"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Presidenti turk, duke folur për gazetarët, iu referua Greqisë dhe konkretisht Mitsotakis, duke thënë se nuk është më bashkëbiseduesi i tij.
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri deklarata të reja nxitëse drejtuar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, duke folur për gazetarët teksa po kthehej nga udhëtimi i tij në Azerbajxhan.
Sipas shkrimit të Yeni Safak, presidenti turk, duke folur për gazetarët, iu referua Greqisë dhe konkretisht Mitsotakis, duke thënë se nuk është më bashkëbiseduesi i tij.
“Mitsotakis nuk është më bashkëbiseduesi im. Pse? Unë merrem me njerëz që bëjnë politikë në mënyrën e duhur. Do të flasësh me mua, do të hamë, do të pimë, të mos vendosim shtete apo persona të tretë mes nesh, do të premtosh. Do kalojnë 15 ditë, do shkoni në SHBA, do flisni kundër Turqisë në Kongresin Amerikan. Çfarë është kjo? Për duartrokitjet ai shkoi atje. Më vjen keq. Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ka vetëm një gjë për të bërë. Ne jemi miq me ata që janë miq me ne, por ata duhet ta dinë mirë se ne do të bëjmë atë që duhet me ata që na shohin si armiq” , tha ai.
Duke iu referuar fjalimit të kryeministrit grek në Kongresin Amerikan, presidenti turk tha se përballë gjithë kësaj, qëndrimi i tyre ndaj Turqisë është i dukshëm. Ai shtoi se Mitsotakisit në SHBA ju hapën dyert e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit dhe e duartrokitën.
Erdogan foli dhe për kundërshtimin e Turqisë ndaj kërkesës për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë duke rikonfirmuar dhe njëherë qëndrtimin kundër.
“Për sa kohë që Tajip Erdogan është udhëheqës i Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi “PO” për hyrjen e vendeve që mbështesin terrorizmin në NATO”.-u shpreh ai.
Konkretisht, duke folur për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ai iu referua sërish Greqisë, duke thënë se nuk mund të përsërisin gabimin e bërë në të kaluarën.
“Nuk mund të përsërisim gabimin e bërë në të kaluarën në lidhje me vendet që përqafojnë dhe ushqejnë terroristë të tillë në NATO, e cila është një organizatë e sigurisë. Konkretisht, Greqia ishte larguar nga NATO në të kaluarën dhe administrata e atëhershme turke i hapi rrugën Greqisë për t'u anëtarësuar sërish në NATO. Greqia thoshte të njëjtat gjëra, duke thënë se asgjë nuk do të ndodhte. Shikoni, në këtë moment Greqia i detyrohet Evropës 400 miliardë euro, pak a shumë. Janë 5 + 4, pra 9, SHBA ka aktualisht baza në Greqi. Pra, kundër kujt krijohen këto baza, pse ekzistojnë këto baza? Ja çfarë thonë ata: “Kundër Rusisë…” Gënjeshtra… Ata nuk janë të ndershëm”.-përfundoi ai.
Marrëdhëniet dypalëshe u acaruan pas fjalimit të kryeministrit grek Mitsotakis në Kongresit amerikan pas të cilit Erdogan u shpreh se nuk do të ulet kurrë më në një tryezë me të.
(d.a/dosja.al)
Foto ilustruese Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalis...
Kati Scheeberger KOSOVË- Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Europian e ka nisur një peticion...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me probleme shumë të rënda shëndetësore dhe mjek&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Vrasja e Gazmend Hysenit, i njohur me emrin e artit “Strella”, u vra dy net më parë në Ferizaj t&eu...
Ervin Ibrahimoviç MAL I ZI- Zëvendëskryeministri dhe lideri i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviç tha se nisma rajonale 'Open ...
Vucic dhe Kurti SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me homologun rus...
Foto ilustruese KOSOVË- Një tentativë vrasje, ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm te “Përroi i ...
Pamje nga protesta AFGANISTAN- Duke brohoritur “bukë, punë, liri”, dhjetëra gra protestuan në kryeqytetin afgan, Kabul, m&e...
Foto nga banesa e përfshirë në flak GREQI-Një banesë është djegur në Iliupoli të Greqisë, teksa aty jeton...
Alexander Dosyagaev UKRAINË- Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar komandantin e një batalioni rus të sulmit ajror t...