LIVE UPDATES
Bota

“Akademia shqiptare” përçan politikën në Maqedoninë e Veriut

Koalicioni VLEN bëri të ditur se financimi i kësaj akademie fillimisht do të bëhet nga komunat shqiptare, me synimin që më vonë të financohet nga buxheti i shtetit.

16 Tetor 2024, 21:54 Nga r.ll
“Akademia shqiptare” përçan politikën në
murale me motive etnike ne shkup

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitijan Mickoski, të mërkurën gjatë një konference për shtyp, e cilësoi "organizatë joqeveritare" propozimin e koalicionit VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare.

Ai tha se për të, “temat etnike” nuk janë prioritet.

“Temat etnike dhe nacionale nuk janë prioriteti im. Prioriteti im si kryeministër i kësaj Qeverie është që t’ua bëj qytetarëve jetën më të mirë dhe më cilësore".

"Paratë e qytetarëve që do të harxhoheshin në organizata joqeveritare, që do të paraqiten siç mendojnë se do të prezantohen, nuk do t’i sjellin të rinjtë shqiptarë, aty ku i takova në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin, as në Aeroportin në Frankfurt, as kudo ku isha në Evropë, por ata do t’i sjellë jeta më e mirë dhe kushtet më të mira këtu. Ky është qëllimi im”, pohoi Mickoski.

Ai shtoi se një lëvizje e tillë e koalicionit VLEN nuk do të ndikojë negativisht në koalicionin qeveritar.

Të martën, kryetarët e katër komunave me shumicë shqiptare, (Gostivarit, Tetovës, Zhelinës dhe Çairit) të koalicionit VLEN që është pjesë e Qeverisë, zhvilluan takim pune me Shoqatën e Akademikëve Shqiptarë.

Ata diskutuan për financimin vjetor të projekteve të rëndësishme për, siç thanë, "avancimin e mendimit intelektual dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut".

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se qëllimi i takimit ishte përshpejtimi i zbatimit të projektit për krijimin e "Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve".

Kasami theksoi se ngritja e këtij institucioni është e domosdoshme për shkak të, siç u shpreh ai, “plogështisë së ASHAM-it (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut) për mungesë të reformave, që duhet të pasqyrojnë gjendjen faktike, e që nuk janë duke u realizuar tash e 57 vjet".

"Ky projekt ekskluzivisht shkencor i VLEN-it nuk ka për qëllim të shkaktojë tensione etnike ose paralelizma në nomenklaturën arsimore shtetërore, por ka për qëllim të krijojë një institucion tjetër shkencor që do të bashkojë mendimin autentik shqiptar në një zhvillim të përbashkët dhe të barabartë shoqëror", shkroi Kasami në Facebook.

Koalicioni VLEN bëri të ditur se financimi i kësaj akademie fillimisht do të bëhet nga komunat shqiptare, me synimin që më vonë të financohet nga buxheti i shtetit.

Megjithatë, kryeministri Mickoski njoftoi se këshilltarët e VMRO DPMNE-së nuk do t’i mbështesin buxhetet komunale në katër komunat e lartpërmendura, që do të përfshijnë fonde për këtë qëllim.

“Unë nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare. Më mirë do t’i shihja teksa shpenzohen për projekte infrastrukturore, për të krijuar kushte që të rinjtë të kthehen dhe këto janë temat për të cilat dua të diskutoj. Temat që polarizojnë apo etnizojnë nuk janë tema në të cilat unë dua të jem bashkëbisedues”, potencoi kryeministri maqedonas.

Më herët, Mickoski kishte thënë se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë (ASHAM) është institucioni i vetëm që bashkon mendimin shkencor në vend.

Përkitazi me kundërshtimin e kryeministrit Mickoski, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, të martën tha:

“Unë do ta falënderoj partnerin e koalicionit që ka dhënë mendimin e tij, por reagimi ka qenë shumë më ndryshe kur u nis Universiteti i Tetovës. Në këtë rast është e drejta e çdokujt të ketë mendimin e tij për çdo projekt që ndodhë”, tha Kasami duke pohuar se kjo ide nuk është kundër askujt, por që edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë të përfaqësuar në nivelin akademik.

Akademia, që do ta kishte selinë në Tetovë, do të krijonte mundësi të reja për studiuesit dhe artistët shqiptarë që të kontribuojnë me kërkime cilësore dhe të ruajnë trashëgiminë kulturore, vlerësojnë nga koalicioni VLEN.

Reagimet kundër

Rrjedhimisht, nga 28 korriku kur u bë publike nisma për krijimin e Akademisë Shqiptare nga koalicioni VLEN, reagime kundërshtuese ka pasur nga opozita maqedonase, por edhe nga partitë shqiptare.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në opozitë (LSDM) është shprehur kundër hapjes së “Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve”. Nga kjo parti thanë se ASHAM-i duhet të mbetet institucioni i vetëm për të gjithë shkencëtarët e vendit dhe se nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

“Ajo që duhet të dijë opinioni është se çfarë premtoi Mickoski para formimit të Qeverisë lidhur me këtë kërkesë të VLEN-it? Kjo nuk është hera e parë që VLEN dhe drejtuesit e saj e përmendin Akademinë Shqiptare si projekt, por Mickoski dhe VMRO DPMNE-ja kanë heshtur me kokëfortësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), parti kjo që i prinë koalicionit Fronti Evropian, nisma e VLEN-it është "akademi mëhallësh".

“VLEN paska themeluar ‘Akademinë’ e shkencave dhe arteve, e cila do të financohet, imagjinoni, nga komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mëhallësh. Në vend se të marrin kryesimin e Akademisë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijonin vend për më shumë akademikë, të votonin ligjin që ne propozuam ndërsa ata e bllokuan me VMRO-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ASHAM, këta dolën me ‘idenë e madhe komunale’ që poshtëron akoma më tepër shqiptarët”.

Pas përplasjeve mes qëndrimeve të partive politike lidhur me nismën e koalicionit VLEN, reagime ka pasur edhe nga ASHAM-i. Sipas përfaqësuesve të ASHAM-it, gjatë dekadës së fundit, institucioni ka pasur anëtarë shqiptarë dhe se Maqedoninë e Veriut nuk mund ta përfaqësojë asnjë institucion tjetër në asociacionet akademike ndërkombëtare.

“ASHAM-i ka qenë gjithmonë i hapur për të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër. Partitë politike dhe ndikimet e tyre nuk kanë pasur kurrë vend në të. Nga themelimi e deri më sot, anëtarë të Akademisë kanë qenë pjesëtarë të popullit maqedonas, por edhe të të gjitha bashkësive etnike”, thuhet në reagimin e ASHAM-it.

Ndër tjerash, në reagim thuhet se në dekadën e fundit në përbërjen e ASHAM-it ka pasur katër anëtarë të bashkësisë etnike shqiptare (nga të cilët, në tre përbërjet e njëpasnjëshme, njëri ishte sekretar akademik, dhe dy nënkryetarë të Akademisë, njëri është në udhëheqësinë aktuale), si dhe tre anëtarë jashtë formacionit të punës.

“Në Maqedoninë e Veriut, si dhe në vendet e rajonit dhe kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare që përfaqëson shtetin në asociacionet evropiane dhe të tjera ndërkombëtare të akademive”, thekson ASHAM-i.

"E drejta për ide është themelore për demokracinë"

Një gjë të tillë e kundërshton publicisti Bardhyl Zaimi. Ai për Radion Evropa e Lirë thekson se ASHAM-i, gjatë tërë kohës ka qenë i mbyllur për shqiptarët.

Askush nuk e ka të drejtën që nga pozita e ekskluzivitetit t'ia caktojë tjetrit kufijtë e afirmimit..."

“Kemi informacione se nga 60 të punësuar në administratën e kësaj akademie, vetëm një është shqiptar. Pra, kemi një lloj hipokrizie në këtë drejtim, për shkak se nga njëra anë mbyllen dyert për shqiptarët që të jenë pjesëmarrës të denjë në këtë Akademi, e cila gjithsesi duhet ta korrigjojë edhe konceptin e saj, dhe të futet në konceptin multikulturor. Në momentin kur shfaqet ndonjë nismë si kjo e krijimit të Akademisë Shqiptare, që është refleksion i kësaj mbylljeje akademike të ASHAM-it, ngrihet pluhur dhe stigmatizohet në forma të ndryshme”, vlerëson Zaimi.

Ai thekson se e drejta për ide dhe krijim të institucioneve akademike, është e patjetërsueshme dhe thelbësore për shoqëritë demokratike.

“Askush nuk e ka të drejtën që nga pozita e ekskluzivitetit t'ia caktojë tjetrit kufijtë e afirmimit, vizionin, përpjekjet, botëshikimin. Sidomos, kur kjo mendjemadhësi vjen në emër të një Akademie etatiste të shkërmoqur deri në fund siç është Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e sklerotizuar që mund të mburret me ndonjë ‘arritje enciklopedike’ në të kaluarën, tërësisht joshkencore”, thotë Zaimi./REL

politika ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!