së martës janë të fundit mes një vale në rritje komplotesh të parandaluara që kanë pasur në shënjestër amerikanët dhe kundërshtarë të tjerë të Iranit në tokë amerikane.

Janarin e kaluar, SHBA akuzoi tre persona, njëri prej të cilëve me bazë në Iran, për një komplot për vrasjen e dy persona me banim në shtetin e Merilendit.

SHBA ka ngritur gjithashtu akuza për komplote që kishin në shënjestër Masih Alinejadin, një aktiviste iraniano-amerikane e të drejtave të njeriut dhe drejtuese e një emisioni televiziv të shërbimit iranian të Zërit të Amerikës, si edhe një plan për vrasje me pagesë që kishte në shënjestër ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, ambasadorin John Bolton.

Shumë nga kërcënimet e fundit, përfshirë ato që kishin në shënjestër zotin Bolton dhe zotin Trump, lidhen me përpjekjet e Teheranit për t’u hakmarrë ndaj sulmit me dron në janar 2020 në Bagdad që vrau Qassem Soleimanin, udhëheqësin e Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike iraniane, që ishte urdhëruar nga ish-Presidenti Trump.

"E kemi thënë në mënyrë të përsëritur se kemi ndjekur me kujdes kërcënimet iraniane kundër ish-politikanëve. Kemi qenë shumë të qartë për këtë," u tha gazetarëve të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

"Ne e konsiderojmë këtë një çështje të sigurisë kombëtare të përparësisë më të lartë. Kemi investuar burime të jashtëzakonshme për informacione në lidhje me këto kërcënime, frenimin e individëve të përfshirë në këto kërcënime, rritjen e masave mbrojtëse për objektivat e mundshëm të këtyre kërcënimeve, angazhimin me partnerët e huaj dhe kemi paralajmëruar drejtpërdrejt Iranin", tha zonja Jean-Pierre.


Avokati i caktuar nga gjykata për mbrojtjen e të pandehurit në këtë komplot të fundit që kishte në shënjestër zotin Trump dhe të tjerë, nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga Zëri i Amerikës.

Por sipas dokumenteve të akuzës, Merchant udhëtoi në prill nga Pakistani në Turqi dhe më pas në Hjuston të Teksasit, pasi qëndroi rreth dy javë në Iran.

Pasi mbërriti në SHBA, thuhet në padi, Merchant filloi menjëherë të rekrutonte individë për të vënë në jetë planin, duke i thënë informatorit që njoftoi autoritetet se mund të fitonte deri në 100,000 dollarë dhe se skema kishte në shënjestër disa individë.

"Njerëzit që do të vihen në shënjestër po dëmtojnë Pakistanin dhe botën, si edhe (botën) muslimane. Këta nuk janë njerëz normalë," ishte shprehur Merchant, sipas dokumenteve të akuzës.

Plan me tre faza

Gjatë takimeve në Nju Jork në qershor, Merchant dyshohet se përpiloi një plan me tre pjesë që përfshinte vjedhjen e dokumenteve ose dosje elektronike nga shtëpia e një objektivi, planifikimin e protestave dhe më pas vrasjen e objektivave në territorin amerikan.

Merchant akuzohet se u ka dhënë dy agjentëve të fshehtë që ishin paraqitur si vrasës një pagesë paraprake prej 5000 dollarësh në fund të qershorit për të kryer komplotin, duke u thënë se do t’u dërgonte më shumë para pasi të kthehej në Pakistan.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA e arrestuan të akuzuarin Merchant më 12 korrik, përpara se ai të mund të largohej nga SHBA.

“Për vite me radhë, Departamenti i Drejtësisë ka punuar në mënyrë agresive për të t’iu kundërpërgjigjur përpjekjet e pandërprera të Iranit për t'u hakmarrë kundër zyrtarëve publikë amerikanë për vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani”, tha në një deklaratë të martën Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

"Departamenti i Drejtësisë nuk do të kursejë asnjë burim për të parandaluar dhe për të mbajtur përgjegjës ata që donin të kryenin komplotin vdekjeprurës të Iranit", tha ai.

Zyrtarët amerikanë parashikojnë se Teherani nuk do t’i ndalë përpjekjet për hakmarrje.

"Duhet ta kemi të qartë se regjimi iranian është i pamëshirshëm. Unë parashikoj më shumë përpjekje të tilla", u tha Drejtori i FBI-së Wray ligjvënësve amerikanë gjatë një seance në fund të muajit të kaluar.

Dhe disa ekspertë paralajmërojnë se edhe nëse disa nga përpjekjet iraniane duken si amatoreske, ato duhet të merren seriozisht.

“Nga njëra anë, disa prej tyre mund të tingëllojnë si primitive ose jorealiste, por nga ana tjetër këmbëngulja e pandalshme (për t’i ndërmarrë ato) është shqetësuese”, thotë për Zërin e Amerikës Behnam Ben Taleblu, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me qendër në Uashington.

"Kam frikë se ata do të bëjnë gjithçka që munden me shpresën që ndonjë nga përpjekjet e tyre të jetë e suksesshme”, thotë ai./VOA

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës