LIVE UPDATES
Bota

Akptadia/ Skema me elektorë të rremë, pjesë e komplotit të Trump për përmbysjen e zgjedhjeve

Ky i fundit, thuhet në aktakuzë, shkroi një memo në mesin e muajit nëntor të vitit 2020, që i bënte thirrje mbështetësve të zotit Trump në këtë shtet, të dilnin dhe të votonin për të, në rast se veprimet ligjore mbi rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet do të ishin të suksesshme.

4 Gusht 2023, 18:30 Nga I.A
Akptadia/ Skema me elektorë të rremë, pjesë e komplotit
foto ilustruese

SHBA- Roli që luajtën elektorët e rremë në përpjekjet e ish presidentit Donald Trump për të mos u larguar nga pushteti, është në qendër të aktpadisë së ngritur ndaj tij, për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Në aktpadinë prej 45 faqesh, të ngritur nga prokurori i posaçëm Jack Smith thuhet se pasi ish- presidenti Donad Trump nuk mundi t'i bindte zyrtarët shtetërorë që të ndryshonin në mënyrë të paligjshme zgjedhjet në favor të tij, ai dhe aleatët e tij republikanë, filluan të rekrutojnë një sërë elektorësh të rremë në shtatë shtete kryesore ku rezultati ishte më i ngushtë, në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nju Meksiko, Nevada, Pensilvani dhe Viskonsin, që ata të certifikonin, në shkelje të ligjit, se zgjedhjet në shtetet e tyre respektive i kishte fituar zoti Trump dhe jo demokrati Joe Biden.

Sipas hetuesve, plani për elektorët e rremë nisi në Viskonsin, me një memorandum të avokatit që mbulonte sfidat ligjore të zotit Trump gjatë fushatës, Kenneth Chesebro. Ky i fundit, thuhet në aktakuzë, shkroi një memo në mesin e muajit nëntor të vitit 2020, që i bënte thirrje mbështetësve të zotit Trump në këtë shtet, të dilnin dhe të votonin për të, në rast se veprimet ligjore mbi rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet do të ishin të suksesshme. Në Viskonsin, ekipi elektoral i Presidentit Trump kërkoi rinumërimin e votave. Por më shumë se një muaj më vonë, u lëshua një tjerër memo, ku bëhej thirrje për ta shtrirë këtë strategji edhe në shtete të tjera, duke krijuar një sërë “elektorësh të rremë” për zotin Trump. Sipas hetuesve, qëllimi final ishte që të mos lejohej që zoti Biden të siguronte 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor, që ai të merrte presidencën në 6 janar.

REKTRUTIMI I ELEKTORËVE TË RREMË

Më tej, thuhet në aktpadi, nisi procesi i rekrurtimit të elektorëve të rremë. Ish presidenti Donald Trump dhe avokati John Eastmani i kërkuan Kryetares së Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, për ta ndihmuar zotin Trump të rekrutonte elektorë në 6 shtete. Sipas akuzës, në mënyrë të pavërtetë, zoti Trump dhe avokati i tij, i thanë asaj se elektorët do të përdoreshin vetëm nëse padia e zotit Trump për zgjedhjet do të rezultonte e suksesshme, dhe ajo pranoi të ndihmonte. Sipas padisë, disa elektorë të rremë në Pensilvani i kishin shprehur avokatit Rudi Giuliani dhe këshilltarëve të tjerë të zotit Trumpl rezerva për të firmosur një çertifikate që i paraqiste ata si elektorë të ligjshëm për shtetin, por se zoti Giuliani i kishte siguruar se çertifikatat e tyre do të përdoreshin vetëm në rast se paditë ligjore të zotit Trump mbi zgjedhjet do të rezultonin të suksesshme. Po në të vërtetë, sipas hetuesve, përmes një emaili të 13 dhjetorit, një ditë para se Kolegji Elektoral të mblidhej për votimin që përcaktonte zyrtarisht presidentin e ardhshëm, avokati i zotit Trump, Chesebro, thoshte se plani ishte që këta elektorë të rremë të paraqiteshin si një alternative ndaj elektorëve të ligjshëm gjatë procedurës së çertifikimit në Kongres.

"PLANI I ÇMENDUR”

Sipas hetuesve, në prag të çertifikimit të zgjedhjeve në Pensilvani, njerëz të afërt me fushatën e zotit Trump, përshirë një këshilltar të lartë, ngritën shqetësime në një bisedë të përbashkët në telefon, mbi planin për elektorët e rremë. Një zëvendës drejtues i fushatës së ish presidentit ishte shprehur se skema ishte kthyer në një plan të çmendur.

“PROCEDURA E RREME”

Në 14 dhjetor të vitit 2020, ndërsa elektorë demokratë që mbështesnin zotin Biden u mblodhen për të hedhur votën e tyre, u mblodhën gjithashtu edhe elektorët republikanë. Ata firmosën dhe dorëzuan certifikata të rreme të Kolegjit Zgjedhor ku deklarohej se zotit Trump ishte fitues i zgjedhjeve në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nju Meksiko, Nevada, Pensilvani and Viskonsin. Këto certifikata, iu dërguan përmes emailit edhe Kongresit dhe Arkivës Kombëtare. Këto çertifikata u injoruan nga ligjvënësit amerikanë, por hetuesit thonë se e gjitha kjo ishte pjesë e planit të zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Marrë nga VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës