LIVE UPDATES
Bota

"Ai është komunist"/ Trump paralajmëron kandidatin për kryetar bashkie të Nju Jorkut: Bëj gjënë e duhur, ndryshe s’ke fonde

Trump i bëri kërcënimet në një intervistë në Fox News, ku argumentoi se një fitore e Mamdanit ësahtë e pakonceptueshme sepse ai e perceptonte kandidatin si një komunist të pastër.

1 Korrik 2025, 15:09 Nga E. D
"Ai është komunist"/ Trump paralajmëron kandidatin
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale për Qytetin e Nju Jorkut nëse kandidati demokrat për kryetar bashkie, Zohran Mamdani, nuk “bën gjënë e duhur” si kryetar bashkie. Trump i bëri kërcënimet në një intervistë në Fox News, ku argumentoi se një fitore e Mamdanit ësahtë e pakonceptueshme sepse ai e perceptonte kandidatin si një komunist të pastër. Trump më parë kishte kërcënuar shtete dhe universitete të ndryshme me shkurtime të fondeve federale nëse nuk i përmbaheshin politikave të tij.

“Le ta themi këtë – nëse ai hyn, unë do të jem president dhe ai do të duhet të bëjë gjënë e duhur, ose nuk do të marrin para. Ai duhet të bëjë gjënë e duhur ose nuk do të marrin para. Ai është komunist. Mendoj se kjo është shumë keq për Nju Jorkun. Është tronditëse. Më parë thoja se nuk do të kemi kurrë një socialist në këtë vend, jo, por do të kemi një komunist," tha Trump. 

Më shumë se 100 miliardë dollarë derdhen në qytet nga qeveria federale përmes subjekteve dhe programeve të ndryshme, sipas kontrollorit të qytetit vitin e kaluar. Duke folur të dielën me emisionin “Meet the Press on Sunday” të NBC-së, Mamdani mohoi deklaratat e Trump që është komunist. Ai tha gjithashtu se tashmë duhej të fillonte të mësohej me faktin që presidenti do të flasë për të gjatë gjithë kohës sepse sipas tij Trump dëshiron të shpërqendrojë vëmendjen nga ajo për të cilën po lufton.  Mamdani tha se ishte frymëzuar nga aktivisti amerikan i të drejtave civile Martin Luther King Jr. 

“Jo, unë nuk jam komunist. Quajeni demokraci ose quajeni socializëm demokratik. Duhet të ketë një shpërndarje më të mirë të pasurisë për të gjithë fëmijët e Zotit në këtë vend. Nuk mendoj se duhet të kemi miliarderë sepse, sinqerisht, janë kaq shumë para në një moment të një pabarazie të tillë - dhe në fund të fundit ajo që na duhet më shumë është barazia në të gjithë qytetin tonë, në të gjithë shtetin tonë dhe në të gjithë vendin tonë. Dhe mezi pres të punoj me të gjithë, përfshirë miliarderët, për të bërë një qytet më të drejtë për të gjithë ata,” tha Mamdani.

Shumë banor të Nju Jorkut dhe politikanë demokratë të moderuar kanë shprehur shqetësim për fitoren e Mamdanit ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo në zgjedhjet paraprake të 24 qershorit për nominimin demokrat.

Midis atyre që e mbështetën ishte kongresmenia progresive Alexandria Ocasio-Cortez. Por ai nuk është mbështetur nga shumë figura të tjera të shquara të partisë Demokratike, përfshirë guvernatoren e Nju Jorkut, Kathy Hochul, e cila tha me ftohtësi pas fitores së tij: "Padyshim, ka fusha ndryshimesh në qëndrimet tona, por unë gjithashtu mendoj se duhet t'i bëjmë këto biseda."

donald trump zohran mamdani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës